top of page

Legjenda e kalit italian në Përmet


Luçiano S. Hodo

Atë ditë patëm një takim interesant që më mbeti në mëndje . -Unë jam si "gjenerali i ushtrise se vdekur", kërkoj një varr në Kuqar të Përmetit - filloj bisedën Xhuzepja , nipi i një ish ushtari italian në Shqiperi në vitet ..39 . - Të gjyshit ? - Jo , më duhet varri i një kali. Mos u çuditni . Do t'jua rrëfej . Vertet u habitëm, por pritëm rrëfimin e Xhuzepes për varrin e kalit.

- Në kodrat e bukura të Ferrarës në Itali , kishim një fermë që risnim kuajt race të përzgjedhur. Në atë fermë lindi dhe u rit babi im , quhej Luka .

Ishte dita që Luka mbushte 13 vjeç. Mëndje e kishte tek dhurata për datëlindje . Kur po afroj ora 12" , babi i thotë Lukës - Të kam bërë dhurate një biçiklete. Pa mbaruar mirë fjalën u u hap dera me rrëmbim. Hyri stallieri e i alarmuar e tha ; - Shpejt në stallë, po pjell pela arabe, është keq... Të gjithë vrapuan . Pela ishte shtrirë dhe rënkonte .

Atë natë, lindi një mëz i bukur, si kaproll. - Eshtë dhurata ime për datëlindje-bërtiti Luka dhe e përqafoi mëzin ashtu si ishte pa u pastruar. Ta gëzosh i thanë . Çdo ditë mëzi ritej bashkë me Lukën. E quajti Kaproll. U bënë dy miq të pandarë .

Një ditë hyn në fermë një xhip ushtarak . - Jemi në kohë lufte, Na duhet të marim kuajt për ushtrinë. Eshte ligj - tha togeri ushtarak. Por e keqja ishte se do mernin edhe Kaprollin e Lukës . -Do vij edhe unë ushtar, nuk e lë kalin vetëm-Tha Luka - Po ti je 17 vjeç . - Nuk e lë kalin vetëm, unë di si të kujdesem për atë .

Me lot në sy e ngashërime prinderit e përcollën Lukën me gjithë kalin. Shtëpia mbeti shkretë.

Në mbremje vonë i hipën në vapor , ushtarë, kuaj e pajime luftarake. Ndaj të gdhirë zbritën në Vlorë. Morën udhën për në Këlcyre për tek fronti i luftës në Kuqar . Aty fushuan. Ushtarët i këputi gjumi nga lodhja . Por në mesnate u zgjuan të alarmuar. Ngado krisma ,bomba e granata. Kishte filluar sulmi nga ushtria tjeter. U bë një një betejë e përgjakshme. Shumë të vrarë e të plagosur. U dha urdhëri për tërheqje . Luka rrëmbeu Kaprollin prej freri dhe vrapoi mes pyllit . Por një predhë murtaje u ra pranë . Luka ra përdhe i trullosur . Kur mori vehten, ç'të shikonte . Kali i tij rrënkonte shtrirë. Mortaja i kishte çarë brinjët . -Mama mia .. Zot çfarë më bëre - dhe e mbuluan ngasherimet me lot. Qante më zë , dhe i lutej kalit; -Çou o vëlla , të lutem mos vdis , do të mjekoj unë , oh oh ..ç' më gjeti o nëna ime .. Aty pranë kalon një ushtar kundërshtar. Drejtoi pushkën ta qëllonte Lukën, por shtangu . Para tij ishte një ushtar armik që vajtonte me ligje kalin e vrarë . Kishte përqafuar kokën e kalit në kraharor , si të ishte njeri. U prek nga skena . Stepi dhe i hodhi dorën në sup . - Çohu vëlla. Shpëto veten. Më vjen keq . Ik shpejt se po erdhën të tjeret mund të qëllojnë. Luka nuk lëvizte nga vëndi . Ushtari i huaj e kuptoj që Luka nuk ikte pa vdekur kali. Edhe pse nuk e dinin gjuhen e njeri tjetrit u kuptuan që duhet ti jepnin fund vuajtjeve të kalit që nuk kishte shpëtim.

Luka ktheu kokën dhe mbylli sytë . Ushtari i huaj i dha fund vuajtjeve të kalit. E qëlloj në kokë. -Grazie fratelo. La guerra è condotta dai guverna . Non noi - e falenderoj Luka ushtarin kundërshtar.

Luka u ngrit dhe u fut thellë në pyll . Por nuk u largua . Priti deri sa ushtria armike të largohej. Filloj të gërmonte një gropë. Aty varrosi kalin e tij të dashur, Kaprollin jetëshkurtër .

Lufta mbaroj, erdhi paqja e kaluan vite .

Ferma mori jete. Luka u rit e u bë burrë. Por përseri u "dashurua" shumë një mëz. Ai Ngjante shumë me Kaprollin e gjorë.

Ky kal fitoj dy herë një nga garat olimpike boterore . Sot rruga parizene ku eshte ambasada Italiane mban emrin e këtij kali .

Luka jetoj dhe u plak . Në ditet e fundit të jetes ai më la një amanet . - Shko në Albani e më gjej eshtrat e kalin dhe silli pranë varrit tim. Më zgjati një letër të vizatuar si hartë. Unë do ta çoj në vënd amanetin e tim atë Pasi tha këto fjalë italiani nxorri një shami të bardhe dhe fshiu lotet në sy . Por edhe unë isha përlotur , se di pse pata dhimbje nga kjo histori.

Tiranë më 3 shkurt 2021

84 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page