LEF NOSI AUTORI I PULLËS PARË POSTARE SHQIPTARE
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Nov 29, 2023
- 2 min read

LEF NOSI AUTORI I PULLËS PARË POSTARE SHQIPTARE
Nga Hysen S.Dizdari //Tiranë me,28 Nëntor 2023
--------------------------------------------------------------------------------------------
NË KUJTIM TË 111 VJETORIT TË SHPALLJES PAMVARSISË KOMBËTARE NGA PATRIOTI ISMAIL QEMALIT
--------------------------------------------------------------------------------------------
Qeveria e Ismail Qemali pas shpalljes pamvarsisë dhe krijimit të shtetit pamvarur shqiptare ,krijoj ,MINISTRINE E POSTE-TELEGRAF-TELEFONAVE .Me datën 4 dhjetor 1912, Qeveria e Ismail Qemalit krijojë edhe Ministrin e Postë Telegrafë Telefonavet, ministër i saj u zgjodh patrioti ,nga qyteti i Elbasani,Lef Nosi.
Kjo ministri e drejtuar nga Lef Nosi ,emetoi me datën 5 Maj 1913 pullën e parë postare shqiptare. Për të emetuar pullën e parë shqiptare u përdor një vule metalike me të cilën u vulosen 2232 copë zarfa me ngjyra të ndryshme.Kjo vule kishte forëm rrethore me diameter 38 mm dhe brenda kishte të shkruar “MINISTERIA E POST. TELEG. E TELEFONEVET” dhe në pjesën e mesit të vulës ishte vendosur shqiponja me dy krerë brenda një embleme.
Veçori e këtij emisioni është se afati i përdorimit tyre ishte i shkurtër. Kjo pullë u përdore vetem gjatë një kohe të kufizuar deri me datën 30 Qershor1913.
Por qeveria e Ismail Qemalit për shkaqe të presionit të fuqive Europiane për ndarjen e interesave të tyre në rajonin e Ballkanit ,por edhe si rezultate i përçarjeve të brendëshme nuk pati jëtëgjatësi dhe me 22 janar 1914 ,Ismail Qemali jep dorëheqje.
Por gjatë kësaj prijudhe të shkurtër emetoi vetëm gjashtë emisioni me pulla postare shqiptare.
Këto gjashët emisione janë disa nga emisionet më të rëndësishme të pullës postare shqiptare në të gjithë historinë e saj 110 vjeçare.
Patrioti , Lef Nosi është një firmëtarët dhe botuesi i parë i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë. Mendohet që dekumenti original i shpalljes pamvarsisë të ketë qenë pjesë e koleksioneve të tij, por ky fakt mbetet ende dhe sot i pavertetuar.Në mars të vitit 1914, ishte pjesë e delegacionit gjatë pritjes të ardhjes së Princ Vidit në Shqipëri.Në vitin 1918 mori pjesë në qeverinë e Durrësit dhe dha një ndihmesë të madhe në përbërje të delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris. Gjatë qeverisjes së Fan Nolit në vitin 1924, u caktua kryetar i bashkisë të qytetit Elbasanit.Me largimin e qeverisë Fan Nolit, ai u tërhoq nga politika dhe ju kushtua , botimit të dokumentave historike, studimeve gjuhësore, folklorike, numizmatike dhe koleksioneve në fushën e filateli.
Comments