top of page

Ledri Kurti Kraja: Hapni krahët n'flutrimin tuej!


POEZI

©

Hapni krahët n'flutrimin tuej!

(Bijave të mia F.K. & G.K.)


N zemër bija, kam sa fjalë

Por, m'lidhen tana, veç n'nji puthje

N'sy m'i gjeni, çka s'mundem n'ças'

N'kristale t'shpirtit tem, si lutje...


Si lutje, qielli, m'i lexon

Çka n'zemër kam, unë, me ju thânë

Ah, qysh kur erdhët, diell për ne

E sa herë, ndiva fjalën 'nanë'


N'dritë t'syve t'mi, e me ne bashkë

T'amblat e jetës, ju lshuet shtat

si êjllit, dikur na i mbushët krahët

Tashma, shkëputeni, n'flutrim t'largët...


Ah! Zemra, për ju mban mbrêndë shumëçka, pa mujtë me ju thanë

lotin n'sy, ma falni, n'se del

tuj ju pâ, hyjneshë e zanë!


N'bekime tona, jetën e gëzofshi

Hapni krahët, ju, n'dashtni t'saj

Zemrën e shqypes, ruejeni fort

ajrit e diellit...

pa pyetë për ndoj shtërngatë!

       20 Tetor 2020 / 23 Korrik 2024

54 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page