top of page

LE TË VIJNË EDHE IKJET...

Aug 20, 2020
1 min read

Sejdi Berisha

...Le të vijnë edhe pritjet Edhe lulet Këtu jam duke biseduar Me shikimin e hënës Për ta përqafuar Vetëm syrin e shqiponjës Që aq thekshëm shikon E nuk të lë të qetë Edhe nëse shkëmbin Je duke përqafuar

Le të vijnë edhe pritjet Edhe lulet Le të vijnë edhe ikjet Edhe tradhtitë Se ndoshta kështu Së bashku arrijmë Gjer ke drita e pajtimit

Këtu jam Të gjithëve duke ju pritur Në dritën e hënës Duke e çmendur natën...

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page