top of page

Le të rilexojmë pak Kafkën




 

Koka lë pas atë shenjëz të padukshme që ia ngjesh e ia mësyn ajria. Në këtë stërvitje të lirisë dhe angushisë koka është thjesht një skelet. Mishi është forma që e mban gjallë në tërësinë vizive, përndyshe tej realitetit koka është thjesht një kafkë. Një kafkë e çmishërizuar. E lodhur. E destinuar të mbaj veten në ajri, në atë që Kafka, i letrave dhe jo skeleti i kafkës e përshtat me vizionin e tij. Në thelb ngjan me një postulat që diktohet nga një dialog në ekranin televiziv, ku dy të ftuar kanë mendimin etyre ndryshe tek portreti dhe thirrja që mbështetet në veshjen publike të një trikoje të bardhë, në të cilën portreti i Kryetarit të PD-së dhe thirrja për lirimin e tij nga arresti shtëpiak i krijojnë dikujt një makth.

Kjo do të thotë shkurt, të burgosur të pafajshëm dhe se si makthi kafkian i burgimit të padrejtë është shumë i vërtetë.

Është një nga makthet më të këqija që mund të imagjinohet: të dënosh për një krim që nuk e ke provuar ende, të kalosh muaj në izolim shtëpiak dhe madje të flasësh pas mbylljes shtëpiake, ende i pafajshëm. Nuk besohet nga askush. Megjithatë, kjo ndodh gjatë gjithë kohës. Dhe kjo ndodh atje lart. Po atje poshtë? Çfarë do të ndalojë që të ndodhë me ju? Asgjë, thotë një përgjigje që në thelb ka tetëdhjetë përqindshin e një mase prej 300 vetësh të përfshirë në kontekt në rrjetin social Facebook.

Kështu filloi historia e kësaj mbylljeje të Liderit të Opozitës, Prof. Dr. Sali Berisha, i ndaluar me arrest shtëpiak për dyshimin se ka  favorizuar dhëndrin e tij në një tematikë të shpallur publikisht e të njohur nga mediat për publikun, u ndalua nga të gjitha aktivitetet e tij politike jashtë derës së shtëpisë dhe tashmë pa të drejtën e të qenit dhe deputet. Në një kohë që ende prej disa muajsh Drejtësia e re nuk ka dhënë një verdikt të saj. Ky rast i viteve të demokracisë së tridhjetë viteve është një histori tashmë e njohur falë përvojave të shumta të dëgjuara nga Hetimi i SPAK, tek i cili natyrisht besimi shkon padyshim. Megjithatë, kjo linjë nuk është nga ndonjë reportazh lajmesh, por i përket Franz Kafkës. Konkretisht, është linja e famshme hapëse e Gjyqit, e cila vazhdon të rezonojë fuqishëm 100 vjet pas vdekjes së autorit.

Gjenerata të tëra lexuesish kanë gjetur diçka thellësisht prekëse, të rëndësishme dhe të ngjashme në rrëfimin e Kafkës për Josef K. dhe luftën e tij kundër një autoriteti keqdashës ndjekës. Në kohën e tij, shkrimi i Kafkës foli për ankthet e justifikuara midis hebrenjve të Evropës Qendrore që jetonin me kujtime të tmerrshme të pasigurisë së tyre sociale dhe ligjore: kujtime si Çështja Dreyfus; atë skandal famëkeq në të cilin oficeri i vetëm hebre në ushtrinë franceze u arrestua në 1894 dhe u gjykua me akuza të pabaza për tradhti. Dhe kishte gjithashtu gjyqe për shpifje gjaku në të cilat hebrenjtë u akuzuan për vrasjen rituale të të krishterëve.

Përkthyer për herë të parë në shqip në një kohë të lexueshme, Gjyqi u bë një shtysë komentuese mbi totalitarizmin, gjyqet e spastrimit të madh të Stalinit në Rusi, dhe klimën e përgjithshme të dyshimit dhe paranojës gjatë luftës së ftohtë. Por çfarë mund të bëhet prej saj tani?

Ka ngjashmëri në historinë e Kafkës me rastin e arrestit shtëpiak të Berishës dhe hetimin e problemit të privatizimit të tokës tek ish-Pallati i Sportit „Partizani“. Shumë gjëra janë edne në dosje. Shumë të tjera pëshpëriten. Shumë të tjera thonë dhe shprehin besimin tek Drejtësia. E shumë e shumë të tjera shkojnë tek Kafka… Ndërsa i thjeshti, nuk e mëson kurrë natyrën e akuzës dhe as identitetin e akuzuesit të tij, drejtuesit e akuzës së paku e dinë se për çfarë e ku e drejtojnë akuzën. Megjithatë, më pak i qartë mbetet burimi i informacionit në fjalë dhe marrëdhënia ndërmjet autoriteteve profesionale dhe atyre të ndjekjes. Kjo shkon më tej …, më tej tek i thjeshti, tek votuesi, tek i sinqerti… I tillë është dhe Lirim Sulko kur mendon „Nën këtë sugjerim Kafkian jam i Lirë të shqyrtojë Psikologjikisht mënyrën Time të Arrestit: Mendoj se jemi të Lirë, në fakt të Dënuar me Liri, pra  jemi të arrestuar nga KRIJUESI i Botës, ku Bota është Burgu: Atëherë ky është një rast i mirë për shqyrtuar të gjitha mundësitë që të mos kemi fundin e Jozefit të Procesit, pra të mos e refuzojmë LIRINË: Le ta ndërlidhim Pragmatikën tonë të përditshme, tek një kontribut sado i vogël me Harmoninë Paraprake të Botës; kur të jem i pamundur për këtë kontribut,  për  çdo rast më lejoni t'ju këkoj ndihmën të gjithëve, ju miqve të mi, që më uruat, e mbeteni për mua gjithmonë ata Të Urtit-Zotërues të Dijes, të gatshëm për ta ofruar atë...“

10 views0 comments

댓글


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page