Lavdrim Krashi kandidat për deputet i PS


Kryeministri Edi Rama ka prezantuar një prej kandidatëve emigrant shqiptarë për deputetë ditën e sotme, i cili do të jetë pjesë e skuadrës së PS-së në zgjedhjet e 25 prillit.



Ai është Lavdrim Krashi nga Dibra, i cili shkoi për studime në Londër dhe tashmë ka krijuar jetën e tij atje.


“Një emigrant nga Londra do jetë pjesë e skuadrës. Lavdrim Krashi prej Dibre, ikur prej shumë vitesh. Sot shërbëtor publik i qytetarëve të Londrës në bashkinë e Londrës, njëkohësisht një njeri i respektuar në komunitetin e shqiptarëve, me dibranët se janë njëherë dibranët pastaj vijnë tjetër”, tha Rama.


“Quhem Lavdrim Krashi, mbarova për inxhinier kimist në atë kohë në Dibër dhe fitova një bursë në Britani të Madhe, ëndrra ime ishte që të qëndroja 2 vite në Britani dhe të kthehesha, por viti ‘97 ishte arsyeja kryesore që unë qëndrova atje. Arsyeja që unë jam një shërbëtor publik në qendrën e strehimit, është e madhja Nënë Tereza. Jam një qytetar shqiptar që jetoj në Britani kam bashkëshorten dhe dy fëmijë 20 djali dhe 15 vajza. Ka mundësi që të angazhohem në vendin tim. E ardhmja e Shqipërisë është e ndritur, kanë ndodhur ndryshime shumë të mëdha, janë marramendëse, vij prej një rajoni e qarku që i ka pasur shumë më të pakta këto ndryshime. Kur shihet që pjesa më e madhe është e ndërtuar nuk ka kënaqësi më të madhe që Dibra do të jetë një rreth një zonë që shkohet në vetëm një orë apo 1 orë e gjysmë”, tha Krashi.

189 views7 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif