top of page

LAVDI NEVERISË


Faslli Haliti

_______________

LAVDI NEVERISË

____________________

FASLLI HALITI

LAVDI NEVERISË

Pëlqej çdo gjë që më zë syri.

Po çdo gjë

Që pëlqej unë

Më neveritet shpejt

Po më neveriten pëlqimet e mia

Neveria për pëlqimet e mia m'u bë kult

Në këtë moshë avanse

Të tretë.

Shoh gji të hedhura

Kofshë të mermerta rozë

Flokë të derdhur

Sy të kaltër

Blu

Nuk dua t'ia di

Zemra s'më rreh, kam neveri…

2019

TEUTA E ILIRËVE

Teuta jonë iliriane

Regjente e një mbreti të mitur ishte

Dhe romakët i përzuri i ktheu mbraspsht,

Po sikur ajo të kish qenë

Mbretëreshë

Me dekret

Jo vetëm të dërgurit romakë

Por vetë Romën do ta mbyste në det !

2019

KURORA

Pyeti mbreti

Në grahmat e fundit:

Kujt ia dha djathin e bardhë sorra e zezë,

Oborrtarët e mi?,

Sorrakut të saj

Madhëri...

I bëftë mirë, atëherë kurora sorrakut tim...!

Mbreti mbylli sytë

Dhe s’mori më

Frymë.

2010

MËSOHU

Mos

U anko

Për dhimbjet e tua,

Për dhimbjet e tua që s'i duron dot!

Mësohu të jetosh me dhimjen.

Mësohu të jetosh me frikën

E vdekjes,

Mësohu të jetosh me tmerrin e hekjes…!

2019

VJELJA E BOSTANIT

U volën bostanët

Mbetën

Vetëm rrënjët, gjethet,

Kombishtat që s'u poqën kurrë

U hëngrën

Vedenat,

Dhe pjeprat

Dhe qarrësat,

Karpuzët, shalqinjtë

Kantalupët dhe brumësat

Neve që i mbollëm na mbetën kombishtat

Kombishtat që ne fëimijët i hainim me tepër uri

Farat i linim mbi tokë që të mbinin përsëri

2019

MOS U MPRIH

Mos u mprih!

Pas tij

Do të jesh.

Nëse

Ai

Është i pari,

I dyti do të jesh

Nëse ai është dyti,

I treti

Do të jesh:

I katri, i pesti

I gjashti, i shtati

I teti i nënti i dhjeti

I njëmijëti do të jesh ti...

I vdekshmi do të jesh ti në eternitet !

I pavdekshmi do të jetë ai në milenume,përjetë.

TË MOS TROKITET

Të mos trokitet më

Në dyer

Të mbyllura,

Të falimentuara turpërisht;

Tĕ mos bëhet më asnjë shartim,

Të mos merret më asnjë syth, bisk kalem

Nga pemët dekorative

Me lule, kurora

Festive,

Me lule

Që s'dhanë

Fruta,

Që harbuan

Në lule jubilesh, flutara...

Ju e njihni ligjin e mohimit të mohimit:

Lulja mohon sythin,

Fruta moho lulen,

Piqet,.

Dhe bije

I pjekur mbi tokë...l

Dhe farëzat e tij si viruse

Çojnë muguj që po blerojnë sot brus...

Janar 2019

NUK SHAVA KËND

S' është e vërtetë aspak

Nuk ofnendova

Nuk fyeva

Askend

Askujt nuk i thashë qeros

Po ai pse e vuri dorën në kokë?

2019

ZILIA

Mikut tim Sei Selfos

Unë nuk ju kisha zili të dyve:

As ty Seit Selfo që vdisje

Për lekun,

Që ishe inamoruar

Me paranë,

As ty Mete Toska

Që e dashuroje lekun,

Më shumë se një miss, se një zanë

Por unë të kisha zili

Sepse

Ti Seit Selfo

E fitoje lekun me dhëmbë

Me lumin e djersës së ballit tënd...!

As edhe ty

Mete Toska

S'të kisha fare zili

Që ti s'e çaje kokën

Për lekun,

Për paranë

Por vdisje në punë

Ti dashuroje punën

Si brigadieren e brigadës,

Si grurin e blertë e të artë,

Por unë

Të kisha zili

Sepse ishte puna ajo

Që ta sillte lekun e bardhë ty

Sepse për punën ti derdhje djersën rrëke,

Balli yt lahej në djersë në borë, breshër, në shi.

2019

NDOQA

Ndoqa

Rrugën e drejtë

Më la pa bukën e gojës,

Rruga e drejtë më varfëroi

Më la të uritur

Sa s'ka,

Më bëri

Varfanjak.

Ndoqa rrugën e shtrembër.

Shtrëmsja më pasuroi, më bëri Oligark…!

2019

MORA QIEJVE

Mora qiejve përpjetë kaltërsish,

Vdiqa

Urie.

Plantacione planetesh,

Lule yjessh pa ermim,

Pa një fijje bari,

Pa drithëra,

Pa grurnja,

Pa liqene,

Pa gurra, burime alpine.

Zbrita i etur i uritur në tokë

Nga lart poshtë zbrita vetëtimë

Shova me etje etjen time, shova me uri urinë.

2019

ZUZU

Zu, zu

Zu

Bletësh

Me tinguj lirikë

Me rrokje poleni,

Me erëmime mjalti fisnike

Me pite,

Hoje gjeometrike,

Zë zë zë mizash mizërisht të bezdisshme...

BURGPUNËSIMI

Luftova një jetë.

Nuk fitova.

Fitova.

Nuk gëzova

S'm'u njoh vuajtja,

Nuk m'u dha fitorja;

Nuk m'u dha edhe fitorja,

M'u shpërblyen vitet muzg, ferr

U pagova për vitet burg.

Por

Mbeta prapë

Jam prapë pa punë.

Me shpërblime burgu

S'u jetoka

Gjatë…

Po bëj përpjekje

Të hy në burg

Prapë,

Si në monizëm

Si dikur në diktaturë

Por

S'paska më burgim politik,

S'ka shpërblim me lekë,

Me dollarë,

Me euro,

Flori,

Në demokraci...!

2019

KUSH

Nuk ke bukë

Nuk të mjafton buka, kripa qepa, gjiza?

Ti proteston me shuplaka fytyrës,

Me shqelma,

Grushte,

Po ne

Që s'kemi

As shuplaka,

As dhe shqelma,

As edhe grushte

Po ne

Që shqelm,

Dhe grushte sot

Kemi Fjalën, Dialogun:

Mjetin më fisnik demokratik

Armët më fisnike pa flakë, pa krisma,

Pa plasje gjëmim

Tritoli.

Me se t'ua thyejmë ne

Xhamat e veturave oligarkëve

Me se t'ua shpojmë, gomat makinave?

Me se t'ua copëtojmë ne

Qelqet fiktive

Të vitrinave?

Kujt djemëve u bën thirrje ju zoti lider:

"Doni luftë?

Luftë do të ketë!"

Kujt djemëve u bën thirrje ti:

"O djem rrëmbeni

Pushkët!

Ja vdekje

Ja liri...!"

Cilit populli

I thoni

Ju

Të armatoset!?

Populli

E di vetë:

Di kur armatoset,

Di ç'duhet kërkuar,

Di ç'duhet bërë;

Ju kuitësa,

Krrokamësa

Korbash:

Krra, krra, kërra

Ju Korbecë, kobëtarë?

Populli di kë duhet të godasë në ballë!

2019

MIDIS

Midis insekteve

Zgjodho bletën

Fluturën:

Për

Punën

E zgjodha bletën

E zgjodha per mjaltin

Fluturën e zgjedha

Për fluturimet

Lule me lule

Lëndinë më lëndinë

Për krahët e saj fllad puhi mbi puhinë...!

2019

PRONA IME

Fjala!

Prona ime,

Çiflku im i epërm,

Deshën t'ma shkelnin me kembë çifliken,

Unë hodha farë gozhdësh,

E mbolla pronën time

Me gozhdë,thumba.

Ata nuk mundën

Të shkelnin,

Të ecnin

Mb të

Dot.

Deshën

T'ma vidhnin,

T'ma grabisnin.

U lëshova qentë e tërbuar,

I tërbova të tërbuarit

Ata nisën t'i lihnin hënës në eklips,

Nisën t'i kujisnin hënës gjak,

Hënës

Së eklipsuar

Doli dlelli

Në mbbrojte

Të pronës sime,

Të çifliku tim me zjarr,

Me rreze dhe zheg,

Në mbrojtjen

Time

Si pronar.

FJala, prona ime,

Harboi në drithëra idesh

Prona ime fjala,

Çifliku im

Harboi në grunja të arta, në blerim...!

2019

DREJT EUROPËS ME HAP EUROPIAN

Europa po na qaset me hap europian

Ne ecim përbri saj

E ndjekim pas

Ose ecim

Paralel

Me të

Por pse pra !?

Hapat tanë ne i pështyjmë dhe vjellim mbi ta?

2019

THASHË VËRTET

Po!

Thashë vërtet:

Synova majën poetike

Të malit poetik Jug - Veri

Veç majën s"e ngjita

Por në rrëzë

Tē malit

Poetik

Arrita

Arrita vetë,

Me talentin tim?

Jo, jo,

Jo !

Me talentin!

Me mundin tim

Me djersën e balllit

Me perseverancën time

Dhe vullnetin, përpjekjet volitive.

S'ngeca në pellgje, moçalishte poetike,

Në kënetë,

Piva ujë të freskët brisk në selek, në kënetë...

2019

TOKËN APO QIELLIN

Unë nuk i gre sytë përpjetë nga qielli

Unë sytë i ul poshtë

Në tokë

Nuk kam krah

Nuk fluturoj qiejve

Qiejve s'ka lule, blerim, yje, diell.

Unë eci me dy këmbët e mia mbi tokë.

Yjet s'arrij t'i prek,

s'i nuhas.

yjet

lule pluskuese, pa erë, lule pa thekë.

Unë

Kam

Kēmbët e mia

Të ngulura fort në tokë

Shkoj dhe vi

Nëpër

Botë.

Unë nuk shoh qiellin lart

Unë shoh poshtë

Këtu

Në tokë....

Ku ka ajër, ujë, lule, blerim, grunja plot…!

JAM "F" FISHKËLLUESE

Zanorja shurdhane

"Ë"

Rri para bashshkëtingëllores sime "F"

Zanorja Ë,

Populli

Rënkues,

Ndër shekuj,

Në milenume rënkues, rënkon..

Populli që më duhet t'ia đëgjoj rënkimin.

Natë dhe ditë

Ditë

Dhe natë

Përjetësisht.

Bashkëtingëllorja ime "F"

Është fërshkëllim fërshkëlluese,

Fërshëllen.

"F"-ja

Jam unë vetë.

Po kujt i fishkëllej unë

E kush ma fishkëllen mua vërtet...?!

2019

O TI ME SYTË BLU

O ti

Me sytë blu

Që sheh vetëm natë dhe zi

Fytyrën e mëmëdheut tënd me qiell blu.

Si është e mundur

Që unë

I verbëri

Fytyrën e atdheut e shoh të kaltër

Dhe jo natë,

Jo zi,

Siç e sheh ti o sy ykaltër

Që nuk sheh vetëm turbull e jo qiej të pastër...

2019

VIDHI I SEMINIT

Edhe fusha e Myzeqesë s'kish vetëm fije bari

Fusha myzeqare kishte lartësitë e saj

Nuk kishte vetëml lartësitë e veta

Lartësitë e blerta

Të grurit

Dhe misrit

Të Hambarit të Shqipërisë

Por kishte edhe Vidhin e Seminit

Që edhe pse fijet e barit nuk ishin lisa

Lartësia e VIdhit

Kapte qiejtë

Kishte lisa e vidha tē lartë

Në tërë botën Llindje Perëndim

Por jo lartësi të tillë sa latësia e Vidhit Seminin!

KËTU BIE ERA BAR

Futem, në Kafe

Pi kafe

Darkë,

E mëngjes

Diçka nuhas

Jo, jo era kafe.

Porse gjithmonë

Nuhas era tërfil fushe

Era bar çahiresh të njomë.

Nuk dëgjoj cijasjen e kafetieres

Klithjen e trishtilit të moçalit

Tingullin e kosës

Që korr bar

Në Çairet

E buta

Me natë

Në mesditë

Në zheg e në vapë.

Xha Hygo, paske pasur të drejtë

Unë dola nga fshati

Vërtet

Po fshati nuk dalka nga unë përjetë...!

2019

QIELL

Qiell po më fton, po më thërret

Okej, jam gati qiell

Të vi tek ti

Të shtrihem

Të fle gjumin e madh nëpër kaltërsi

Dhe pse lartësinë që në vogëli

E kam pasur dhe e kam

Edhe sot

Fobì.

Por gjumin e madh

Do ta ta bëj në kaltërsinë e rimë

Porse i palarë s'mund të vi tek ti o qiell !

Hap dushin të lahem me shiun tĕnd të sermë...!

2019

PO NEVE

Ne na kish zënë rrota bishtin,

Ne ishim me bishtin

Nën rrotë

Po rrota

U rrotullua,

Lëvizi,

Ishim po ne

Që mbetëm prapë

Me bishtin nën rrotë

Po ne që ishim dje, po ne që jemi sot ...

2019

MANUSHAQJA

Naimit

Në ferrë paske çelur prapë

Ti Manushqe,

Prapë

Me kryet poshtë

Prapë s'e ngre

Kryet

Përpjetë,

Prapë e mpitë

Si dje

Dhe sot

Pse s'i ngre sytë lart lulja ime,

Por i mban ngulur dhe ti si unë te nëna tokë

2019

ÇAJUPI PËR NAIMIN

Naim

Shqipëria,

S'të pëcolli

Me lot,

Me vaje,

Për në përjetësi,

Por me vlerësime sipërane.

E kush i meritonte ato më tepër se ti?

2019

23 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page