
LASGUSHIT për ditëlindje * Ka lindur më 27 dhejtor 1899 (poezi)
Nga Përparim HYSI
Kush ta vrau shpirtin e bukur që lëshonte vetëm xixa? Për tërë jetën rrije"strukur",sikur dilje që nga BIBLA!!! Me kostumin e "roitur" vije rrotull si një KRISHT Me një zemër të robitur,"vrisje natën",sillje dritë.
Ç'mbaje fshehur në "humnera",plot xehërorë që nuk i dhe Prisje kohëra të"tjera", se gjenial nga mendja qe! Bridhje vetëm, i pangrënë, i mbështetur përmbi stap Oh sa"fjalë" le pa thënë,nga një kohë që qe farmak.
"Hija" të ndiqte tinëzare,për të futur nën lak Bëje sikur s'shihje fare,duke ecur nëpër natë Pa zë flisje si,me vete, ca lirika të ëmbla mjaltë "Malaksur" me ujë liqeri,rrëzës së MALIT të THATË.
Ja,kështu, mbështetur stapit,si një shenjt, e si një KRISHT Ron, or rron, në zemrat tona! Rron i gjallë, përjetësisht!
* vetënm ditëlindje ka për LASGUSHIN.Nesër mbush plot 120-vjeç.
Tiranë, 26 dhjetor 2019