Lart flamujt stalinianë!
Andrea Varfi
Përse dhe jeta rri e mpirë?
Pse ne fytyrë-prerë?
Përse mimozat s’kundërmojnë?
Tashti në parëverë!
Ay na la. I mbylli sytë,
U shtri përgjithëmonë.
Shqiponjë e djellit komunist
Më s’është në mes tonë.
Pushoi të rrahë zemr’e zjarrtë.
E lotë s’mund t’i mbajmë.
E dimë, e dimë s’e nuk vdiq.
Po prapë, o shokë qajmë.
Të heshtur ecim, e kok-ulur,
E zemrat tona shkojnë
Te arkivoli në Kremlin
Dhe Atin përqafojmë.
Pranë Leninit ne e shohim:
E mëndja fluturon
Në vend të tij nga Prometheu
Ne zjarrin na dhuron.
Mbi Prometheun ishte Stalini
Që zjarr marksist lëshoi,
E me Leninin dritë dha
E rrugën na ndriçoi.
“Letërsia jonë”, nr. 3, muaji prill, 1953, faqe 49.
Commentaires