Lartësinë e kulturës shqiptare s'e ka asnjë vend tjetër




Nga Isuf Çipi, shkrimtar

Kultura në rradhë të parë matet me vlerën ku ngrihet jeta e shoqërisë njerzore, e cila ka kuptim vetëm në shoqëri dhe në përmbajtjen e saj, ku padyshim përmbajtja sjell formën e këndshme.

Kultura nuk është individuale, pavarësisht se individ të caktuar e përparojnë atë vazhdimisht. Por këto individë kanë në vetvete energjinë e kolektivit dhe porsa e shpehin lartësinë e zhvillimit, kjo lartësi bëhet pronë po e kolektivit. Kështu, kultura që kishte në vetvete rregullat shkencorë të përparimit, të zhvillimit dhe ato të kolektivit, u mishërua në moralin popullorë, i cili ka fuqinë më të madhe në shoqërinë njerëzore. Për këtë arsye, nga individë të zhvilluar, morali filloi të ngrihej në artin popullorë, sepse fuqia e tij kalon çdo ligj e reformë të administratorëve të të gjitha kohërave.

Kultura në radhë të parë është produkt