top of page

Largohet nga jeta shkrimtari i papërsëritshëm, Astrit Lulushi



 

Një nga shkrimtarët më në zë të kohëve të fundit, një personalitet i gazetarisë, publicistikës, dhe një nga zërat e „Zërit të Amerikës“ në vite, Astrit Lulushi, ka humbur betejën me një sëmundje të rëndë para pak orësh në SHBA. Autori i disa librave finë, me një gjuhë elokuente, dhe me një hulumtim të gjatë dhe të rrëndësishëm në shumë gjini, tashmë është në udhën e tij drejt Parajsës.

Astrit Lulushi ishte prej disa vitesh një nga zërat dhe bashkëpunëtorët më aktivë të „Fjala e Lirë“ dhe natyrisht gëzonte një respekt të jashtëzakonshëm. Me të marë lajmin e ikjes në amshim nga një mike dhe poete dhimbja shkoi në një pikë të tillë, që vetëm humbjet e mëdha e krijojnë. Kultura dhe krijimtaria shqiptare, diaspora dhe tërë hapësira krijuese kanë humbur një nga bijtë më të mirë, i vlerësuar nga shumë agjensi si një shtyllë e transmetimit të vlerave të kulturës botërore.

Ne i bashkohemi dhimbjes së pamasë bashkëshortes së tij Liliana, vajzës së tij Romina, të gjithë familjes së tij, miqve të tij të shumtë dhe të gjithë atyre që do të donin që ai të ishte gjithmonë mes nesh. Ai tashmë është në rrugën e tij të pakthyeshme, por në atë rrugë ku do të shkoj i qetë të ripërqafoj djalin e tij që e humbi në një moshë të re, kohë më parë. Krijuesit dhe emrat që kanë lënë vepra nuk vdesin, ata nuk largohen, por shuhen për të ndezur drita të tjera memorjesh mes veprave që lënë. Astrit Lulushi do të jetojë në veprat e shumtë që ka botuar e publikuar kudo, në ato vepra që e përjetësojnë.

Ngushëllimet tona më të thella dhe më të dashura shkojnë për bashkëshorten e tij të dashur Liliana Germenji. Të gjithë jemi pranë dhimbjes suaj! U preftë në paqe mes Engjëjve.


Lajmin për ndarjen nga jeta të gazetarit dhe poetit e dhanë kolegët dhe miqtë e tij të Zërit të Amerikës

 

"Sa keq për Astrit Lulushin, kolegun tonë të Zërit të Amerikës! U trondita kur mora vesh sot në mëngjes se ai kishte ndërruar jetë pas një operacioni të vështirë në veshka. Astriti ishte një njeri pak fjalë, por me mendjen e një filozofi dhe shpirtin e një poeti, atë që nuk e ka thënë me gojë, ka lënë në shumë e shumë libra interesantë që ka botuar me kalimin e viteve, ka folur për kuptimin e jetës, ka analizuar veset dhe virtytet historia dhe njerëzit e saj të famshëm, u zhytën në thellësitë e qenieve njerëzore si askush tjetër për të eksploruar mistere dhe për të provokuar pyetje”, shkroi Ilir Ikonomi në Facebook.

Astrit Lulushi ka lindur në vitin 1953 në Tiranë. Ai u arratis nga sistemi diktatorial në vitin 1985 dhe një vit më vonë filloi punë tek  "Zëri i Amerikës". Sipas biografisë së tij, ai ka shërbyer tek "Zëri i Amerikës" në të gjitha rolet: folës, përkthyes, gazetar, shkrimtar dhe producent.

Ai është autor i gjashtëmbëdhjetë librave, ndër të cilët: "Diçka ndryshe" dhe "Ndjenja e realitetit" nga Botimet Tirana Times, "Zhgënjime sporadike; nga Botimet Dudaj, 'Kujtimi i Lirisë' nga Botimet Tirana Times, 'Sonetet e Shekspirit' nga Botimet Toena, 'Kalendari Historik', 'Njohuria e heshtur', 'Pak Air', 'Pa limit' dhe 'Pa vazhdim' nga Tirana Publications Times. , 'Njohuri e thjeshtë', 'Realiteti dhe Vetëdija' dhe 'Bota dhe Misteret' nga Botimet Uegen, 'Dëshmi dhe Kujtesa' nga Botimet QTAL, 'Perscendijime' dhe 'Rruga e Pagjurmuar' nga Botimet Tirana Times.

20 views0 comments

Comentários


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page