top of page

Lamtumirë Rudi


Prof. Dr. Ruzhdi Stringa 1963-2020

Lamtumirë Rudi,



Nuk besoj se iku atje Lart! Nuk e besoj se Zoti e thirri kaq shpejt, Rudin. Nuk e besoj.. Dhe nuk mund te jetë ashtu. Rudin më duket se e kam ende pranë në atë takimin tonë në Londër, kur kujtuam me radhë të gjithë shoqet dhe shokët e shkollës.

E kam ende në mendje takimin tim me të në Londër në prani të ish-mësuesit tonë të përbashkët Nos Papajani. Folëm gjatë. Kujtuam vitet e shkollës, halle të tjera dhe mbetëm në udhët e ndara të jetës, larg e larg Atdheut, larg të dashurve të zemrës.

Udhëdhimbje! Jetëdhimbje. Jetëikje… në një udhë të tillë jeta është vetëm një laps në dorën tonë, me të cilin kemi rastin dhe shansin t’a përdorim atë për më shumë mirësi, më pak dhimbje tek Tjetri. Është një laps i mprehur mirë, që na qëndron herë në duar, e herë në sy, nëse nuk e kuptojmë si të tillë. Një laps nuk është tretje, nuk është ikje, nuk është vdekje. Është një laps, që mbahet mend në të ikur e në të gjallë. Një laps është vetë jeta, ku struket dhe zhbirohet e vërteta. E vërteta e kësaj jete me këtë laps të trillët e të lehtë. Eh, më këtë laps, që ndonjëherë na shpie lart, e ndonjëherë na lë në vend, ndonjëherë na zmbraps e na bën të flasim me veten. E kur flasim me veten, e kuptojmë se ku kemi qenë në kohë të tjera, në kohë kur njeriut i zbardhet dhe i zvenitet vlera.

Rudi është ende në udhën e jetës. Nuk mund të ndodh ndryshe. Ai është në itinerarin e vërtetë të tij, Profesori i Gjuhës Shqipe në Kinë. Profesori që e deshi shumë Gjuhën e tij, për të cilën u tret dhe u përhumb në këtë jetë. Profesori i Sintaksës në “Aleksandër Xhuvani”, Dr. Ruzhdi Stringa, Eksperti i Gjuhës Shqipe në Universitetin e Pekinit, (Expert of Albanian Language at the Beijing Foreign Studies University, As/Profesori i këtij Universiteti (As/Prof. Dr. at Beijing Foreign Studies University), ish redaktori folës i gjuhës shqipe në “Rádio Internacional da China” (Former Redaktor dhe folës i gjuhës shqipe at Rádio Internacional da China) e mbi të gjitha intelektuali që iu përkushtua mjaft vlerave intelektuale e komunikimit të bukur me Gjuhën Shqipe.

E pra si mund të ikë kaq shpejt Njeriu i tillë, intelektuali, vlera e tillë? Nuk ka ikur, ai është dhe do të mbetet mes nesh mes mjaft të tjerëve. I qoftë i lehtë Dhéu i Tokës mëmë, për të cilën ai u tret në këmbë. Lamtumirë Rudi!


***


Goodbye Rudi,


Prof. Dr. Fatmir Terziu


Prof Dr Ruzhdi Stringa with his students in China

I don't believe he went up there! I can't believe God called Rudi so quickly. I don't believe it .. And it can't be that way. It seems to me that I am still close to Rudi, at our meeting in London, when we remembered all the friends of the school.

I still remember my meeting with him in London in the presence of our former joint teacher Nos Papajani. We talked for a long time. We remembered the school years, other troubles and stayed on the separate paths of life, far and away from the Homeland, away from the loved ones of the heart.

Path of pain! Life of pain. Life… in such a way, life is just a pencil in our hand, with which we have the opportunity to use it for more goodness, less pain for the Other. It is a well-sharpened pencil, which sometimes stays in our hands and sometimes in our eyes, if we do not understand it as such. A pencil is not digestion, it is not escape, it is not death. It is a pencil that is remembered in the escape and in the living. A pencil is life itself, where truth is hidden and undone. The truth of this life with this light and light pencil. Eh, with this pencil, which sometimes leads us up, and sometimes leaves us in place, sometimes pushes us back and makes us talk to ourselves. And when we talk to ourselves, we understand where we have been at other times, at a time when the value of man is fading and fading.

Rudi is still on the path of life. It cannot happen otherwise. He is on his true itinerary, Professor of Albanian Language in China. The professor who loved his language very much, for which he was committed and lost in this life. The professor of Syntax at "Aleksandër Xhuvani", Dr. Ruzhdi Stringa, Expert of Albanian Language at the University of Beijing, (Expert of Albanian Language at the Beijing Foreign Studies University, As / Professor of this University (As / Prof. Dr. at Beijing Foreign Studies University), former speaker of the Albanian language in “Rádio Internacional da China” (Former Editor and speaker of the Albanian language at Rádio Internacional da China) and above all the intellectual who devoted himself to the intellectual values ​​of beautiful communication with the Albanian language.

So how can such a man, such an intellectual, such a value, escape so quickly? He is not gone; he is and will remain among us among many others. May the light of the Mother Earth be light for him, for which he was given all his life. Goodbye Rudi!


2,962 views18 comments

18 opmerkingen


Agron Comollari

Ngushellime familjes U prehte ne paqe

Like

Niko Seferi

Ngushëllime familjes! U prehtë në Paqe!

Like

Anka Cullaj Kotori

Respekt dhe nderim..

Like

Fatmir Sinani

Ngushellime familjes

Like

Linda Alushi

Ngushellime!

Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page