top of page

Lakuriqësia





Lakuriqësia

Nga Fatmir Terziu


Bredh memorjeve të gjej një rrobaqepës

nga koha në pakohë

me heshtat e ndryshkura të Mesjetës

arnoj me një lotë

në vendin e shkyer të xhaketës

më ka mbetur në gojën e qenve një kopsë.


Statujat i ndjek me kuajt e tyre të ngrirë

mishit të ftohtë

u zhvesh uniformat e vjetra të memorjes

muzeumeve të Londrës

nga koha në pakohë

lexoj të mbeturat e shkyera të Botës.


Bredh memorjeve të gjej një rrobaqepës me shtizë

nëse ende do të kem turp nga lakuriqësia

hëna pozon nudo mbi Tamiz

gris fletë të zverdhura nga historia

vendos si arna memorjesh mbi mish

i kam mbuluar të gjitha.



26 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page