Nga Timo Merkuri
![](https://static.wixstatic.com/media/a48dbc_7fe3414fa60d4f5caaa7af9c744004a4~mv2.png/v1/fill/w_940,h_788,al_c,q_90,enc_auto/a48dbc_7fe3414fa60d4f5caaa7af9c744004a4~mv2.png)
Lajmi i shuarjes së aktorit dhe regjisorit të mirënjohur Anastas Nika e përshkoi si një fashë rryme trefazore qytetin e Sarandës duke shkaktuar një moment mpirje te banorët të cilët ishin në dijeni të sëmundjes por kishin rritur shpresën e shërimit të aktorit të tyre të dashur.
Aktor pasionant dhe i talentuar, njeri i shoqërisë të gjerë, bashkbisedues i këndshëm dhe i vëmendshëm gjer në detaje Anastas Nika më shumë se një aktor ishte mishërimi i qytetarisë dhe shpirtit artistik të qytetit tim.
Ja pse shuarja e tij ishte si fikja e një ylli orientues në qiellin e shpresave ku retë e shumta mbulojnë dhe ato pak dritësime të yllta veprash të atyre njerëzve që ja kushtojnë jetën e tyre qytetarisë. Prandaj na dhëmb dyfish shuarja e yllit Anastas Nika, prandaj sot në vend që t'i themi lamtumirë i themi: Faleminderit Anastas Nika për gjithçka na ke dhënë. Nuk të harrojmë.
Comentários