top of page

Lajm i heshtur


Astrit Lulushi

Në pjesën e pyllit tragjik, aty ku rrallimi i pemëve ka sjellë ndriçimin dhe i ka liruar vendin barit të shëndetshëm dhe luleve, gjendja duket e heshtur; njerëzit nuk janë të gatshëm në çdo rast për të rrëfyer a dëgjuar se çfarë ka ndodhur në të kaluarën; as të shkolluarit e asaj kohe që janë më të arsyeshëm dhe i shohin me humor marrëzitë e tjetrit, nuk e vënë re mirësinë që përfitojnē nga kjo heshtje, dhe që ka mbytur zgjuarsinë e tyre. Përfitimi në çdo gjë nëpërmjet mashtrimit në gjithëçka, është motoja e lukunisë së zbritur nga e kaluara e zbardhur me borë.

Mes tyre, shkrimtarët ndryshojnë; ata kanë mendje më të madhe dhe argumentojnë me aq besim sikur të lexonin pjesë nga ungjilli; citojnë qindra shembuj, megjithëse asnjëri prej tyre nuk i afrohet çështjes; grumbullojnë gjykime, vepra, raporte e paragrafe që në vetvete të ndihen të lehtësuar e të shfajsuar; skllavërinë më të madhe e shohin si të imagjinueshme, si figurë letrare, ose se vetëm ka ekzistuar në kohët romake, jo në periudhën e diktaturës së zhveshur “proletare”; gjithnjë duke llogaritur se lutja më e mirë pakëson më shumë dhimbjet. Këtyre, si të ngjashëm, mund t’u shtohen ish-propagandistët dhe sofistë, që flasin po aq shumë si papagalli, për të heshtur “lajmin e rremë” ose thashethemet ose lajmin e paautorizuar, por jo të heshtin zhurmën që del nga një kullë me pirgje tullash më të larta se ato të rrëmujës; edhe pse zhurma e tyre e papranueshme nuk është faji i saj i vetëm.

17 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page