Toka ka të njëjtën peshë, pavarësisht çfarë ndryshon dhe të gjithë jemi të dheut, kurdoqoftë..... Këto ditë, teksa jeta hepohet midis ajrit në dhoma trishtohem nga lajmet për vdekjet miqtë që shkuan pa u moshuar vijnë në shpirtin tim si vegime si flutura qiellore në lojën e mbrame rreth dritës në faqet e para të librave kanë lënë autografet të vetmen gjurmë të njëmendtë mbetur prej tyre shkrimin e dorës, atë hepim shkronjash majtas apo djathtas dhe një urim të hedhur në çastin e shkujdesur të takimit Toka vazhdon të mbështjellë trupat bashkë me barin e saporritur mbi varret e rinj e gjelbra e mbyll kufirin mes botëve, heshtja vulos gjithçka teksa shpirtrat e tyre vigjëlojnë diku buzë dhimbjes si udhëtarë të një stacioni pa drita në një orë të vonë dhe prania e tyre na ndërmendet si konduktori me fener në dorë që vjen me ngut të shohë mos ndaloi kush atje atë natë....
Olimbi Velaj
Comments