LËVRINTE GJAKUT
Të mos, më lëvrinte gjakut
Do të isha përvëluar…
As nga vapa, as nga zjarri
Por…, nga malli i pashuar…
Të mos, më lëvrinte gjakut
Syrin kisha të verbuar…
As nga luksi, as nga dielli
Par…, nga loti pikëzuar…
Të mos, më lëvrinte gjakut
Keq, e më keq , e shurdhuar…
As nga lajmi, as nga zhurma
Por nga fjal’e padëgjuar…
Të mos, më lëvrinte gjakut
Do të isha shtrembëruar…
As nga puna , as nga lodhja
Por nga balta e munguar…
Fat, që vrushkullon me gjakun
Terapi për të qetësuar…
Dhjetë minuta “ sherr “ me vargun
“ Xhan… o shpiiiiirt “ shqip, jam gjalluar!…
留言