Lëndinë malli
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Jan 29, 2023
- 1 min read

Lëndinë malli
Fatmir Terziu
Lëndinë malli do të mbetet një varg. Pena
do të ngjyhet në mushtin e blertë,
në rrrënjë identiteti,
guri që bluan vetëm bereqet,
prej toke të situr lehtë,
poshtë një gërmimi të një lopate,
skicimi me laps,
koha e largët,
gjuha e dritës,
do të bëhen poezi e gjallë.
Çdo fjalë do të ngjyhet përfundimisht,
me petale trëndafili,
erë borzilok do të mbajë bajraku,
ku marin erë të gjithë poetët,
lëndinë shkrimi prej meraku,
bahçe, ose lulishte
ku thithin nektar bletët.









Enver Memishaj
Urime i dashur Fatmir. Jeni i njohur dhe i vleresuar si studjues e krijues, por veçanerisht me gazeten Fjala e Lire i beni shoqerise sone nje sherbim te shquar qe do te kujtohet gjithnje.
Fatmir Minguli
Poezi krejt ndryshe, ku ajo here kthehet ne lendine e here lendina kthehet ne poezi.
Halil Rama
Poezi brilante e Mjeshtrit të poezisë, prozës, publicistikës e kritikës letrare, Prof. Terziut. Vargjet e saj magjepëse ku reflektohet bukuria, malli dhe nostalgjia për vendlindjen, të mrekullojnë...
Neki Lulaj
Çdo fjalë me ështrat e mjegullës dhe ngjyrën e shpirtit i pikur në vargje ngjyrim kohë!
Selvi Pupuleku Canga
Very nice