top of page

... ky mik dhe aleat i madhe i shqiptarëve


Turqia ky mik dhe aleat i madhe i shqiptarëve

Nga Skënder Sadri KAPITI


E di se ky titull nuk u pelqen dhe do t’i verbojë islamofobët dhe turkofobët të cilët në shpifjet, trillimet dhe për urrejtjen që kanë për Erdoganin ata urrejnë Turqinë si shtet musliman por muslimanët shqiptarë. Erdoganin e urrejnë edhe llapaqenët nihilist, egoist politik e mediatik të cilët duke u nisur nga interesa personale dhe pushteti e “kritikojnë “ pse ai priti në mënyrë protokollare dhe kaq madhështore kryeministrin shqiptar. Po Ju them sinqerisht që nuk më pëlqen dhe jam kritik i Ramës dhe i qeverisë së tij, por ama ndjehem mirë kur një president dhe një shtet i fortë si Turqia pret dhe respekton në mënyrën më të mirë të mundshme Kryeministrin shqiptar dhe delegacionin qeveritar të kryesuar prej tij , ashtu sikurse ka pritur dhe reaspektuar edhe të gjithë të tjerët paraardhës të Edi Ramës si psh. Berishën , Nishanin , Metën etj.

Po rendis disa fakte për të treguar se cili shtet është më mik, më dashmirës dhe më i sinqertë për shqiptarët se sa Turqia:

1- Turqia ishte shteti i parë që lejoi lëvizjen e lirë dhe pa viza të shqiptarëve menjëhere pas rënies së diktaturës komuniste.

2-Turqia ishte shteti i cili në vitin 1997 pengoi dhe kërcënoi Greqinë me luftë nëse ajo do të ndërhynte në Shqipëri.

3- Po këtë ia ka bërë edhe Serbisë në vitin 1999, në kohën e luftës së Kosovës.

4- Turqia është mbështetësja dhe lobuesja më e madhe pas SHBA-ve për antarësimin e Shqipërisë në NATO dhe në fuqizimin , ndihmën dhe modernizimin e ushtrisë shqiptare.

5- Turqia është aleate strategjike e SHBA-ve ashtu si Shqipëria, dhe si e tillë ajo ka qenë kontribuesja e dytë pas SHBA-ve në NATO për clirimin e Kosovës

6- Turqia dhe Edogan janë të dytët pas SHBA-ve të cilët njohën menjëherë Pavarësinë e Kosovës

7 -Turqia është shteti i cili ka lobuar dhe lobon fuqishëm për njohjet ndërkombëtare të Kosovës, ajo është një avokate e shtetit të Kosovës në organizatat dhe organizmat ndërkombëtarë.

8- Askush dhe asnjë shtet tjetër nuk i është gjëndur me ndihma humanitare e logjistike Shqipërisë në ditët më të vështira se sa Turqia, kur vetë Turqia vuante nga pasojat rrënimtare të termeteve që kanë goditur Turqinë. Turqia është shteti kryesor i cili ka dhënë miliona euro ndihma Shqipërisë për të eliminuar pasojat e tërmetit dhe ndërtimin e 500 apartamenteve.

9-Turqia si shteti më huanitar në Botë, ishte shteti i cili në kohë rekord i dha ndihma mjeksore Shqipërisë dhe Kosovës në luftën kundër pandemisë së koronavirusit.

10-Katër pacientëve që pësuan djegie në qytetin e Ferizajt kanë mbërritur në Stamboll të Turqisë për trajtim të mëtejshëm. Me udhëzim të presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan,u një avio-ambulancë në Kosovë, për të sjellë 4 personat për trajtim në Turqi.

11-Turqia do të ndërtojë një spital modern në Fier dhe republika e Turqisë do të vazhdojë të ofrojë trajtim falas, për 100 pacientë në vit nga Shqipëria për ndërhyrje të vështira, që kanë nevojë për trajtim tejet të specializuar.

Pra këto janë disa fakte që vertetojnë miqësinë dhe sinqeritetin e Turqisë karshi Shqipërisë

66 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page