Kuzhnieri që ushqeu Enver Hoxhën tregon…



Kuzhnieri që ushqeu Enver Hoxhën tregon…


F. Terziu

Iu deshën katër vjet për të shkruar “Si të ushqehesh një diktator: Saddam Hussein, Idi Amin, Enver Hoxha, Fidel Castro dhe Pol Pot” përmes syve të kuzhinierëve të tyre, sepse disa nuk donin të flisnin. Kuzhinierit të Sadamit i duhej një vit bindës. Ndërsa kuzhinierit të Enver Hoxhës do ti duhej mosdeklarimi i plotë i emrit. Në këtë libër, i cili del në fund të këtij muaji, autori polak Witold Szablowski Szablowski pranon se ai ishte frymëzuar nga një kuriozitet i keq për subjektet e tij. Ai shkruan: ‘Çfarë hëngri Saddam Huseini pasi dha urdhrin që dhjetëra mijëra kurdë të gazoheshin? A nuk kishte dhembje në stomak?’

Witold Szablowski gjeti secilin kuzhinier nga e gjithë bota për librin e tij “Si të ushqehesh një diktator: Saddam Hussein, Idi Amin, Enver Hoxha, Fidel Castro dhe Pol Pot” përmes syve të kuzhinierëve të tyre. Dhe për Enver Hoxhën, se si ushqehej ai ka folur kuzhinieri i tij, që paraqitet me emrin Z. K.

Z. K - i cili nuk donte të jepte emrin e tij të vërtetë nga frika e hakmarrjeve, tha që puna e gatimit dhe ushimeve për ish-udhëheqësin komunist të Shqipërisë përfshinte një kontroll të fortë. Enver Hoxha ishte udhëheqësi kryesor i Shqipërisë nga fundi i Luftës së Dytë Botërore e deri në vdekjen e tij në vitin 1985.


Kuzhinieri mësohet nga libri, se u vu nën vëzhgim 24 orë, madje edhe kur ai vizitoi vendlindjen e tij, dy agjentë nga policia sekrete e kanë ndjekur nga pas. Peshkatarët që shkonin për të kapur peshkun për Hoxhën shoqëroheshin nga dy agjentë për ti kontrolluar edhe peshqit. Dy burra të sigurimit shoqëronin fermerët kur sillnin qumështin e lopëve, për t’u siguruar që asgjë nuk i shtohej qumështit.

Hoxha, i cili sundoi me një grusht hekuri për katër dekada dhe dërgoi 200,000 njerëz në kampe pune, internime dhe burgime politike, e donte ushqimin si të Gjirokastrës, qyteti ku lindi vetë kuzhinieri z. K. dhe kjo ishte arsyeja pse e mori punën si kuzhinieri i tij personal. Ai nuk lejohej t’i tregonte askujt, madje as gruan së tij, për cilën po gatuante.

Hoxha kishte diabet, që do të thoshte se ai nuk mund të hante më shumë se 1.500 kalori në ditë. Z. K. e dinte që nëse Hoxha vdiste, ai do të fajësohej - dhe do të ekzekutohej. Hoxha ishte trupgjatë, kështu që ishte e vështirë t’i jepje ushqimet e tij të përditshme me një dietë kaq të kufizuar dhe ai shpesh mbetej i uritur, gjë që kontribuonte në gjendjet e tij të këqija.

Për mëngjes ai kishte një copë djathë me reçel. Për drekë ai kishte supë me perime dhe një pjesë të vogël mish qengji ose peshk. Për më vonë, si zamër hante kumbulla të freskëta dhe për darkë hante kos. Nëse Hoxha ishte në gjendje të keqe zoti K. kishte gjithnjë gati një furnizim me ëmbëlsira shtesë, të bëra me sheqer diabetik.

Ai shkruan: ‘Në ato ditë Hoxha kishte nevojë për diçka të ëmbël. Do të ishte më mirë për të gjithë ne, për të gjithë vendin, nëse atij do t’i shërbehej diçka e ëmbël ".

Z. K. ka deklaruar se ai ‘jetonte në një gjendje të vazhdueshme frike’ dhe të gjithë kishin frikë se ‘një ditë Enveri do të ngrihej në një humor të keq dhe do të na dërgonte të gjithë në një kamp apo do të na vriste’. Kuzhinerja e parë e Hoxhës kishte vrarë veten dhe një tjetër ishte zhdukur në mënyrë misterioze

Z. K. vendosi të flasë me motrën e Hoxhës për të mësuar se si nëna e tyre përgatiste ushqim kur ishin të vegjël, si një mënyrë për ta mbajtur veten gjallë. Ajo funksionoi dhe ai i mbijetoi regjimit.

@copyright

65 views

Shkrimet e fundit