top of page

KUVENDI I DYTË I LEZHËS ?!!!



(kujtime të një pjesëmarrësi)


Nga Përparim HYSI


Sot më 2 mars 2002.mbushen plot 55-vjet nga mbajtja e këtij"KUVENDI" që u pagëzua më 2 mars 1967,në LEZHË.

U zgjodh LEZHA si "vend pagëzimi" duke bërë analogji me KUVËNDIN E PARË TË LEZHËS që është mbajtur më 2 mars 1444 dhe u pagëzua"BESËLIDHJA e PRINCËRVE SHQIPTARË" me SKËNDERBENË. U glorifikua me të gjitha"bateritë" ideologjike të kohës si një datë historike. I bëhej jehonë fjalës "historike" të Enver HOXHËS,më 6 shkurt 1967, që nuk qe historike jo dhe jo,por qe një plug ideologjik që u ngul dhe shkallmoi gjithë objektet e kultit në mbarë SHQIPËRINË nga VERIU dhe deri në JUG.JO vetëm kaq: shumë klerikë,sidomos KLERI KATOLIK, e pagoi dhe me cënimin e lirisë. Këto,ndjekjet e persekutimet e këtyre,klerikëve të të gjithë besimeve,dihen.Por unë do shkruaj se ç' ndodhi,me të vërtetë, atë ditë në LEZHË.

* * *

E vërtetë është se 2 marsi 1967 qe ditë e bukur dhe,gjithë LEZHA me fshatrat e saj, zbarkoi më tek mali i SHËNGJINIT. VInin me ato pak mjete motorike të kohës,sidomos me"ZETORA" dhe ca më shumë me karroca,Fshatrat e afërta vinin në këmbë,të organizuar siç jetonin në kooperativa. Kur shpatulla e malit u mbush sa nuk nxinte më,priteshin të vinin nga TIRANA.me domosdo, dhe të"mëdhenjtë e LEZHËS": sekretari i parë që ishte asi kohe,SEIT BUSHATI dhe kryetar i komitetit,më duket se qe SHAQIR DIBRA. Sido dhe,sado që po vinin turma-turma.burra,gra.të rinj e të reja.me veshjet e tyre karakteristike,si për festë.komisioni organizues,kish marrë masa që askush të mos ndihej si"jashtë kësaj feste". Duhej bërë një"farë nxemje",në mund të shprehem kështu, që pjesëmarrësit të mundë"përtypnin" më mirë "fjalët plot me bukë" të udhëheqësit. Unë qeshë një nga "lektorët" që bëja"nxemjen ideologjike" të një grupi të madh fshatarësh. Përfaqësoja "USHTRINË POPULLORE" dhe duhet që t'i zbardhja faqen Ushtrisë,po se po, por dhe faqen time si"lektor". Nuk kisha lënë MARKS e klasikë të marksizmit pa lexuar dhe pa e ngritur zërin mbi dy oktavë,kur citoja ata dhe,sidomos, nga fjala e shokut Enver, adrenalina e egos asnjëherë nuk më ka munguar,sidomos, në atë rini të moshës(sa kisha mbushur 24-vjeç),dhe,i mësuar dhe me ndonjë duartrokitje(kjo ndodhte kur recitoja),po prisja jehonën e sukseshme, befas, si një rrufe që bie në një ditë të kthjellët,dikush nga pjesëmarrësit, më sfidoi.

- Bukur,ushtar,- foli pjesëmarrësi. Ky qe një ardhës, veshur me një rrobë që sado e vjetër,qe mbajtur pastër. Më pëlqeu ky urim, por"pjesëmarrsi" vazhdoi:

- A vet e ke gatit atë"fjalë të bukur", a ta ka thanë komisari?

Po ku duroja unë që tjetri,aq më shumë një copë fshatar,zbritur nga MALI i KOLËS a i RRENCIT,të më sfidonte.

- Nuk kam nevojë të më thotë komisari,se jam me profesion mësues,- fola tërë mllef.

Por,tjetri as që e prishi terezinë dhe vazhdoi qetë-qetë,sfidën e tij:

- Ushtar,- tha ai,- a ban me u çue një fije në kambë? Kishte moshën e timeti dhe nuk kisha si ia prishja. U çova. - Rri drejt,ushtar.- komandoi ai. Tash që po rrin drejt, hapi krahët,ushtar! Dhe unë i hapa.- A e sheh,ushtar,- foli gjkaftohtë,- që ke le"kryq",ushtar? Tash dhe një porosi prej meje:- I thuaj komisarit,që kur fabrika të prodhojë farën e tokës,nuk ka Zot!!! Të gjithë ata që dëgjuan "leksionin" tim ia dhanë të qeshurit. Mua m'u duk sikur ky,"sfidanti",pati një kovë me ujë dhe ma hodhi mbi kokë. * * * Ndërkaq,filloi "festa folklorike": fjalime, betime, prishje "fejesash që në djep" dhe iu dha"dërma" besimeve të kota!!! Në fund, u shpall "promemoria e KUVENDIT" si mbështje plebishitare të fjalës së Enver HOXHËS. Kur"kuvendi" do shpërndahej, ca"vullnetarë" të flaktë bënë thirrje:- O burra,drejt e tek vila e DOM X... (më vjen keq që nuk i mbaj mend emrin). Aty me ata dhe ne,të ushtrisë dhe,domosdo, dhe unë,"lektori". Kushdo që është lezhian i moshuar,duhet ta mbajë mend mirë,vilën e atij kleriku nga LEZHA. Qe një vilë e bukur që,bëhej edhe më e bukur,nga një bahçe me pemë. Vila qe ,sa kalon urën mbi DRIN,në krahun e djathtë kur shkon për SHKODËR. Bahçja u mbush plot dhe,ndërkaq, u vu si para gjyqit:KLERIKU! Enkas e shkruaj me gërmë të madhe. -Dom,- foli një nga"vullnetarët",- mbi vilë paske një kryq. Hip tash dhe hiqe,se sot jemi betuar kundër fesë e ZOTIT. -Po ju,por jo unë, ai kryq tregon se sa i lidhur jam unë me ZOTIN. - Mirë,-tha një nga idhtarët,- ngjituni lart dhe hiqeni atë kryq. U ngjitën dhe me entusizëm, e përplasën kryqin përdhe.Ushtuan jehonat entuziaste dhe,sa pushuan hossanat, foli DOMI:- A e hoqët,a? I thoni partisë,se unë kryqin e kam"çetu" dhe me dorë shenjoi zemrën. Thanë që,qysh të nesërmen,atë KLERIKË aq të guximshëm e arrestuan.Kështu,kur po kthehesha në repart, më doli të"pirët".Së pari,më vuri poshtë një"copëfshatar" nga MALIKOLËS apo MALI I RRENCIT dhe ,së dyti,KY KLERIKU aq i guximshëm nga LEZHA. M'u kujtua një aforizëm dibrane, që ma tha, një oficer nga DIBRA. A e dinë si thomi ne,në DIBËR? Vajti Shyta për brina,por la dhe veshët në ta? Kështu më gjeti dhe mua.Por jo vetëm mua. * * * Nuk më zinte gjumi,pas atij "kuvendi" ku lashë dhe"veshët". Të nesërmen,zbrita në qytet (unë punoja në zyrën sekrete dhe liri-daljen e kisha pa kufi),kur ballas m'u shfaq një"zborist! që e nijhja dhe më njihte si"pare ekuqe". U ula me të për një kafe dhe i them: -Lac,alahile,kush qe ai"fshatari" që më çoi në kambë? Aj,- tha LACI,por aj.asht shenjt,or ti. Ia kanë heq "zhgunin" prej kohet.Ka qenë franceskan dhe asht AT ZEF PLLUMBI. Asaj kohe as kisha ndje për të,por që m'i rrëzoi"brinat" për tokë me gjithë veshë,nuk do ta harroja kurrë. Pa u liruar unë nga Ushtria (në dhjetor 1967), u hap lajmi në SHËNGJIN:- U arrestua një prift,si "agjent i VATIKANIT" dhe ky qe,ky "i nxemjes sime".

* * * AT ZEF PLLUMBI shkroi librin "Rrno për me tregue" dhe unë jo vetëm e lexova me një frymë,por shkrova një ese të gjatë për të:jo vetëm pse më hodhi atë"kovën me ujë të ftohtë mbi kokë",por në atë libër të AT ZEF PLLUMBIT gjeta dhe tre miq të mirë: GJENERAL GJIN MARKUN nga MIRDITA; profesorin e rusishtes në degën e gjuhës ruse në PEDAGOGJIKEN e ELBASANIT,VELKO SHQEPANOVIÇ nga MALI i ZI dhe doktor VOJO BILBILIA po nga MALI I ZI, GJENERAL GJINI ka patur shofer timvëlla,QAZIMIN dhe ka qenë mik i familjes; PROFESOR VELKOJA,një bukurosh në shpirt dhe një profesor ekselent,nuk më ka dhënë mësim,por disa herë luaja shah me të.U ndjeva keq kur e arrstuan si"agjent sërb"në vitin 1959. Doktor vOJOJA,ishte internuar në LIBOFSHË të FIERIT. Më ka shpëtuar jetën,në vitin 1955,kur bëri dy orë në këmbë dhe,jo vetëm më vizitoi,por më bëri dhe gjëlpëra. Jetën e kam nga ai. I shkrova të tëra në atë ese dhe,kur ndërroi jetë,franceskani i madh,ndjeva dhimbje. Nuk isha në SHQIPËRI që ta kisha takuar atë që më mundi në vitin 1967. Tiranë,2 mars 2022

17 views1 comment

1 Comment


E lexova me vëmëndje “Kummtesën e Përparim Hysit për Terririzmin Enverist të Klerit”; si terrorizëm i Teorisë Bolshevik të shpikur nga Lenini të Vrasjes së Njeriut nga Njeriu gjoja për të Ndalur Punën e Paguar të Njeriut për Njeriun.

Por faktikisht, Kleri i disa feve konfliktuale kryen një punë të vështirë profesionale, që me recitimet e formulave të miteve të shkruara në dogmat me shpirtra të komanduar nga Perendia dhe Djalli, qetson besimtarët e shumtë që s’dallojnë dot realitertin nga ëndërat turbulluese. Feja edhtë ilaç qetësues për besimtarët e paditur. Por mua më shqetëson shumë që një shumicë e madhe e intelektualëve janë influencuar nga frazologjia e tëvDrejtës së Besimit e Misbesimit dhe përdorin frazologji fetare për lindjet, martesat d…

Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page