top of page

Kushtuar gazetarit të talentuar


Vargje nga Viron Kona

 

         Fran Gjoka dhe Viron Kona

 

Kushtuar gazetarit të talentuar

           FRAN GJOKA, LEZHË

Fitues i çmimit “Publicisti i vitit 2023”

nga Bordi Editorial Ndërkombëtar

i gazetës NACIONAL

 

Gëzojmë për sukseset e miqve,

Gëzojmë për vlerësimet në jetë,

E meriton këtë çmim e vlerësim,

Frani ynë shpirt bukur, sivjet!

 

Dikur Frani i gazetës, “Mësuesi”,

Dje dhe sot i gazetës “Nacional”

Gazetar i kërkuar nga shtypi,

Frani ynë i ditur e shpirtbardhë!

 

Redaksitë ia përthithnin artikujt,

E kërkojnë i shprehin kënaqësi,

Mirësi përhap në jetë Frani ynë,

Plot dije, përkushtim e dashuri.

 

Frani ynë i mirë, ndër të mirët,

Fitoi tek e mirënjohura “Nacional”,

Te kjo gazetë e dashur për lexuesit,

Për vlerat dhe nivelin e lartë të saj.

 

Franit të urtë e të dashur në jetë,

I vlerësuar, origjinal në gazetari,

Atij dhe familjes Gjoka i urojmë,

Një vit plot gëzime dhe lumturi!

 

Tiranë, më 31 dhjetor 2023

30 views0 comments

Comentarios


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page