top of page

Kush prej nesh do të çonte fëmijën në shkollë të mësonte gjuhën Shqipe ...


Vasil Klironomi

Kush prej nesh do të çonte fëmijën në shkollë të mësonte gjuhën Shqipe nga “mësuesi” Arqile Gjata?

«Më pëlqen korektesa (korrektesa) në të gjitha llojet e marrëdhenjeve, (marrëdhënieve) disiplina në punë dhe sidomos sinqeriteti» - Shkruan me gabime ortografike në Facebook, studiuesi i gjuhësisë dhe i historisë Arqile Gjata. Jo se unë nuk bëjë, po ai thotë se ka studiuar në Institutin e lartë tre vjeçar në Shkodër për Gjuhë-Letërsi. Unë nuk e besoi. Po jap dhe një fjali tjetër të tijën me gabime ortografike «Çuditrisht (çuditërisht) zoti (z)Klironomi matet me Prof. Dok. (Dr.) ESHREF YMERI (Eshref Ymerin ) !..» Kush prej nesh do të çonte fëmijën në shkollë të mësonte gjuhën Shqipe nga “mësuesi” Arqile Gjata? Dikush mund të më kundërshtoi ose të më kundërvihet ashtu sinë Facebook ku Arqile Gjata për të më linçuar, ngriti fyerjet e Eshref Ymerit. Jo vetëm kaq, por merr në telefon persona të veçantë për të lexuar ato çka shkruan demagogu për mua. Më pëlqen korrektësia thotë, por unë përsëri nuk e besoj se po të ishte korrekt ,nuk do të ngrinte në Facebook vetëm prepotencës e të lartpërmendurit, por dhe protestën dhe argumentin tim. Arqile! Pse nuk e thua mendimin tënd me fjalët e tua? Ta them unë pse. Se ti nuk ke mendim që t’ i japi fjalës forcë. Pash dhe dëgjova intervistën televizive që ke dhënë në Kosovë. Në radhë të parë, për mungesë njohurish, nuk kuptoje pyetjet që të bënte gazetaria dhe së dyti, flisje katra - matra. Dhe kur të them se merr andej këndej për të mbushur fletët e librave e them me siguri dhe mund ta argumentoj. Ja p. sh. shkruan në Facebook – «Asgjë nuk lind, asgjë nuk vdes, por transformohet nga një formë në një formë tjetër.» –duke e bërë këtë thënie filozofike tënden. Një shtrembërim ky (i dënueshëm) i asaj që ka shkruar Anaksagora: « Asgjë nuk humbet, asgjë nuk krijohet, gjithçka transformohet.» Këtu filozofi i madh flet për reduktimin e realitetit tek materia. Jam i sigurt që nuk e ke lexuar filozofin e lashtë Grek , por e ke ndeshur këtë thënie të tijën në internet dhe e kalove pa e përtypur. Truri yt është i paaftë të mbart peshën e mendimeve të tilla. Arqile, vjedh! Dikush mund të thotë: Vasil (ose Vasilis, e thoni si të doni) pse je aq i prerë. Në shkrimin tim të fundit, unë i dhashë një ton zbutje fjalëve të mia duke pasur parasysh gjendjen e tij shëndetësore edhe pse më pati fyer duke më quajtur spiun, por kjo që bën në Facebook duke marr njerëzit në telefon dhe u kërkon të dhëna çdonjërit me shkrim për mua, është pabesi dhe më kujton kohët e errëta. Sa për spiunllëkun, nuk e kam pasur as në farë, as në fis dhe përpiqem me mish e me shpirt të mos e kenë as fëmijët e mi. Arqile mos më detyro të bëhem! Jo për njohuritë dhe bindjet e tua gjysmake në fushën e historisë, (se në Greqi ka demokraci dhe mund të thuash çfarë të duash dhe si të duash) por për një vjedhje më të vërtet dhe të dënueshme. Këtë të fundit e dimë mirë unë dhe ti. Pres të më kërkosh të falur për atë linçim të pabesë dhe të shëmtuar. Vasil Klironomi.



53 views0 comments

留言


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page