top of page

Kush ka të drejtë?!


Kush ka të drejtë?!

Fatmir Terziu


Është një popullore e urtë dhe e thukët: „Unë pres dru, e ti bën „Uh“ dhe morali i saj natyrshëm është mjaft i kuptueshëm edhe në rastin e shkrimeve. Edhe pse në mjaft raste na duhet „dashamirësi“ dhe „heshtje“ për hir të kulturës, në mjaft të tjera vetë „Heshtja“ dhe Kultura“ bëjnë regresin e progresin e kundërshtisë. Unë shkruaj. Ti komenton. Unë bëj letërsi. Ti bën „miqësi“ për të mos thënë „armiqësi“. Ore të lutem kush ka të drejtë?!

Të gjithë themi se e dimë se çfarë është më e mira. Në këtë rast jemi dy palë. A thua jemi të tillë? Sidoqoftë le ta quajmë se jemi… Të dyja palët na thonë se tjetra palë e ka gabim. Unë them se ne nuk duhet të luftojmë në kërkim të asgjësë. Lërini të dyja palët të provojnë rrugën e tyre dhe të shohim se cila do të mbijetojë.

Ju provoni ideologjinë tuaj dhe unë do të provoj filozofinë time. Kështu asnjëri nuk do t'i detyrojhet tjetrit.

Ju bëni atë që mendoni se është e mirë dhe unë do të bëj atë që funksionon për mua.

Ju mbani gjërat tuaja dhe unë do të mbaj të miat.

Atëherë mund të shohim se cila mënyrë funksionon me kalimin e kohës. Në sezonin e duhur, njëri prej nesh do të ketë të drejtë, ose ndoshta të dyja mënyrat do të funksionojnë, atëherë do të mendojmë, pse kemi shkruar, pse jemi shprehur, pse jemi lodhur, pse kemi luftuar edhe me fjalën tonë.

Pra, tani për tani, le të pranojmë të mos pajtohemi.

Ju shkoni në rrugën tuaj dhe unë do të shkoj në rrugën time.

Dhe kështu, vetëm kështu, ndoshta ne të dy do të gjejmë të vërtetën tonë dhe gjërat do të ecin mirë. Eh, nuk më rrihet pa shkuar përsëri tek popullorja…, ndërsa dëgjoj një lodhje nga larg, një lodhje që diku sapo ka filluar të bëjë „Uh“. Drutë e mia i kam prerë me kohë…

12 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page