Kush jemi? Çfarë klasifikohet si sulm paniku?


Kush jemi? Çfarë klasifikohet si sulm paniku?

Fatmir Terziu


Londër 2021. Arkivë. Dengje dhe pengje frymërash të ndryshme. Frymëmarrja dhe frymëikja jonë… një Botë që rrënkon.

Ndoshta është frymëmarrja që na ikën kur mendojmë për të kaluarën. Kur fshijmë sytë me të ardhmen. Por, mbi të gjitha kur picëllojmë vetveten mes mornicash me të tashmen. Ndoshta janë mendimet e tmerrshme që rrëmbejnë me zë të lartë nëpër kokë duke kërkuar që të shkruhen në lëkurë. Ose…, ose ndoshta është lëkundja e pandërprerë, ajo që vendos se mund të kontrollohet vetëm kur nuk është e nevojshme.

Lëkundja. Mospërqëndrimi. Mosvendimi. Mosvendosja…, pra e kundërta e asaj që shmang dhe përjashton një sulm paniku. Ajo që është e jona, e pronta. Prona. Vetvetja…. Ajo.

Ajo! Shkurt Ajo që na u gllabërrua. Ajo që duket se u harrua. Dhe vjen më pas tretja…

Ndaj, na mungon vetja. Më saktë vetvetja. Vetvetja, e ajo e jona, vetvevetja jonë që ka mbetur e vogël. E vogël. E mbrolët. Dromcë në ekulibrin e ekzistencës. Ajo që na tkurr. Na përhumb. Ajo? Kush jemi? a ishim 1912-ta? A jemi 1913-ta? A mnd të më thuash ti që na sheh me sy armiku? A mund të na e thuash ore Ti, e lum …o lum miku?! Çfarë klasifikohet si sulm paniku? Kush është kjo, ajo…?! Ajo nuk u frikësua nga fjalët, jo. Ajo jetoi e frikshme dje. Jo si ne.

Nuk më duket se na intereson. Interesimi dhe interesantja nuk janë një gjë. Të bërtiturat në mendjen tonë, nuk mund të mbyten nga muzika e natës së vonë. Nuk mundet të ndodh e të përsëritet më. Të harrohet. Sikurse ka ndodhur, ndodh dhe kur kujtohet, dhe kur kujtohemi. Presidenti i Republikës së Shqipërisë, SH.T. Ilir Meta mirëpritet nga qindra arbëreshë në Piana degli Albanesi dhe heshtja duket se shtohet. Heshtet?! Edhe pse dihet se tretet. „Të forcojmë lidhjet. Kjo trashëgimi meriton të mbrohet nga UNESCO!“ - Thotë kreu i vendit. Por kjo nuk duket se është e para dhe kryesorja e rendit.

Kreu i Shtetit u mirëprit nga qindra arbëreshë. Ata kishin dalë në sheshin qendror të komunës dhe pas përshëndetjes së përzemërt me ta dhe më pas u stacionua në sallën e Këshillit Bashkiak, nga kryetari i Bashkisë, z.Rosario Petta si dhe me kryebashkiakët e tjerë të Rajonit. Presidenti Meta pasi vuri në dukje se ndihej i lumtur që po vizitonte Piana degli Albanesi, kryeqytetin e arbëreshëve, si edhe i privilegjuar që ndodhej në qytetin e krijuar pesë shekuj më parë nga familjet shqiptare, fisnikët dhe të afërmit e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastroti Skënderbeut, mbajti edhe një fjalë përshëndetëse.

“Këtu është ruajtur figura e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriotit, kultura shqiptare, gjuha, feja, riti bizantin, veshjet tradicionale, zakonet, muzika. Arbëreshët ishin nismëtarë të Rilindjes sonë Kombëtare. Ne krenohemi që gjuha arbëreshe flitet nga tërë bashkësia dhe përdoret në gazeta, shkolla dhe radio. Këtu lindi letërsia arbëreshe, një proces vendimtar për historisë letrare të Shqipërisë. Për më tepër se pesë shekuj me radhë, arbëreshët mbajtën gjallë identitetin shqiptar. Hora e Arbëreshëve është një model integrimi dhe shërben si një urë lidhëse e fortë midis dy popujve përtej Adriatikut duke na paraqitur një model për marrëdhëniet e shkëlqyera midis Italisë dhe Shqipërisë.” - theksoi Presidenti Meta.

Po tjetra? E vërteta është ende tek heshtja. Përfjetja. Harresa. Kush jemi? Çfarë klasifikohet si sulm paniku? A kemi të paktën ndonjë gjindje pa dhimbje në Histori, ore lum miku? Ndaj Buzëqeshni! A do të ndaloni së buzëqeshuri tashmë? Sigurisht, ja që nuk mundemi. Po qeshim. Buqëqeshim me jetën dhe kuptojmë sa intensive është momentalisht.

E shoh me sytë e lodhur nën një thjerrëz. Unë mendoj se kjo përgjigje nga kjo arkivë mund të trembë disa njerëz.