Kush do ti mbrojë ata?!
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Mar 6, 2023
- 4 min read

Kush do ti mbrojë ata?!
Fatmir Terziu
Këto pyetje e mjaft si këto kanë humbur rrugëve të emigracionit. Kanë destinacion të thyer, të trazuar, të nëpërkëmbur. Dhe ja që janë këto pyetje, duam, apo s'duam ne. Ato ekzistojnë, sikurse ekzistojmë dhe ne. Pra, a mund ta mbani mend takimin tuaj të parë romantik të vështirë si adoleshent? Hera e parë që dikush ju preku me flirt? Hera e parë që ke puthur dikë? Këto janë rite kalimi, që pothuajse çdo adoleshent i përjeton. Dhe megjithëse mund të jetë nervoz për një të ri të papërvojë të bëjë hapin e parë, është mënyra se si ne të gjithë mësojmë, djem dhe vajza, për kufijtë dhe leximin e shenjave sociale. Shenjave sociale, kulturore, tradicionale, ato të përvjellura nga Tjetri dhe mjaft të tjera që tashmë kanë një destinacion alarmues. Alarmues në Dhéun amë, alarmues në rrugëtimin me dhe pa destinacion, e për më shumë denigrues nga politikëbërësit dhe OJQ-të që marrin miliona në këmbim projektesh. Aq më keq për ministrinë apo ministritë që duhet të bëjnë punën parësore për bijtë dhe bijat. Etaksapaguesve, me të cilat marrin rrogat e tyre.
Kjo, pra, ose dhe aq më keq ose të paktën ishte dikur. Shumë shpesh sot kjo periudhë e eksperimentimit rinor po prishet nga politika e ngjeshur e botës që na rrethon, e asaj politike që kurë nuk ka një sy e një vesh në këtë problem, por që e bën këtë problem, që e rrëndon. Si rezultat, ajo që dikur konsiderohej sjellje krejtësisht normale për djemtë adoleshentë tani po riinterpretohet në një dritë të keqe. Ikjet dhe largimet, produktet e mëdha të konsideratës „qejf“ shkojnë më tej se ajo që prodhohet dhe mendohet të prodhohet si produkt kulture.
Dhe ndërsa këu në Ishullin britanik përditë e më shumë ngrihet zëri për kalimin e paligjshëm të kanalit, ku theksi vihet tek të rrinjtë e adoleshentët shqiptarë, ata që vijnë me gomone duke rrezikuar jetën, por dhe tek ata që janë për arsye të tjera, askush nuk e ngre zërin atje ku duhet të ngrihet, pra në Dhéun amë. Po shikoj që jetët e këtyre djemve po shkatërrohen nga një ndryshim i tepruar kulturor… në vazhdën e terminologjisë kundër tyre… ngarkesa e rasteve që nga propaganda, procesi i azil-kërkimit dhe deri tek refuzimet e më pas tek ajo që shkruhet dhe thuhet se të gjithë kanë humbur, ose janë strukur diku të kalojnë adoleshencën me frikën e dyfishtë. Dhe harrojmë të ngrejmë zërin tonë, harrojmë të themi se dhe djemtë e tillë fat-udhës kanë nevojë për mbrojtjen tonë.
Si për të vërtetuar pikëpamjen e shtruar në një mjedis të tillë, gazeta britanike „The Times“ botoi një artikull shqetësues disa javë më parë, të shkruar nga babai i një djali 14-vjeçar. Jeta e djalit u përmbys pasi ai u akuzua për ‘prekje të papërshtatshme’ në shkollë. Ai kishte vënë dorën mbi gjunjët e dy vajzave, në ato që mendonte se ishin ndërveprime krejtësisht konsensuale. Dhe ky djalosh kishte prindërit e tij këtu, kishte mësuesit e tij këtu, nuk ishte emigrant, nuk ishte pa nënë e pa babë, nuk ishte i ikur nga frika e kthimit, as i zhdukur në sekretin e përditësisë, por një problem që priti zërin dhe produktin e zërit në media. Thuhet në këtë shkrim se një nxënëse tjetër femër i pa të dyja 'incidentet' dhe u tha njerëzve të tjerë se djali kishte 'prekur' vajzat. Kur mësuesit e tij e kapën këtë, prindërit e tij u thirrën për të parë drejtoreshën dhe djali u pezullua.
Babai përshkruan se ishte i tronditur nga trajtimi i ashpër i shkollës ndaj djalit të tij. Prindërit e tij menduan se ishte një keqkuptim i vogël për të cilin djali do të kërkonte falje dhe më pas do të vazhdonte. Por kjo nuk ishte pikëpamja e shkollës. Prindërve iu tha se djali i tyre ishte fajtor për "ngacmim seksual" dhe do të raportohej në polici dhe shërbimet e mbrojtjes së fëmijëve. Me sa duket, më shumë vajza kishin bërë akuza kundër tij, të cilat ai i mohoi plotësisht. Babai e përshkruan situatën si ‘kafkiane’, sepse shkolla nuk pranoi as t’i tregonte djalit atë që dyshohet se kishte bërë.
Kjo është në një rast të debatueshëm, ndoshta dhe problematik e të dënueshëm, por ai djalë i kësaj mediaje, i këtij problemi, ka babain, zërin e tij, ka prindin, zërin prindëror, ka nënën dhe zërin e saj, ka moshën dhe vendin e vetë. Ai, Tjetri, ai emigranti i ardhur me gomone, është nën moshë, ka adoleshencën e tij në një botë të ngarkuar me lakuriqësi teknologjike, mediale, sociale dhe natyrisht nuk ka prindërit afër, as nënën dhe babanë, e ai gjykohet për rastin tjetër, atë të kalimit me gomone në kanalin midis dy shteteve dhe në një rast të tillë kur zëri mungon, Zoti i rruajtë mendttë e këtyre djemve dhe adoleshentëve! Kush do ti mbrojë ata?! Deri sa të mbushin tetëmbëdhjetë vjetë ata më shumë se kurë dhe ligjërisht kanë nevojë për një nënë e një baba, edhe pse ky shtet për shumë e më shumë për ata. Duke i strehuar, përkujdesur, vendosur në familje përkujdesëse e më tepër me një ligj që i mbrion dhe i ndihmon. Po atje tej ku Dhéu amë nuk i mban pse askush nuk bëzan?
Comments