Reciprociteti është respekt dhe njohje e ndërsjelltë. Marrëdhënie apo marrëveshje reciprociteti kanë kuptimin dhe praktikën e barazisë, pa imponime, pa paragjykime dhe të barabarta; si dhe detyrime e të drejta reciproke.
Politika e reciprocitetit eshte barazi por edhe bashkepunim e vartësi reciproke në lëmenj e fusha të ndryshme ndërkomunitare e ndërshtetërore si ekonomike, tregtare, politike, shtetërore, akademike, kulturore, sportive etj. Kur këto ralizohem seriozisht nga dy shtete të cilat edhe nëse nuk e kanë njohur deklarativisht njëra-tjetrën, por kur zbatohen ato si të drejta e detyrime ndëmjet palëve atëhere ato i paraprijnë edhe njohjeve reciproke deklarative ndërmjet shteteve.
Kjo përbën de fakto njohje ndërmjet shtetesh. Me reciprocitet kuptohet e thënë edhe drejtpërdrejt se: “do të sillem ashtu sic sillesh”, “do të respektoj ashtu si respekton, do të toleroj aq sa toleron, do të njoh ashtu sikurse edhe duhet të më njohësh”.
Politika e reciprocitetit ka të bëjë edhe me liritë dhe me standardet e pakicave dhe minorteteve kombëtare që jetojnë në vëndet respektive fqinjësore. P. sh. aq liri e të drejta që duhet të ketë minoriteti serb në Kosovë, po aq të drejta duhet të kenë edhe shqiptarët e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit. Shqipërisë gjithmonë i ka munguar politika e reciprocitetit gjatë këtij tranzicioni. Ajo nuk ka kushtëzuar asnjëherë marrëdhëniet e saj me fqinjet në mbrojtje të lirive e të të drejtave kombëtare të shqiptarëve në trojet e tyre. Madje edhe shqiptarët e Kosovës politika e Tiranës në tërësinë e saj ajo i ka parë e konsideruar ata si minoritet derisa Kosova luftoi dhe fitoi Shtetin e vet. Dhe po kështu Shqipëria ka qenë e para e cila edhe e njohu shtetin e Maqedonisë pavarësisht se shqiptarët atje trajtoheshin si qytetarë të dorës së dytë në regjimin shovinist të Gligorovit. Po ashtu Tirana kurrë nuk i kërkoi Greqisë liri e të drejta për shqiptarët e Çamërisë, nuk kerkoi per ta, ato të cilat Shqipëria ua ka dhënë minoritarëve grekë në Shqipëri. Edhe sot Shqipëria, politika e sotme e saj tregohet inferiore ndaj Serbisë e Greqisë. Prandaj politika e reciprocitetit e Albinit, përkrahur edhe nga Vjosa është politika e cila i ka munguar politikës shqiptare. Pra me reciprocitet në marrëdhëniet Kosovë-Serbi kuptohet kjo që: politika shqiptare e Prishtinës do t’i përgjigjet Serbisë me të njëjtën “monedhë”, ashtu si e meriton.
Nga Skënder Sadri KAPITI
Comments