
Vështrim mbi vëllimin poetik “ Rrugëtimi “ me autor: Meleq Kapllanaj
Zakonisht , kur më dhurojnë libër ,gëzoj.., sikur më japin gjë të çmuar ,pastaj e kthej , rrotulloj, kaloj dorën sipër ,tamam si fëmijë. Këtë kënaqsi ndjej për çdo libër ,por gazmendem më shumë ,kur janë nga letërsia artistike. Sot më ra në dorë vëllimi poetik me titull sa i thjeshtë aq dhe ndjellës për lexim : “ Rrugëtimi “ i krijuesit Meleq Kapllanaj nga Kanina e Vlorës.
Librin, si e kqyra mirë e mirë instiktivisht e hapa , dedikimi i autorit ndaj meje, ndjeva kënaqsi. Kureshtja më dha indicje të vazhdoj shfletimin . Lexoj në faqen tjetër nga Brenda, emra që kishin bërë emër në fushën e letërsisë artistike, ishin marrë seriozisht me këtë vëllim poetik . Seriozitet të cilin e mora si një publicitet të vogël ndaj librit. Edhe pse unë e njihja artin e të shkruarit të Meleq Kapllanajt , pasi ai ka lëvruar në disa habitate qysh në vitin 2003 e deri më sot ku po qëndrojmë në vëllimin poetik “ Rrugëtimi “.

Qysh në faqet e para ndjej se autori ka një vlerësim maksimal për lexuesin dhe I kërkon atij një bashkëbisedim të ngrohtë duke ia bërë të ditur , se, ku e gjen frymëzimin dhe ç’e shtyn të shkruaj. Autori me një sinqeritet shpitëror e ligjërim të thjeshhtë nuk e lodh fare lexuesin , por e fton të lexoj , marrë kënaqsi , dhe reflektoj ndaj shpirtit të tij.
Kështu leximi dhe përfundimi i vëllimit poetik me titull metaforën jetësore “ Rrugëtimi “ të krijuesit Meleq Kapllanaj , veç kënaqsisë estetike ,më dha dhe indicjen të bëj një kqyrje modeste nga ana teorike të temave dhe vargut poetik të autorit,sa mban formimi im.
Lënda e këtij vëllimi është e ndarë në 5 cikle poezishë të emërtuara si më poshtë :
1. Natyra dhe vendlindja
Këtë cikël autori e fillon me poemthin me titull “ Kanina “, ku tregon dashuri dhe adhurim për vendlindjen e tij me fame të madhe kohore dhe historike . ndër vargjet e këtij cikli derdhet shumë natyrshëm bukuria natyrore dhe tradicioni jetësor i vendlindjes së poetit. Meleq kapllanaj i dashuruar marrëzisht me vendlindjen në rrugëtimin e tij poetik , fton lexuesit nëpër fushat, kodrat , pllajat , baçet me ullinj, gurgullimave të burimeve ,përrenjve, rrigicave , lagjeve të Kaninës së lashtë. Për të na dhënë më shumë emocion ,por , edhe bërë më shpirtëror vargun e tij ,ai ka titulluar, pothajse çdo poezitë këtij cikli me toponimet dhe hidronimet e vendlindjes. Adhurimi për vendlindjen tek poeti bën që të lind dhe pranoj me dashamirësi mburrjën për vendin meme e shprehur qartë tek poemthi hyrës me titull:” Kanina “
Me historinë që ke shkruar
Më jep të drejtë të të mburr.
2. Joshjet e jetës
Ky cikël na tregon anën romantike të autorit . Ashtu siç tregon elokuencë në të shprehur në të gjitha drejtimet jetësore Meleq Kapllanaj di ta sjell me shije të hollë, elegancë dhe fisnikëri ndjenjën më hyjnore të dashurisë. Ai as nuk shtiret dhe as e zmadhon por përciell emocion që rrok lexuesin në emocion dhe e bën t’i fiksoj përmendësh vargjet. Nga ky cikël do të veçoja një katrenë nga poezia e parë me titull: “ Unë, ti dhe dritë e hënës “
Faqet bërë manushaqe
Gjuha jote njomështirë
Pika djerse nëpër faqe
Djersa të vjen erëmirë
E folura e poetit e drejtëpërdrejtë,nuk lë kohë për hamendësime , kuptueshmëria dhe emocioni gjejnë vend tek çdo lexues, qofshin këta të kujtdo niveli..
3. Poertret
Në këtë cikël poeti përsiat figura dhe karaktere me vlera që kanë lënë gjurmë në rrugëtimin jetësor të tij. Vlerë është dhe kjo për një krijues që shkruan e derdh në vargje , portrete të vlefshme për ardhmërinë.
4. Rrugëtimi
Ky cikël nën titullin jetësor metaforë , mund të them se përmbledh gjithë filozofinë jetësore të autorit. Vargu ngjesh gjithë përvojën jetësore me të mira, të kqia, arritje dhe dështime të këtij rrugëtimi jetësor, nëpër të cilin ka gjarpëruar jeta e tij. Autori u këndon vlerave , lindjes , martesës, vdekjes , pra ai , me penën e tij cek të gjitha eventet kryesore të jetës. Ai është koshient si për jetën dhe për vdekjen dhe aludon ,për sa më shumë vlera njerëzore . Pra atorin e karakterizon shpirti human, optimizmi dhe dashuria e pakufijshme për jetën.
5. Veset –gjëmbat e jetës
Në këtë cikël autori ka rrëmbyer shpatën “ Demokleut “ dhe kritikon të gjitha fenomenet negative. Ai nëpërmjet vargut kritikon , ambiciozin, karieristin, dyfytyrshin , materialistin hipokritin, mashtruesin e shumë fenomene negative që sipas tij kalbin shoqërinë njerëzore, pa harruar ndërgjegjësimin e rinisë për guxim e kurajo.
6. Dy fjalë për stilin e të shkruarit të krijuesit Meleq Kapllanaj
-Autori karakterizohet nga një shpirt lirik.
-lirika e tij cek të gjitha fushat e jetës
-vargu më shumërrëfen se shpreh
-strofa tradicionale – katrena
-dominon vargu tradicional 8-rrokshi
- rima e puthitur dhe e alternuar
-vargu ka muzikalitet dhe ndërtuar nën ndikimin e këngëzimit popullor
- dominon krahasimi , metafora( figurat letrare )
- leksiku , standart , dialektor ,mbart dhe disa arkaizma turke
Ky është një vështrim modest, gjithmonë…., sipas formimit tim. Dhe së fundi nuk më mbetet gjë tjetër , vetëm ta uroj poetin Meleq Kapllanaj njëkohësisht edhe mësuesin tim të fizikës Jetë të gjatë dhe librin e radhës!!!!!
Natasha Fejzaj ( Limaj ) 29. 01. 2021
Comments