top of page

KURESHTJA FËMIJËRORE


Vullnet Mato

KURESHTJA FËMIJËRORE Nipi im, kur sapo kish dalë në jetë, bënte pyetje, që më vinin në siklet: Pse njerëzit, ikin për fare nga jeta? Pse përrallat, nuk janë të vërteta? Pse Dielli nuk kthehet të eci prapa? Pse Hëna del, vetëm kur vjen nata? Pse yjet natën nuk flenë gjumin? Pse deti nuk ngopet, kur ha lumin? Pse peshku në ujë laget e nuk ftohet? Pse aeroplani, nga lart nuk rrëzohet? Pse pleqtë në gojë s’kanë dhëmbë? Pse kafshët kanë të gjitha katër këmbë? Pse gjeli i kërcen përsipër pulës? Pse xhaxhi, i kafshon tetës buzën? Pse martohen njerëzit kur rriten? Pse qentë, me njeri-tjetrin ngjiten? Pse një gocë, te plazhi, kur ishim, ulej në gjunjë, sa herë bënte çiçin? Pse në mbathjet e saj, nuk kishte, bibilushin, që tek mua po shihte?… * * * Dy gjinitë, i shpjegova, duke i thënë: Vajza ndryshon nga djali, se bëhet nënë... Po ti, mor bir, tani s’ke pse habitesh, këto gjëra do t’i mësosh, kur të rritesh! Kur u bë adoleshent, një ditë më thotë: Ti gjysh, për disa gjëra, ia ke futur kot, unë ato, qëkur isha i vogël, i kam mësuar, celulari dhe televizori, m’i kanë treguar!…

18 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page