top of page

KUR ZEMRA TË BËN BLLOK

Updated: Apr 19, 2022


KUR ZEMRA TË BËN BLLOK

Vladimir Muça I këpute kavot e pasarelës Kur vështrimet i lidhëm sy me sy, Atëherë lumi i ndjenjës n'a rrëmbeu E lumëshpirti vërshoi me dlirësi.


Ndonëse në shpirt më je kudo Unë mbytur jam në tëndin sy, Në qiellharresë akoma shoh Një lulegonxhë me aromë besimi.


Më shurdhe në heshtje virtuale, Fytyrën trete te tjetër shok, Tjetër zemër me fytyrë Circeje Mbi brigje ngritur, e bëre stok.


Lumin në rrjedhën e gulçuar E shterr veç zjarri i shikimit tënd, Se urëpasarelë tmerrësisht rrëzuar Nga pritja e gjatë u ndryshk, u shemb.


Vjen një ditë e di, s'më ndjen Të qëndroj afër si vëlla, si shok, Se Halley kometë më nuk vjen, E zemra e lodhur, të bën bllok.


Se Ti i këpute kavot e padarelës Që lidhnin dy brigje të dëlira shpirti, Lumi i ndjenjës në dallgët e jetës Si në facebok mureheshtje ngriti.


BOTË ZHGËNJYESE

Më mbyti kjo botë me halle, S'më mbeti në shpirt asnjë profet; Veç xhindet më hedhin valle Si qënie të reja, nga tjetër planet.


Pas çdo dite ëndrrat e reja Si kllounë më vijnë, brithyer në skaj; Grinden shenjtorët si njerëz pa ndjenja, Si shenjti djall në ikonostas.


Zë arratiset nga shpirti mirësia, Paraja zë vend, si më me vlerë, Zbritën xhindët nga gjithësial Shaluar si Zoti, mbi rrufetë.


Ç'daulle më ndjek në këtë funebër, Brinjëthyer,shpirtbosh në këtë soltic?!! Zhgënjimi, lugat m'a mbyti ëndrrën Me metafora të reja, si zogu mitik.


S'E DIJA MËKAT

Mbi qerpik të shkrova kujtimin, S'e dija që po bëja mëkat; Ky rimel s'tu nda ndër vite, Si puthje adoleshente, e pa fat.


Ëndrra rinore në lukthin e grykës, Verem na mbeti fat i rinisë, Jeta si mjeshtër i shpirtgrafikës Mbi ne shënjon veç bardhë e zi.


Mbi çadër shpresash pika shiu Në shpirt trokasin si ngahera. Një nyje shprese lidha shpirtit, Të mbaj zgjuar kujtime të tjera.

7 views0 comments

Comentarios


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page