top of page

Kur vargjet i shkruan një grua

Teuta Dhima


Nga Gladiola JORBUS




Vëllimi poetik ‘’Lus tokën’’ shpaloset para lexuesit si një panoramë e qëndisur me emocione, lajtmotive dhe mbresa që të mbështjellin me tisin e dëlirësisë. Aromë malli që vjen nga toka e ngrihet përdëllyese gjer në qiell. Poezia e Teuta Dhimës është gruaja që lind jetën, fjalën, dashurinë, dhembshurinë, vargun shumëngjyrësh; është muzë, perëndeshë, fëmijë i çiltër, det e ëndërr.

Vargjet e mbushura me shpirtin e bukur e të pasur poetik të autores, frymësojnë nga ambivalenca, kurse përmbysjet hyjnore telurike, përgjojnë jehonat e thella, që lënë gjurmë që ngjasojnë me thënien apostolike të poetes par excellence Alda Merini ‘’...se poetët nuk mund t’i kapni dot, pasi ju rrëshqasin midis gishtërinjve’’.

Ky vëllim është thirrje e zjarrtë, fati i veshur me petale, kujtime, perëndime diellore, lot, krenari, valë të ngrohta, zogj, përqafime munguese; është ekstaza shpirtërore që ashtu si vetë jeta njerëzore nuk ka çmim.

E si mund të ndodhë ndryshe, përderisa vargjet i shkruan nje grua?!

93 views1 comment

1 commentaire


Dhimiter Xhoga
Dhimiter Xhoga
01 juin 2021

Emri e mbiemri sa formulimi i ketij shkrimi sa fotografi e POETES flasin vete. Lum kush kontakton me te qofte dhe ne liber. m,e kete mbyllie prefektel *E si mund te ndodhe ndryshe ,perderi sa vargjet,i shkruan nje grua. Mbrodhesi kesaj; KRYEGRUAJE! (do te doja dhe fotpgrafime e autores se shkrimit Gladiola JORBIS.. qe i uroj suksese-* fjale pake e shprehur shume*.

Toronto 01-06-2021 85 vjecari qe mos e pste te fundit koment- Guri Naimit D.

J'aime

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page