KUR TITULLI VJEN SI VLERË E KRIJIMTARISË ME KONTRIBUTE KOMUNITARE



=TIMO MËRKURI ZYRTARIZON QYTETARINË ME KRIJIMTARINË E TIJ=

Nga Agron MEMA

Ka kohë që krijimtaria studimore e e Timo Mërkurit, jo vetëm që zgjon kërshërinë e lexuesit me qasjen e fakteve dhe ndodhive të panjohura, por sjell edhe një informacion të pasur kulturor, një panoramë mbi traditat dhe momentet kyçe të historisë shekullore të bregasve dhe Bregdetit. Një informacion i mirëstudjuar i erozjonit mbi lëvizjen e popullsisë dhe noktruntet historike mbi luftrat heroike për mbrojtjen e trojeve dhe vatanit, emra kapedanësh që parakalojnë në fantazinë e lexuesit me projeksionin e së vërtetës, kapedanë me pamje krenare dhe madhështorë e luftarake me triumfin e fitores deri në përmasat e heroizmit. Timo ka botuar edhe botime me përmbledhje të krijimtarisë folklorike të Bregut, ka krijimtari proze e poetike me një larmi tematike me ndjenjë dhe humor tipik bregdetar. Krijimtaria e tij është botuar e përkthyer edhe në Kosovë e vendet fqinjë dhe kanë pasur një jehonë e tërhequr vëmendjen e kritikës shqiptare dhe asaj të huaj.



Krijimtaria e Timos nuk mbetet në kornizat e vlerave materjaliste, por në ato të vlerave të mirëfillta artistike. I përshtatet klimës artistike dhe zë vendin e nderuar në odanë e dhomës së krijuesve sarandjotë e më gjerë. Timo përpiqet të zbulojë formën e së bukurës, të krijojë sipas ligjeve të së bukurës. Nëpërmjet vlerave artistike që ka krijuar ka një profil të tijin krijues sidomos me “fjalë të urta”. Krijimtaria e Timos është e gjerë dhe ka shumë vlera dhe kjo i jep rëndësi që arriti deri tek marrja e titullit “ Nderi i Himarës". Krijimtaria e tij ka dhe një karakter sintetikë, popullor e kombëtar. Përfundimisht pasqyron me gjuhën e artit jetën e popullit, punën dhe luftën e tij, përpjekjet e tij gjatë shekujve, mendimet e ndjenjat e tij. Dhe këtë Timo e bën me mjete artistike që di t’i përdorë përsosmërisht. Por dhe me një gjuhë karakteristike popullore.

Sarandë; 17-11-220




12 views

Shkrimet e fundit