top of page

KUR TË VËRTETAVE U HIDHET DYSHIM EDHE NGA INSTITUCIONET SHKENCORE!


Fahri Dahri



Përshëndetje profesor Eshrefi!.

(Një dakortësi me shqetësimin përballë mashtrimeve ndaj të vërtetave historike dhe shkencore)!


Ju drenjtohem juve, mbasi lexova shkrimin tuaj tek gazeta "Fjala e lirë", me titull: "Nderim për një studjues me autoritet shkencor". Si përherë i saktë, objektiv. Por shkrimin po e përqëndroj kryesisht tek kritika juaj e drejtë ndaj problemeve dhe shqetësimeve që shkaktojnë të punësuarit e emëruar militantë partish në Institucionet më të larta të diturisë dhe mënçurisër dhe jo vetëm në ato. Jam i të njëjtit mendim me ju, jam i trishtuar për kurajon dhe ndërgjegjen e tyre që e zbresin në tregun e pavlerës së dijes, kur, megjithëse edhe të vertetat dihen, ky fakt më habit shumë.

Njohja me shqetësimin tuaj, të cilin e shprehni me komentin, më nxitën që krahas dakortësisë, të sjell tek lexuesit edhe pjesë nga studimi i të vërtetave të fshehura, të harruara me ose pa qëllim, apo te "mbuluara" nga furtunat e gjata kohore.

Në këtë trajtesë të shkurtër do sjell argumente faktike, ku hidhen poshtë dyshimet, apo mashtrimet e qëlimshme, të disa prej pseudo histotianëve, midis tyre për fat të keq edhe një ish kryetar i Akademisë së Shkencave të RSH dhe jo vetm ai, kanë hedhur në dyshim të folurën e banorëve të Epiritt. Kur e vërteta e gjuhës së folur të banorëve të Epirit, edhe para shekullit V para Krishtit që quhej Thesproti, ishte protogjuha jone - shqipja.

Thesproti/Çameria është një e vërtetë e pa diskutueshme e shtritjes së etnisë shqiptare. Prandaj ortodoksia greke i ka shpallur luftë shfarorëse.

Le ta themi që në fillim, sipas logjikës dialektike:

Për të tre fiset: kaonët, thesprotët, mollosët, të cilët jetonin në territoret e tyre që, mbas shek.V dhe IV pes quhet Epir, të gjithë historianët apo dijetarët e lashtësisë, të mesjetës apo dhe të kohës moderne, kanë deklaruar se popullsia e këtyre tre fiseve flisnin gjuhë "barbar"l dhe asnjëherë nuk është deklaruar se flisnin greqisht. Dhe gjuha "barbare" e atij populli, në hapësirat territoriale të para Epirit dhe deri sot e kësaj dite, ka qënën dhe është gjuha shqipe, e vërtetuar kjo me vijimësinë e pa diskutuar të të folurës së banorëve të Thesproti/Çamërisë. Kur ky realitet dihet, atëhere pse hidhet dyshimi? Mesa duket (e lëmë konspiracionin) "mendja" e dyshuesve nuk arrin të rendisë ngjarjet me kohën dhe vendin, duke mbetur në kaotizëm.

Nuk është sfidë, as për disa akademikë, apo kushdoqofshin, por është për të vërtetën absolute që duhet të thuhet dhe shkruhet. Nëse duan mos ekzistencën e rajonit të Çamërisë, e cila është vazhdimi më jugor i territorit etnik shqiptar, gjë për të cilën insiston qëllimshem dhe forcërisht shteti Grek, atëhere le të vazhdohet me alibira oreksesh. Por Çamëria, në pozicionin gjeografik dhe rëndësinë historike me Zeusin ne krye, i ka ndalur dhe do ti ndale "rrufetë" dhe "tsunamet".


a) Lidhur me Dodonën, e cila bashkë me Delfin, kanë qenë dhe janë dy faltore pellazgjike.


Nga Straboni kemi informacion të shkruar dhe lexohet qartë: “Orakulli i Dodonës, sipas Eforit, është ndërtuar nga pellazgët. Për pellazgët flitet se kanë qenë më të vjetrit nga të gjithë ata popuj që kanë sunduar në Helladë. Hesiodi thotë se Dodona dhe Lisi ishin qendra e pellazgëve”.

Herodoti (lindur rreth vitit 484 p.e.s.dhe ka vdekur në vitin 425 p.e.s.) thotë se në kohën e tij në Epir ishte akoma i gjallë kujtimi i banorëve të dikurshëm pellazgë, të cilët kishin ardhur këtu nga Thesalia kufitare. (Sqarim gjeografiko- historik: Sipas historianëve të lashtë, Thesprotia përfshinte edhe hapësirën territoriale të Thesalisë, e cila është populluar nga emigrimi thesprot, bile quhet si e lindur nga Thesprotia). Ky fakt gjeografiko-historik i takon periudhës historike para shek.V dhe të IV para erës tonë, kur të tre fiset: kaonët. thesprotët dhe mollosët u bashkuan dhe krijuan Epirin - F D.) Ndërsa Straboni, duke u mbështetur te Efori, Hesiodi, Eskili dhe Euripidi thotë se vendbanimi i hershëm i pellazgëve ishte "Arkadia" dhe që këtej këta shtegtuan në Epir, ashtu si në Thesali, Kretë, Lesbos dhe Troadë. Por, megjithëse të ngatërruara dhe kontradiktore, njoftimet e autorëve të vjetër përkojnë në një pikë të rëndësishme, në faktin se ata mohojnë çdo lidhje gjenetike midis pellazgëve dhe fiseve të mëvonëshme helene, për derisa pellazgët i konsideronin si autoktone, "me origjinë hyjnore" siç thotë Homeri, ose "të mbirë nga dheu" siç thotë Hesiodi, kurse helenët ishin të ardhur (shif wicipedia - internet).


*Fati dhe e drejta jonë, Dodona ndodhet në hapësirën etnike shqiptare, pavaresisht nga kufijt e diktuar prej forcave dhe muskujve, jashtë të vërteta historike dhe gjeografike. Dodona është brenda Thesprotise, sot Çamërisë.


* Në Thesproti/Çamëri, në atë tokë pellazgjike, kanë lindur Zotat: Zeusi, Poseidoni, Persefoni, Afërdita, etj.


* Veçori vlerash nga antikiteti ai rajon trashëgon, krahas faltores së Dodonës edhe lumin Acheron (lumi i vdekjes); Hadesin (Hadhe); plakun Karon që dërgonte të vdekurit në "Hades"; "Qenvarroin" (Qeni me tre koka), rojtar i varrezave; Stihija, ku të gjallët flisnin me të vdekurit.


* Atje ka kaluar Odisea, i cili është pritur me bujari dhe i percjellë me dhurata të shumta, nga prijësi i fisit thesprot Pheidoni.


* Atje është Itaka e dashurisë, e dhimbjes dhe e mallit.


* Nuk është rastësi që në atë vend të ishte vetëm faltorja "Dodonë", por ai është ë vend i shenjtë, fillimjeta pellazgjike, tek e cila edhe sot ruhen të pasterta gjurmlt e saj.


* Në atë tokë, ku bagëtia e imët pjellin edhe 2 herë në vit, toka pjellore me përbërje fosforite, fusha e kodra të veshura me ulli, agrume, me shumllojshmëri bimësie aromatike.


* Thesproti/Çamëri, vend i kufizuar që shquhet për begati dhe lulëzim, klima në Çamëri e veçantë.


* Atje, në atë oaz, vazhdon edhe sot të flitet çamërisht. Të flitet gjuha më e vjetër shqipe (vërtet fshehurazi nga frika e shtetit, por flitet, është e gjallë, nuk ka vdekur). Ka dallime si me të folurën arvanite dhe me atë arbëreshe, kjo për shkak të interferimeve të tyre nga gjuhët e popujve bashkejetues përkatës. E folura çame, ka ruajtur dhe vazhdon të ruaj trashëgiminë vijuese të GJUHES PELLAZGE.


* Është sa e vërtetë dhe e qartë, në Rajonin e Thesprotisë së lashtë, nuk ndodhej vetëm faltorja "DODONË", ajo shoqërohej edhe nga objekte të tjera që lidhen ngushtë ndërmjet tyre dhe plotësojnë njëri-tjetrin; nje tërësi veprash, sendesh, dukuri objektesh social-kulturore që njëκohësisht i shërbenin edhe jetës edhe vdekjes. Objekte te lashtësisë të cilat vizitohen edhe sot në rajonin e Çamërisë.


*Pa dyshim dhe as rezerva, çamërishtjs a e sotme është gjuha shumë e vjetër shqipe, e cila ka drejtpësëdrejti një burim të vetëm, të foluren pellazgjike. "Gluha çame nuk llafoset me zë të fortë, llafet i dalin me lehteëësi, shkluhet ka butësia e shqiptimit, ajo ishtë e ëmël, kur e gjegj ksehasej (shplodhej), lejmonisej (përkëdhelej).

* Degjojme dy shqiptime zanore:

çamët: Thap (njejës), thepë (shumës).

dhe

Dretshkrimi shqip: Thua, thoi (njejës), thonj-thonjtë (shumës).

A nuk dallon "butësi" mes tyre? Jo dallim kush është më i pelqyer, por kush shqiptohet me ton më të ulët?

apo

"Ç'ish bën? " dhe "Ç'ar ban?", etj.

* Ka dhe veçanti në krahasim me alfabetin e sotëm të gjuhls shqipe, mbasi në disa fjalë të dialektit çam (po e quaj kështu) mungojnë shkronjat përkatëse, kjo do të thotë që alfabetit të gjuhës shqipe i duhen shtuar edhe dy-tre shkronja për të mundësuar të shprehurit dhe të shkruarit të plotë të protogjuhës tonë. Rastet: kur zbresim poshtë, themi zbresim poshtë, ose tëposhtë, në dialektin çam perdoret fjala "hqimtë", këtu mungon shkronja "hq" rrëshqitëse (po e shpreh kështu?) e fillimit të fjalës. Kur ngjitemi, çamët shprehen: e rëpjetë = e përpjetë. Mungesë shkronje kemi edhe tek fjala çame "hqero", që i themi hevasë, kohës, atmosferës (nuk ëdhtë fjalë greqisht). Kraëahas shqiptimit normal, në disa shkronja ka dhe shqiptim "gurmazor", si tek "g", "gg", etj.


* Një e veçantë tjetër tek e folura çamërisht, është pikërisht mos kalimi në kapercyellin e zëvëndësimit të disa "shkronjave", si psh nga l në j; nga gl në gj; nga kl në q, etj.(klaj=kjaj, qaj; gluri=gjuri; klumusht=qumësht; glëm=gjëmb; shkluhet= shquhet etj. Shkronja "ç" e mbetur në fund të fjalës, kur sot është e zëvëndësuar me shkronjën sh; p.sh. raç=rash; u vraç=u vrash; shkronja y nuk ka përdorim, ajo në dialektin çam, sipa rasteve përdor dy shkronja i dhe u, psh. pill=pyll, Avdul=Abdyl.

* Në shumë raste nuk përdoren në fillim teë çdo fjale, dy bashkëtingellore: psh ng, mb, nd, garkoj=ngarkoj, daj=ndaj; gushtë=ngushtë dhe plot të tjera të klsaj natyre.


* Fenomeni mos kapercyell, tregon qartë se e folura çamçe ruan të konservuar mjaft mirë gjuhën e vjetër shqipe( argument: e folura e Matrangës, apo "Kanuni i Lek Dukagjinit", Meshari i Gjon Buzukut etj.


Nuk jam specialist i kësaj fushe, por kur studjoj, hulumtoj për ngjarje të ndryshme historike, ekonomike apo shoqërore, përqëndrohem, depërtoj në thellësi, krahasoj dhe mbasi e zotëroj e formuloj të plotë të vërtetën, të cilën e shkruaj për ti mbetur kohërave. Me këto cilësi, kam formuar bindjen se gjuha e sotme që flitet ende prej banorëve të Thesproti/Çamlrisë, i takon një periudhe arkaike.

* Çamëria. Atje është përmendur për herë të parë një prani shqiptare në zonat që njihej si Çamëria. Ky fakt daton prej shekullit XIII-të në një dokument venecian i vitit 1210, i cili i veçon dhe i specifikon banorët e asaj treve jo sipas besimit fetar, por sipas etnisë.

Sipas prof. Pullumb Xhufit, emrat Vageneti dhe Dagavi mbijetuan deri në shek. XV.

Në vitin Viti 1414 shkruhet: "Super ipsam stariam per oppositum dicte nostre insule Corphot". (latinisht: qytetet në drejtim të kundërt të ishullit tonë Korfuzit-FD). Po kështu në vitin 1436, një dokument venecian e quan Vagenetinë “provincë e Albanisë përballë Korfuzit” (provinciam Albanie oppositam Corfoy)”.

Veçori e rrallë indentifikimi etnik (provincë shqiptare) në mesjetën e hershme!

Njëheras ky dokument vërteton se banorët e rajonit të Çamërisë kanë qenë në atë truall para perandorisë osmane, duke thedhur në koshin e plehrave "zgjuarsinë" historike dhe shkencore të "dijetarëve" të djeshëm dhe të sotëm grekë me shpifjet bajate që çamët myslimanë i quajnë "të ashtuquajtur çamë" dhe të ardhur nga Turqia në kohën e perandorisë Osmane. Kështu ata banorë kanë qenë në ato troje si para turkut, por edhe para grekëve, si dhe para vetë krijimit të shtetit grek.


*Duke qenë mbartëse e këtyre vlerave të rralla që ruhen nga lashtësia, ndaj banorëve që e flasin atë gjuhl dhe ndaj vete gjuhës çame, është hedhur në sulm, me një urrejtje të neveritshme një shtet i tërë. Aktualisht që prej 77 vitesh "dialekti çam" i është nënështruar një trysnie brutale shtetërore greke për ta zhdukur, shuar. E pa konceptueshme lufta ndaj çdo kulture! Kush vjedh historinë dhe çduk kultura, krijon boomerang goditës per "kokën" e tij.

*Janë këto disa nga vlerat tepër specifice historike, gjeografike, antropologjike, antike, etj. që Thesproti/Çamëria, si një oaz i veçuar, ku ende ruhen të gjalla "gjurmët" e atij populli të lashtë pellazgjik dhe me bindje se i plotëson kushtet për tu përfshirë nëlistën e objekteve për t"u marrë në mbrojtje nga UNESKO, si i vetmi vend në Botë që ruan "berthamen" e pastër pellazgjike.


* Për këtë qëllim, i bëj APEL qeverisë së Tiranës (me të drejtën etnike) në bashkëpunim dhe mirëkuptim me qeverinë e Athinës (me te drejtën e administrimit shtetëror) të angazhohen seriozisht për ruajtjen dhe mbrojtjen e kësaj trashëgimie, tepër te veçantë, me propozim që: "OAZI PELLAZGJIK THESPROTI/ÇAMËRI" (ku përfshihen tre komunat e sotme: Thesprotia, Preveza dhe Arta) të kalojë nën kujdesin dhe mbrojtjen e "Organizata për Edukim, Shkencë dhe Kulturë e Kombeve të Bashkuara" - (UNESCO).


* Individi në raste të tilla, hapin e ka të kufizuar për veprim të metejshëm, prandaj i u drejtohem me Apel dy qeverive, me bindje se ndaj këtij Apeli mund dhe duhet vepruar shpejt sa kemi ende pak KOHË.


b) Përditshmëri në e zbulimet e lashtësisë, na dhuron edhe studjuesi preveziot (çam i krishterë) z. Niko Stylos. Në shkrimet e tij mes të tjerash citohet:


"Çamëria ose Thesprotia, vatra më e lashtë e qytetërimit pellazgjiκ. Çamëria...... është njëri nga vendet më të lashtë të historisë. Nga mitologjia greke, dimë se emrin e saj e ka marrë prej themeluesit të saj, Thesprotit, i cili, sipas shkrimeve të Apollodhorit, ishte i biri i Likaonit, të të birit të Pellasgut, ose Llaokoondos, sipas gjeografit Meletios.


Për kufijtë e Thesprotisë së lashtë, tek shkrimtarët e lashtë kemi të dhëna të ndryshme. Straboni thekson se Thesprotia shtrihet prej maleve të Qeravnias, deri në gjirin e Ambrakisë dhe se Thesprotë ishin edhe Kaonët dhe Kasopejtë".


Këtë informacion të njohur, e rikujtojmë në rrethanat aktuale duke sjellë në vemendje panikun, frikën, tërbimin e shtetit grek, prej të vërtetave historike, i cili bën përpjekhe maksimale, histerike, me urrejtje kafshërore, duke arritur deri tek vendosja e kushteve të pa dëgjuara që, emri "Çamëri" të shuhet, të fshihet nga historia. Pikëriisht kërkon të zhduket nga "faqja e dheut" emëri i asaj krahine, e cila mbart thesarin e lashtësisë pellazgjike.


Këtë e kërkon shteti grek, shtet i cili është ngritur mbi baza artificiale, veç për interesa fetare, shtet me popullsi që nuk ka gjuhë "Nëne", por të sajuar brenda mureve të faltoreve, gjoja bizantine.l


Lutem që pala shqiptare të jetë e aftë të dijë të ruaj vlerat e saj kombëtare?!


Gjatë studimeve dhe hulumtimeve të mia, falë teknologjisë së re informuese dhe jo vetem, arrita të risjell në kohën tonë, disa të harruara lidhur me të shkuarën e vendlindjes time:


a) Emrat e nëntë nënënjëdësive administrative të Thesproti/Çamërisë që ishin gjatë mijëvjeçarit të parë pas Krishtit.


b) Identifikime fisesh që nga mijëvjeçari i parë para erës sonë, njërin prej tyre me të detajuar, i cili publikohet peëër herë të parë në këtë shkrim.


Fisi im, ishte fisi më i lashtë ndër nënfiset thesprote. Para Krishtit fisi quhej "Agestaeans" dhe ishte me i vjetri, banorët e quanin "Plakonia"; në mijëvjeçarin e parë pas Krishtit quhej "Dagavi" dhe gjatënmijëvjeçarit të dytë quhemi "Çamë".


Ndryshimet në kushtet ekonomiko-sociale, dihet që e pasojnë ose sjellin ndryshime edhe në elementet e tjerë të jetes, me të cilat na njeh historia.


Fisi "Agest", si më i vjetri ndlr 14 fiset thesprote, kryesonte kuvendin e "Pleqërisë", prandaj quhet "Fisi Plakonia", ose "Fisi i "Kuvendit te Pleqërisë", gjatë kohës së lashtësisë.l


Në mijëvjeçarin e parë të erës, historia na njeh me dyndjet dhe pushtimet brutale bullgaro-sllave dhe Bizantine, të cilat detyruan popullsinë e zonës të ndryshonte meëënyrën e jetesës për efekte sigurie. Fshatrat u shtrinë nëpër pyje, banesat u ndërtuan në mes ullishteve dhe agrumeve. Ky fakt u shoqërua dhe me ndërrimin e emërit të zonës, e cila nga historia njihet "Dagavi"- "Vila në pyje".


Gjatë mijvjeçarit të dytë të erës sonë ajo trevë nuk mbeti pa prezencat e perandorive, si ajo bizantine në ikje dhe perandiria Osmane në ardhje. Në kushtet e reja, popullsia e zonës rivendosi identitetin e saj. Këtë identitet e gjeti tek lumi "Thiamis" që i jepte jetë. Rajoni gjatë këtij mijëvjeçari quhet "Çamëri" dhe banorët quhen "çamë".


I trajtoj këto faktetë se studimet, kërkimet dhe hulumtimet, që kryhen me dashuri dhe mr qëllim të mirë, të japin kënaqesi, të cilat i përcjell me dashuri si informacion gjithë shoqërisë së dobishme


Gjithkush ëdhtë në të drejtën e tij për kërkime dhe hulumtime në gjetje të Dodonave (faltoreve të Iashtësisë) sepse ndihmojnë në lartësimin e trashëgimisë tonë kulturore.


c) Lidhur me hezitimet apo dyshimet që janë hedhur dhe hidhen mbi pellazgjinë dhe gjuhëntonë prej atyre që duhet ta vërtetojnë shkencërisht, ta mbrojnë me argumeta, ju mbeshtes në kritikat dhe nëse vërtet është një Akademi e Shkencave tek ne, ajo duhet urgjentisht të distancohet nga qendrimet e gabuara të derisotme dhe të marrë perërsipër ndreqjen e qëndrimgabimeve të tyre dhe të paraardhësave.


d) Professor i nderuar, po e mbyll me një merak: "Ka disa kohë që po merr revansh tendenca për mohimin e pellazgjisë"?. Kjo më habit shumë . A mos sot po luftohet pikërisht pellazgjia, të cilën e urrejnë, apo zilia u ka rënë në kokë, sepse ajo është prejardhja jonë?!


* Fusnota:

Shprehje e goditur: "Ku dhëmb dhëmbi vete gjuha". Unë dhe prof. Resmi Osmani, ishim të vegjël. Unë nja dy vjeç më i madh, kur mbi banorët autoktonë të Thesproti/Çamërisë kryhej masakra, gjenocidi dhe dëbimi i dhunshëm shtetëror grek. Jemi deshmitarë okularë, të vegjël aso kohe, tani të moshuar, por ajo dramë shfarosëse, që nga viti 1944 vazhdon të jetë e freskët, e pa ndarë me jetën e komunitetit shqiptar-çam me banim në vendin "Amë". Pamje të llahtarshme me sytë e një 6 vjeçari që nuk m'u shqiten kurbrë ! Është plagë e rëndë, plagë ATDHEU, e cila ndikon fort në zemrat dhe mendjet tona. I shkruajmë këto të vërteta sepse është "Amaneti" i të parëve tanë. Dhe Amaneti plotësohet vetëm me të vërtetat! Prandaj na shkon edhe gjuha atje ku na dhemb shpirti!.


-Të shprehësh një arritje shpirtërore, mjaftojnë edhe dy fjalë të dala nga zemra.

Në korrik të vitit 2019 po pija kafe me nëntëdhjetvjeçarin Xhemal Mehmeti, lindur në Vrastova të Çamërisë, me banim në Tirranë. (Nderroi jete para tre muajsh nga COVID-19). I kisha dhuruar më parë librin tim "ENIGMA E ÇAMËRISË", botim i vitit 2019. Ai mu drejtua: E lexova librin dhe "U bëra më shumë çam se sa isha". U ndjeva mirë që në libër kuptohen vlerat e jetës reale të etnisë tonë dhe na bëjnë krenarë!.


Këto të vërteta dhe shqetesime mendova të ndaja me ju të nderuar miq: Prof.Fatmir Terziu, Prof. Eshref Ymeri, Prof Resmi Osmani, Skender Kapiti, Faruk Myrto, Illo Foto, Fiqiri Shahinllari, Reshat Naxhaku, Fuat Memelitl, gjithë kolegët tanë dhe lexuesit e "Fjala e Lirë".

Respekte të sinqerta.

Fahri Dahri:

Studiues i trevës së Çamërisë.

Itali, më 24/02/2021.-

38 views1 comment

1 Comment


Eshref Ymeri
Eshref Ymeri
Feb 24, 2021

I dashur dhe i respektuar Fahri, Dijetar i Shquar i Çamërisë,

Ju falënderoj nga zemra për Esenë Tuaj aq mallëngjyese për Çamërinë, për të cilën Babai im Hasan Ymeri (1890-1970), veteran i Luftës së Vlorës, thoshte: “Ajo është Themeli ku mbështetet kombi shqiptar”.

Unë mendoj, i nderuar miku im, se Çamëria është e harruara e madhe e kombit shqiptar, për shkak të tradhtisë së politikanëve shqiptarë. Pikërisht për shkak të politikanëve tradhtarë, pas vitit 1920 nuk është ngritur kurrë zëri i fuqishëm që duhej të ushtonte anë e kënd Evropës për krimin e rëndë që shovinizmi evropian, nën diktatin e shovinizmit rusomadh, kreu kundër kombit shqiptar në vitin 1878 dhe në vitin 1913. Pra, pas Luigj Bumçit dhe Gjergj Fishtë…

Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page