top of page

Kur të takohem me ty


Kur të takohem me ty

Fatmir Terziu


Unë do të dal nga një fije bari e juaja

njomur me ADN-në poshtë burimeve të freskëta

pa mbrola deti,

pa fluska lumi,

në djerrina ku Balozi u mund nga Muji

me trupin plagë në rrafshe të pikëlluara

në malin e kurmit tuaj

mes shkëmbinjve që të frymëzojnë frikë dhe një gojë që fsheh ujqër.


Do të numëroj mijëra yje me Ju

në sofrabezin që shtrohet qilim mbi dy dete,

në shtrëngatën që shumëzohet prej reve

të rishkruaj ditarin e kujtimeve

me sytë e kthyer në maja pene.


Do të bëj korr thirrjet e juaja

dhe festa do të ndizet si qiriri mbi tortë

në sofrën me tē dehur të veçantë

në urnën e rikryqëzuar të Krishtit

vetëm për ne prapë,

brenda një ëndrre ku pozojnë bashkë,

mornicat e ethshme të mishit.


Brenda nuk do ketë ndonjë judë

vetëm trokamat e shpirtit në rrudhat e kësaj bote,

dykrenorja jote

forca e pavdekshme e mitit.


Unë një fije bari nga trupi juaj

i dehur,

i tretur,

do të ngrihem

duke ulërritur në kupë të qiellit

nuk jam i huaj, nuk jam i huaj,

e loti do të bëhet rubin i zi,

ku do të bekohet çdo i dashuruar

do të jetë fati im

kur të takohem me ty.

28 views1 comment

1 Comment


Naim Berisha
Naim Berisha
Aug 02, 2022

An amazing poetry of Fatmir TERZIU! Te pershendes Fatmir dhe te uroj shume suksese te tjera ne krijimtarine tende letrare sa brilante aq edhe sinjifikative!

Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page