top of page

KUR SHPIRTI DHËMB

  • Jun 7, 2022
  • 1 min read


Kur shpirti dhëmb Me zemër qaj, Me askërkënd Lotin s'e ndaj Për vete e mbaj.


Si pike e ujit Gërryen gurin Dhe pike e lotit E sëmur burrin Dhëmbjet të tkurrin.


Dhëmbja të mpak, Ndjehesh i varfër, Dhe kur je larg, Dhe kur je afër Të bëhet draper.


A gjëndet vallë Dikush në botë Që të mos preket Nga këta lotë, Ka kush ma thotë?

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page