KUR NJERIU ËSHTË "NJERI"
Për shuarjen e yllit Titika Sariguli shkroi dikush Kurioze, pak indiferente, e lexova gjer në fund.
Por kjo ndjenjë u zbeh, nderimit vend i la M'u kujtua e madhja arvanite Irini Papas
Irini që aq bukur me kosovarin Bekim "Gjuha" e gjakut i miqësoi, u fali shkëlqim.
Titika arvanite s' ish, në zemër kish shqiptarët Shtëpia e saj strehë, fole e sigurtë për refugjatët.
Dhe nuk bënte dallime në ishin ortodoks a sirian Zemra e madhe ndihmon njeriun gjendur në hall.
Bukur luajti aktorja rolin e nënës shqiptare Të nënës së dhembsur plot plagë e halle.
Nuk e di sa vlerë ka për popullin e saj grek Të qenurit e dhimbsur mua, nënën dhe këdo e prek.
Ndaj me zemër uroj të tillëve fjala këmbanë e top Dhimbja të marr fund, drejtësi, miqësi më shumë sot.
Comentarios