Kur mendja afrohet me zemrën


Kur mendja afrohet me zemrën, kemi të bëjmë me një tregues gjenialiteti

(Përsiatje) Me kujdesin e Federatës Universale të Paqes, para ca kohe doli në dritë vëllimi i tretë (414 faqe) i librit “Kur mendja bashkohet me zemrën “ (Shpendi Topollaj - shkrimtari dhe njeriu). Nderi shpërblehet me nder. Ky botim e vërteton plotësisht thënien e mësipërme sepse personalitete të njohura të fushave të ndryshme, kolegë e miq, por edhe njerëz të thjeshtë, që nuk e kanë takuar asnjëherë personalisht, i shprehin mirënjohjen e çiltër shkrimtarit të shquar, prozatorit, poetit, dramaturgut, publicistit, eseistit dhe gojtarit Shpendi Topollaj, për nderin e kënaqësinë që u ka sjellë duke u ofruar vepra me vlerë të padiskutueshme, në faqet e të cilave jo rrallë janë të pranishëm, të qarkuar nga vlerësime të ngrohta. Ky vëllim është redaktuar nga Kadri Tarelli dhe korrektuar nga Fatmir Minguli, të dy miq të ngushtë të Shpendit, por edhe të letërsisë, arteve dhe shkencës. Fitues i Çmimit “Pushkin”, i Çmimit nga India “Noble Peace Personality Award”, i titullit “Ambassador for Peace”, akorduar nga “Universal Peace Federation” dhe i Çertifikatës së Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë për kontributin që ka dhënë në Forcat e Armatosura , Shpendi Topollaj mund të thuhet me plot gojën që është i mbarëpranuar për vlerat e larta e të panumurta, jo vetëm në shkallë kombëtare, por edhe botërore. Vëllimi që sapo kemi marrë në dorë është pasqyrë e një morie stilesh dhe mënyrash të shprehuri, që konvergojnë në një pikë të përbashkët - theksimin e faktit që e kemi për detyrë t’i bëjmë jehonë çdo vepre që krijohet nga ky shkrimtar i përmasave evropiane e më tej, që të njihet e të shërbejë si model sidomos për të rinjtë që kanë vendosur dhe e ndjejnë se mund të zenë një vend në letërsinë shqipe. Njëherazi ata do të binden konkretisht se rruga e suksesit kalon vetëm përmes mundit e djersës, jo përmes imitimit. Hyrja e librit është poetike dhe kuptimplote: “Pesëdhjetë libra mban në duar, / Gdhendur shpirtin aty ke, / Fjala jote zjarr i pashuar, / Për shqiptarì e mëmëdhe” (Kadri Tarelli). Më tej, Përparim