Kur magnetizon tregimi i shkurtër


Myslim Maska, shkrimtar, poet, kritik

Kur magnetizon tregimi i shkurtër

Fatmir Terziu


Në vend të hyrjes


Kjo analizë synon të analizojë tregimin e shkurtër „Basti“ të shkrimtarit Myslim Maska. Konkretisht konsiderata për këtë tregim mbetet parësore, por gjithashtu kjo analizë do të përpiqet të përgjithësojë disa cilësi karakteristike të tregimeve të këtij shkrimtari. Si fillim ndalesa mbetet me fiksimin e diskursit jetik me kujtimet, qasjen diskursive, se si i rrëfen aftësia e narrativit për të bërë artin e kujtimeve të vetë asaj që lidhet në mënyrë diskursive me jetën dhe me jetiken e vetë memorjes së autorit. Në mënyrë të ngjashme në këtë tregim, shkrimtari ka skicuar një përshkrim të hollësishëm të të gjithë këtij grimi filozofik të tërë kompleksit në korsinë e tij të kujtesës dhe mesazhit. Një tjetër tipar domethënës i këtij rrëfimi të kujtesës është pozitiviteti i Myslim Maskas. Ai nuk përbuz asnjë nga kujtesat e tij, madje as dhe faktet kur lidhen me pronën, shkatërrimin e saj, përdhosjen e njeriut në lidhje me atë që i ka takuar, por përkundrazi e bën më kuptimplote historinë e tij të narrativit me ndihmën e kujtimeve, dhe ndërsa kujton të kaluarën e vet (ndosht