top of page

KUR MË ZBRET NGA VOSKOPOJA


KRISTO ZHARKALLI

KUR MË ZBRET NGA VOSKOPOJA …….

Dëborë në Athinë. Diçka e rrallë. Niëherë në dhjetë vjet edhe Athina qytet mbulohet nga një çarçaf i bardhë që çuditërisht nuk i shkon aspak. Malet përreth zbardhen më shpesh-jo çdo vit- por gjithsesi mbulohen nga dëbora mjaft më shpesh ndonse kjo dëborë nuk mban më shumë se dy tre ditë. Por këto ditë të janarit që dëbora na erdhi me bollëk aq sa u mbuluan të gjitha madje dhe rrugët e qytetit të madh grek u bënë të pakalueshme-nga mungesa e mjeteve të pastrimit nga dëbora dhe ngaqë njerëzit nuk janë mësuar me dëborën aq sa nuk dine as si të ecin rrugëve dhe mbyllen nëpër shtëpira- ata që nuk janë izoluar në makinat e tyre nëpër rrugë dhe u izoluan me mijra nga mosdja dhe marrëzija!- dhe shikojnë me frikë dhe mosbesim çarçafin e bardhe dhe të trrashë që ka mbuluar gjithçka…

Mua më duket e bukur dhe më mbush me mallëngjim dhe nostalgji.Më kujtohet Voskopoja ime që mbulohej tre katër muaj me dëborë dhe nuk nga mërziste aspak,përkundrazi shumë here e prisnim me padurim. Për ne të rinjtë -ishim të rinj aso kohe- ishte e mirëpritur dhe na mbushte me gëzim. Luanim, zbaviteshim shkonim për ski, madje dhe në shkollë shkonim me ski ndonse nuk ishte kaq e domosdoshme. Sot m’u kujtuan dy episode karakteristike nga ajo jetë e bukur (se ishte e bukur jeta aso kohe ndoshta se pse ishim të rinj dhe dinim si të zbaviteshim me pak gjëra!) që m’u ndërpre në mënyrë “brutale” që të mos rikthehet kurrë më. Jo, nuk i a ngarkoj kujt fajin. Ashtu i donte mushka drutë… Më kujtohet pra se si ndërtuam çentralin e vogël në vëndin e një mullie të vjetër. Voskopoja kishte dy kampe pushimi-për punëtorët dhe pionierët tek Shën Prodhromi por këto kampe kishin gjeneratorë dhe prodhonin vetë dritë elektrike kur fshati (ishte bërë fshat Voskopoja e famëshme pasi ishte djegur e shkatërruar tre here!)!) ndriçhej me vajguri ose me qerinj ose dhe me pishë.. Kanali i ujit për “hidroçentralin” kalonte përpara shtëpisë sonë (ne të gjithë të rinjtë punuam me entusiazëm për çentralin tonë dhe turbinën na e siguroi Riza Kodheli nga ushtria dhe ja një ditë- si kishim bërë vendosjen e shtyllave dhe kishim lidhur të gjitha shtëpitë duke vendosur kudo lllamba elektrike bëmë proven e pare! O, turbina- si rrota e mullirit dikur- nisi të rrotullohet nga uji me një zhurmë shurdhuese por të ëmbël dhe ja mrekullia ndodhi! Të gjitha llambat e vendosura u ndezën si yje në qiell dhe llamba e pare që u ndez ishte në shtëpzën tone që ishte më afër “çentralit”…

Atë ditë të shënuar (1958) mbolla dy plepa përpara shtëpisë sonë-në hyrje të oborrit që ishte rrethuar me mur të lartë prej guri- në breg të kanalit nga ku kalonte uji i çentralit .. Plepat zunë shpejt rrënjë dhe sa here dila ose kthehesha në shtëpi i përkëdhelja dhe i ujitja si fëmijë- ishin fëmijët e parë për mua. Ishin dy plepa të bukur që hodhën shpejt shtat në kontrast me pemët e shumtë të kumbullave të famëshme voskopojare.. Shkonim në shkollën e natës ku mblidheshim të gjithë të rinjtë-djem e vajza -që të mbaronim shkollën tetvjeçare. Në fillim e patëm vështirë të bindnim vajzat-ose më mirë prindërit e tyre-por me këmbëngulje e disa të rinjve dhe të profesorit tone Dhori Falo,bindëm shumicën e vajzave të vazhdonin shkollën e mbrëmjes bashkë me ne, djemtë e fshatit. Akoma dhe policët vinin në shkollë se të gjorët ishin pothuajse analfabetë. Ishte një bashkim gazmor të të rinjve-voskopojarët askurrë nuk kanë qënë fanatikë as patriarkalë ngaherë kanë pasur të zhvilluar kulturën- kësisoj femrat i përballonin si të barabarta madje kishim dhe dy professore femra- e famëshmja Athina Baba dhe një tjetër që emri nuk më kujtohet mbase nuk qëndroi shumë gjatë. Pastaj mos harrojmë se kishim dhe të dy kampet e pushimit që i jipnin gjallëri të jashtzakonëshme në verë Voskopojës dhe në dimër-në vjeshtë zakonisht zjenim kumbullat për raki dhe thernim dhe derrin për dimërim…këto ishin ditë feste dhe vizita nga një familje në tjetrën dhe gjallëria do të shtohej me ardhjen e ushtrisë-Voskopoja ishte shpallur një nga poligonët kryesorë të vendit madje”Vajina” (si quhej qëndra ushtarake e vëzhgimit në majë të Kostamandit) i jipte gjallëri ngahera Voskopojës sonë. Madje nuk ishte rastësi që na vizitoi dhe mareshalli sovjetik Zhukov…kur ky ishte akoma ministër para se të shkarkohej e të dëbohej nga Hrushovi! Kurse gjeneralët shqiptarë venin e vinin bashkë me “veteranin” Riza Kodheli.

Por le të kthehemi në nosalgjinë time se po të pëprshkruaj gjithçka ndodhte aso kohen në Voskopojë nuk do ketë mbarim.. Kaq gjëra më kujtohen më bëjnë të dëshpërohem megjithse nuk është as ishte, e mundur të bëheshin ndryshe. Një mbasditë kur qielli ishte mbushur me yje si me xixa u kthyem si vonë nga shkolla. Lexova mëpsimet për pak orë dhe shkova të flë se të nesërmen do të shkoja për punë dhe Nëna më qortonte se lodhesha shumë dhe ankohej se prrishja sytë dhe nuk flija sa duhej. Sigurisht kur khehesha nga shkolla e gjeja gjellën mbi sobën e kuzhinës që të mbahej ngrohtë se të tjerër flinin. Përveç Nënës që nuk flinte kurrë para se të kthehesha unë nga shkolla apo nga ndonjë mbledhje ose punë… Një mëngjes më thirri Nëna ..Zgjohu, Zgjohu! Më tha.Ç’ka ndoshur? E pyeta. Shiko nga dritarja më tha… dhe aëhere pashë se dëbora ishte rreth një meter e trrashë dhe po i afrohej dritares sime.U habita dhe u mahnita. “Kemi problem-më tha Nëna- dhëntë e Petros duhet të largohen nga Voskopoja që të dimërojnë n Myzeqe dhe Petroja më tha se ti baskë me Jerasin ta ndihmoni të largohen sot. Me këtë dëborë nuk e di se si mund të nisen ato dele por edhe ju si mund të ndihmoni!” Ishte e brengosur. Ajo ishte gjithmonë në merak për fëmijt e saj të shumtë. U vesha me nxitim dhe duke hapur derën me mundim- dëbora pothuajse e kishte bllokuar nga jashtë- dhe duke u zhytur brënda munda të dal në obor i zhytur deri në mes në dëborën e shkriftë. Nëna më dhe një lopatë dhe u mundova të hap një rrugicë deri tek shtëpia e Petros ku më prisnin në gadishmëri Petroja dhe Jerasi. Jerasi-më kujtohet- ishte i qethur se do ta mirnin ushtar dhe kishte vënë një qylaf të çuditëshëm në kokë dhe dridhej nga të ftohti.” Duhet të nisemi me delet bqë të mbërrijmë deri në Lozhan mbasditen se andej nga lumi nuk besoj të ketë dëborë. Këtu nuk kemi si t’i ushqejmë dhëntë..Nuk e prisnim kaq herët dëborën! Na zuri në befasi!” na tha Petroja dhe ne nuk ja bëmë fjalën dy.Kësisoj u nisëm për në Krushovë dhe q’andej për në Lozhanë dhe unë isha përpara duke çarë dëborën kurse delet vinin pas meje në tradhë…..Jo, nuk do të përshkruaj këtë “udhëtim” të çuditëshëm dhe të vështirë -thjesht doja të kujtoja dëborën nga Voskopoja deri mbi Lozhan, nga ku unë u ktheva vetëm natën për në Voskopojë…Natën-o vetëm-o! Në një zbardhësi të pafund ku nuk kishin mbetur më shënjat tona se i kishte mbuluar dëbora që binte papushim.. Ç’borë ishte ajo! E paharruar por dhe me një…romantikë të çuditëshme rinore…Por bujaria shqiptare nuk mungoi…një fshatar të Krushovë (emër i çuditëshëm i fshatit që ngjante me emrin e sovjetikut rrumbullak N.Hrushovit!) më hapi derën më futi në shtëpi dhe më uli pranë zjarrit që të marr veten..pastaj më dha bukë e gjellë (bukë e kripë!)…Atë natë isha ndarë nga Petroja dhe Jerasin që do t’i shikoja përsëri pas 30 viteve!!!Kurse shpëtimtarin tim të Krushovës nuk e pashë më kurrë që ta falenderoja…

********************************************************************************

Pas disa muajve-më 22 mars 1961 do të lija lamtumirën dhe plepave të mi dhe Voskopojës…jo nuk u përshëndeta me njerëzit e mi (si të guxoja?) Çuditërisht kishte dëborë dhe atë ditë,ose atë mbrëmje më mirë. Veçse përkëdhela dhe putha të dy plepat që kishin hedhur shtat me shpresë që kur të kthehesha t’i gjeja të lartë, krenarë me rrënjë të thella në tokë. Veçse kur u ktheva pas tridhjet viteve plepat ishin zhdukur si ishte zhdukur dhe vija ku kallonte uji i çentralit që nuk punonte më..Jerasi do të më thoshte se ish shokët e mi që më kishin ndihmuar e përqafuar (megjithse isha “armik i popullit”) pasi mësuan për “arratisjen” dhe “tradhëtinë”time kishin prerë plepat dhe kishin rrafshuar dhe shtëpinë që kisha ngritur me ndihmën e tyre ! I kisha zhgënjyer dhe “tradhëtuar” ata shokë dhe shoqe të rinj që më kishin përqafuar me kaq dashuri!)

Pas tridhjet vjet shumë pak nga shokët dhe shoqet e mi të shkollës gjeta në Voskopojë…kishin marrë arratinë dhe ata për të mbijetuar në vendet fqinjë…Fatmirisht gjeta Profesorin tim të dashur Dhori Falon…madje rronte akoma dhe Nëna Pandora e cila na gostiti kafe e llokume në oborrin e shtëpisë… Jo,kur u ktheva nuk kishte dëborë se ishte muaji gusht veçse Voskopoja ishte ajo që unë kisha dashuruar kaq shumë

Por duke përjetuar dëborën e fundit në Athinë m’u kujtuan këto ngjarje kritike të jetës sime.

KRISTO ZHARKALLI. Athinë 28 jana 2022.

16 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page