top of page

Kur më lindi nëna


Xhemile Aliu

Kur më lindi nëna Më tha moj bijë U befsh si Shota Vajzë arbnore Më ballin lartë Me shkjaun luftoi Si shqiponja

Kur më këndoi Ninulat në djep Mi ngjafsh tha bijë Nores se Kelmendit Që trandi nji përandori Vashë arbnore Sy pa trembur

Kur u rrita u madhërova Lakmova të jemë Si Gjevë Lladrovci Antigona a Ganimetja Hyrë Emini,a Ylfetja

Me yll e ballëlartë Ishinë shqiponjat tona Që nderuan atdheun Në histori përjetsisht Mbetën të gjalla

22-04-2020

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page