top of page

Kur lotët dalin nga ne zjarr






Kur lotët dalin nga ne zjarr,

bëhen gurë me pikatore,

më thè.

E unë të thashë si një i marë

lotët treten si një ujë i zakonshëm në dhè!


Kur pashë se si jetonin në gur

në atë shpellë të veshur me stalaktite pikatore

pikë-pikë ata lotë të zjarrtë më dogjën si furrë

i preka dhe më depërtuan në pore.


Pikë-pikë u ngjizën lotët e tu menjëherë

po shtrydhnin në fakt mushtin e gurit

kur gishti i preku mu bënë verë

e u deva me to si burri i burrit.


Bota kishte zbritur në pëllëmbën time

aty qullej edhe nimfa, edhe bisha

dashuria rridhte pikë pas pike

nga guri,

ku ktheheshin perla lotët stalagmite,

jo lotët e trishta.


Kur lotët dalin nga ne zjarr,

bëhen gurë me pikatore,

më thè.

E unë të thashë si një i marë

lotët treten si një ujë i zakonshëm në dhè!

 
 
 

2 Comments


mich.maska
Jul 07, 2022

Poezia eshte teper e vecante, jo vetem per krijimtarine tuaj.Te tjerat i ka thene shume bukur Kozmai. suksese te tjera, me dashuri, Myslim Maska, Athine.

Like

Kozma Gjergji
Kozma Gjergji
Jul 07, 2022

Edhe këtu, si në legjenda, lotët shndërrohen në gurë dhe në verë, vijohet me paralelizmin e gjetur me stalaktikat që pikojnë si njerëzorja dhe deri në përjetimin gati hyjnor:

"Bota kishte zbritur në pëllëmbën time

aty qullej edhe nimfa, edhe bisha

dashuria rridhte pikë pas pike

nga guri,

ku ktheheshin perla lotët stalagmite

jo lotët e trishta."

Dhe kështu, si përfundim, poezia të pushton e mrekullon.

Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page