Kur lexon rrënjët
Prof Dr Fatmir Terziu
Nuk duhet shumë hamendësi për të mirëkuptuar një risi. Po kështu nuk duhet shumë 'tym', të kuptosh sa 'tym' është hedhur për ta bërë të pastër këtë fotografi. Edhe nëse ajo nuk përshkruan, flet sa për një mijë. Një mijë fjalët e saj jashtë rrezikut të pirjes së duhanit, shkojnë tek thelbi i respektit, traditës, që vjen nga rrënjët e tabanit. E kështu dhe atje në zemër të SHBA-së, ku kjo fotografi është realizuar shkojnë miliona përtej fjalës së shkruar. Është një rrënjë e bekuar! E ku ka më bukur!
Ku ka më bukur se sa të mirëkuptosh, se për të pasur një jetë të mrekullueshme, ne kemi nevojë për komunikim të rregullt. Është një tregues i besueshëm i ndjenjës së mirëqenies së një personi dhe ka një ndikim të madh në shëndetin, vetëdijen, marrëdhëniet personale dhe të biznesit të një personi. Ashtu sikurse e dimë se ndarja e bën jetën pak më të lehtë dhe të folurit ndihmon për të thelluar lidhjet shoqërore me të tjerët, kuptojmë se ky respekti i Albanit, ndaj zemrës sonë të fisit të Madh, Terziu, Halimesë dhe më tej Majlindës shkon përtej aspektit më bindës. E fundja është një model që duhet ndjekur, duhet respektuar, edhe pse jam gjithnjë në heshtjen time duke i këshilluar, stop duhanit duke e reklamuar, por tek e fundja kur ata mendojnë se u bën mirë, le ta bëjmë edhe dorën e shtrirë. Uroj të jeni mirë gjithnjë dhe kështu ju pafshim përjetë, dhe mos ma harroni dhe Kujtimin herën tjetër, se edhe ai është rrënjë e bekuar e vjetër! Të lumtë nga zemra Alban që bën këtë respekt të madh dhe e shpërndan mirësisht anembanë.
Nuk ka si të ndodh ndryshe në atë familje ku nuk ishte thjesht me rrënjë ndryshe, por me rrënjë të gatuara nga një Gjysh madhështor dhe një Gjyshe, sikurse ishin rrënjët e mbjedhura shtatë pashë nga i pavdekshmi xha Adil atje në Atdhe, në Plazh …
Dhe sot në këtë fotografi kuptojmë më së miri atë që reflekton ajo. Njësoj duart e tilla fisnike, bujare dhe mikpritëse janë të pavdekshme. Shoh pas shpinë suaj se si është bërë gati nga duart e mrekullueshme të ustallëkut tëtrashëguar vendi i gatimit, furra, por ndjej ende edhe pse larg bukën e ngrohtë që piqej shekujsh tek terzinjtë. Kështu për më tepër, një theks i madh mes të pathënave të kësaj fotoje i kushtohet të kuptuarit se si funksionojnë mendjet tona dhe se si mund ta përdorim në mënyrë më efektive mendjen tonë në një mënyrë që ajo është krijuar për t'u përdorur, duke lexuar respektin, traditën dhe rrënjët nga dolën të trashëgohen ato. Këto janë mësime filozofie. Mësimet e kësaj filozofie na ndihmojnë të dallojmë midis mendimeve të mendjes sonë dhe nxitjeve të buta të shpirtit tonë.
Këto mësime janë dhe shpirtërore, po aq janë të mbushura me frymëzime për citate frymëzuese, pohime, thënie shpirtërore dhe ushtrime shpirtërore. Ato janë drita e gjallë e filozofisë së mençur. Drita shpirtërore e Filozofisë së Dritës së Gjallë ndriçon një rrugë drejt një ndërgjegjeje të vetëdijshme të shpirtit tonë, të hyjnisë sonë, por na takon ne të bëjmë përpjekje për të ecur në atë rrugë. Ndaj e kuptojmë sepse e fiksojmë. Kjo është njësoj si meloditë, trashëgimitë. Është njësoj si këngët, kur lexon rrënjët!
READ IN ENGLISH
When you read the roots
Prof. Dr. Fatmir Terziu
It doesn't take much guesswork to understand an innovation. Likewise, it doesn't take much 'smoke' to understand how much 'smoke' has been thrown to make this picture clean. Even if it doesn't describe, it speaks for a thousand. Her thousand words without the danger of smoking, go to the essence of respect, tradition, which comes from the roots of the sole. And so in the heart of the USA, where this photograph was taken, millions go beyond the written word. It is a blessed root! And where is more beautiful!
What could be better than to understand that to have a wonderful life, we need regular communication. It is a reliable indicator of a person's sense of well-being and has a major impact on a person's health, self-awareness, personal and business relationships. Just as we know that sharing makes life a little easier and talking helps to deepen social ties with others, we understand that this respect of Alban, towards our heart of the Largest Tribe, Terziu, Halima and further Majlinda goes beyond the most convincing aspect. The latter is a model that must be followed, must be respected, even though I am always in my silence advising them, stop smoking by advertising it, but in the end when they think it is good for them, let's do it with an outstretched hand. I wish you to be well always, and so we send you forever, and don't forget the Memory next time, because it is also a blessed old root! Congratulations from the heart to Alban who gives this great respect and distributes it well around.
There is no way it could be otherwise in that family where it was not simply with different roots, but with roots cooked by a great Grandfather and a Grandmother, as were the roots grown seven times by the immortal Uncle Adil there in the Motherland, on the Beach... (Durrës-Albania).
And today in this photograph we understand best what it reflects. Equally such noble, generous and hospitable hands are immortal. I see behind your back how the cooking place, the oven, has been prepared by the wonderful hands of the inherited craftsman, but I can still feel, although far away, the warm bread that was baked for centuries in the tailors. So furthermore, a great emphasis among the unspoken of this picture is on understanding how our minds work and how we can more effectively use our minds in a way that they were designed to be used, by read respect, tradition and the roots from which they came to be inherited. These are philosophy lessons. The teachings of this philosophy help us to distinguish between the thoughts of our mind and the gentle promptings of our soul.
These lessons are both spiritual and filled with inspiration for inspirational quotes, affirmations, spiritual sayings and spiritual exercises. They are the living light of wise philosophy. The spiritual light of the Living Light Philosophy illuminates a path to a conscious awareness of our soul, of our divinity, but it is up to us to make the effort to walk that path. So we understand it because we fixate on it. This is the same as the tunes, the legacies. It's just like the songs, when you read the roots!
Comments