Kur komuniteti funksionon si një familje


R.I.P. Nëna e Dr Zamira Përfundi Ruspi



Para disa javësh ndërroi jetë nëna e Dr Zamira Ruspi Përfundi. Ndërroi jetë dhe shkoi në amshim në Atdhe, ku natyrisht vizita e mjekes ka qenë e pandashme. Pas kthimit nga ceremonia e përcjelljes për në banesn e fundit, Dr Zamira me familjen e saj hapën banesën për komunitetin shqiptar, që tashmë sipas një tradite që vazhdon edhe këtu në emigrim, ishin të shumtë ata që u kryeshëndoshën me të dhe me familjen e saj.

Pata rastin të gjendem me miqtë e mi të respektuar, Drejtuesin e Komunitetit shqiptar Lutfi Vata me bashkëshorten e tij Albana Vata dhe me mësuesen profesioniste Aida Haziri, në këtë vizitë ngushëllimi dhe natyrisht pamë një tarditë dhe një respekt që ndahet natyrshëm, dhimbshëm nga pjesëtarët e familjes. Por ajo që pamë me shumë vëmendje ishte pjesa e shërbesës së kafesë, dhe natyrisht dhe ajo që shoqëronte këtë kafe tradite në raste të tilla. Ajo shërbehej nga dy mike të familjes, por dhe dy aktiviste të Shoqatës „Mother Tereza-Albanian Union“, që drejton Dr Zamira Përfundi Ruspi. Kjo ndoshta në plan të parë duket krejt normale, krejt miqësore, por në këndin tim duket se kur edhe komunitei dhe shoqatat veprojnë dhe funksionojnë si familje, e gjitha është një respekt më shumë, më shumë se një Familje model.

Dhe natyrshëm ajo që shkruan Dr Zamira mbetet qëllimi kryesor: „Të nderuar miq dhe mikesha të Familjes sonë, ju falënderojmë nga zemra për ngushëllimet tuaja, të cilat na lehtësuan sadopak dhimbjen në këto momente të vështira të humbjes se Nënës sonë të shtrenjte🙏❤️😢. Për gëzime dhe të mira ua kthefshim. Me respekt Zamira & Familja.“

35 views0 comments

Shkrimet e fundit