Kur diplomohen fëmijët tanë
Para disa ditësh u diplomua nga një Universitet me emër në Britani të Madhe vajza e inxhinierit të satelitëve, Gëzim Et'hemi. Si të gjithë prindërit që kanë fëmijë të diplomuar, edhe diplomimi i vajzës së tij ishte një gëzim familjar, pr dhe një gëzim që shkonte më tej, pasi vajza e tij përfshihej në grupin me rezultate të larta në degën që ajo studioi. Sakaq gëzimi u bë një ditë e shënuar që mbahet tashmë në memorjen familjare, pasi prindërit e vajzës ishin të ftuar si specialë në atë takim diplomimi.
Dhe normalisht është gjithmonë një moment i gëzuar sa herë që dikush arrin dhe diplomohet pas vitesh studimi. Megjithatë, një rast i tilë u bëri përshtypje shumë njerëzve gjatë ngjarjes së diplomimit në Universitetin në fjalë. Vajza e diplomuar me rezultat mjaft të mirë me një diplomë të klasit të parë, një fenomen që ngjalli emocione tek familja e saj. Edhe ata që e uruan natyrshëm nuk mund ta shprehnin aspak jashtë modestisë këtë arritje dhe këtë vlerë të vajzës së familjes Et'hemi.
Janë qindra urime në rrjetet sociale dhe qindra të tjera në inbox, ku natyrshëm emocionalja shkon përtej përmasave të gëzimit familjar. Kjo tregon se shqiptarët, brezi i ri që edukohet në Britani të Madhe, përditë e më shumë është një vlerë më shumë. Është një pjesë integrale, totale e jetës britanike, e gatshmë për të shqërbyer dhe dhënë vlerat e veta.
Tashmë shqiptarët si vajza e inxhinier Gëzimit, janë të shumtë, janë në pararojë dhe janë një emër më shumë në realitetin e vërtetë të ditëve të sotme, ku të tjerët natyrshëm gabojnë dhe shpejtohen duke i quajtur shqiptarët me nofka të ndryshme. Vetëm me punë, arritje dhe përkushtim shqiptarët do të tregojnë se janë një etnicitet që meriton respekt dhe vetëm respekt.
Comments