top of page

Kur është mjaft është mjaft!


Nga Majlinda Sota Mullaj


Kur është mjaft është mjaft!

(Percepetimi filozofik i një proteste)

Protesta e 11 Shkurtit la përshtypjen sikur të ishte e ndërtuar nga një parafillim dhe një fillim. Ajo, në dukje të parë, dukej sikur kishte si objektiv sjelljen e një fryme besimi dhe zgjimi. Protestat gjithmonë në vetvete mbartin një kuptim dhe një përgjegjësi. Ato ngrihen, organizohen për një qëllim, një mision dhe një kuptim. Kjo protestë, po ashtu, dha përshtypjen e një pjesmarrje të civilizuar por njëkohësisht të dëshpëruar, të zhgënjyer dhe të shokuar. Ajo në vetvete, këtë herë, kërkoi, ashtu sikurse u perceptua dhe nga përgatitjet e mëpërparshme, të sjellë një frymë, një zë, një mëndje dhe një moto krejt ndryshe: Shqipëria e shqiptarëve dhe jo e tradhëtarëve. Kur dikush merr përsipër të analizoj një protestë duhet, me patjetër, të kujdeset, në radhë të parë, për ndjenjën e empatisë. Pra duhet të ketë kapacitetin për të vendosur veten e tij në vendin e protestuësve e të dëgjojë protestën me veshin e tyre, ta shohë atë po me të njejtin sy e ta mendoj po me të njëjtën mëndje dhe, mbi të gjitha, duke e ndjerë atë po me të njëjtin shpirt, vetëm atëhere, do ta ketë mirë kuptuar atë, ashtu sikurse ata që në atë marrin pjesë.

Protestuesit, kush me të vërtetë e ndoqi empatikisht protestën, nuk dolën apo folën për veten dhe as për familjen apo hallet e tyre, ata, i dhanë përparësi vendit të tyre, Shqipërisë, që sot përflitet vetëm për trafiqe “mallrash”, fëmijësh dhe intrigash të niveleve marremëndëse duke bërë kështu që të harrohet dhe ajo habia që ky vend, tridhjet vjet më parë, shkaktoi me daljen nga izolimi i tij i gjatë pesëdhjetë vjecar.

Shqiptarët në këtë protestë u duk se harruan veten dhe guxuan e dëgjuan, me respektin e moralit të munguar për vendin e tyre, atë çfarë protesta ofroi. Folësit sollën në protestë emra e figura të shquara, sollën flamurin si shenjë bashkimi dhe pavarsie. Pavarësi nga kush xhanëm!! Kush është okupatori!! Pra ndërsa në botë ka qeveritar që japin dorëheqjen në mes të detyrës, sikur është dhe rasti fundit i kryeministres së Neozelandës, Jacinda Ardern, po ashtu ka raste sikur Italia jonë fqinje ku brenda 10 vjetësh ka bërë të ikin dhe të vijnë të paktën tetë qeveri, ndërsa në Shqipëri morali politik lë shumë për të dëshiruar si nga ana e përgjegjësive po ashtu dhe nga ana e detyrava të pa kryera.

Nga foltorja kanunet morën vëmëndje aq sa me zell u sollën në qëndër të vëmëndjes dobitë e tyre. Sensacioni që protesta pati, ishte dëshira e shkeljes me këmbë e veseve të sjellura nga diktatura, dhuna dhe mafja të cilat në këto 30 vjetë, gjoja tranzicion drejt demokracisë, kanë rrëmbyer zemrën e vendit dhe rinisë shqiptare. Të padrejtës, nga të gjithë folësit në protestë, ju dha një goditje dhe drejtësia, civilizimi, kultura, arsimi u shfaqën si një rrugë ndryshe. Familjes, që është e ardhmja e jetës dhe e vendit ju dha një ide tjetër, ku vlerat e saj janë dhe mbeten shtylla e shoqërisë. Misioni i protestës ishte shkërmoqja e atij modeli qeveritar që, nga modelet sikurse janë ato otomane, diktatoriale dhe fashiste, ky lloj modeli ka imituar anët më negative. Kjo qeveri që shumë flet për demokraci - fjalë dhe vepër kjo e shtetit më demokratik në botë -në Shqipëri nuk ka demostruar të këtë bërë gjë për atë, ose më mirë të themi është bërë e kundërta e asaj që mbart, si kuptim kjo fjalë. Kjo qeveri duket sikur ka prodhuar çdo gjë, çdo helm dhe vrerë, por veç sens demokracie nuk ka prodhuar dot.

Këtë herë, në këtë protest, protestuesit akuzohen për nje prezencë ose pjesmarrje pa zë. I çuditshëm është fakti që pothuajse shumica e gazetarëve, analistëve, në diskutimet ose analizat e tyre, përsa i takon protestës, ishin pothuajse në një mëndje. Dukej sikur kishin frekuentuar të njejtën shkollë komunikimi dhe perceptimi. Shumë prej tyre nuk patën ose munguan në respekt përsa i takon prezencës së protestuesve, dukej sikur memorja historike u ishte fshirë nga mëndja dhe këtu flas për atë memorje diktatoriale që vëmëndjen e mbante vetëm tek njëshi ose tek disa njësha të vetëm, duke harruar, eliminuar shumicën ose shoqërinë në tërësi .

Frustrimi, në kohën e diktaturës, sikur kujtohet nga memorja jonë e kishte ngurrur dhe shtypur totalisht “zërin dhe shpirtin protestues”. Ky është një togfjalësh që atëtëhere nuk egzistonte. Shqiptarët, po t’i pyesnit atëhere sikurse dhe sot, kanë ditur dhe dinë shumë mirë të shtrojnë problemet apo problematika sikurse ato individuale apo shoqërore por, njëkohësishtë, dhe ato të nivelit nacional e internacional. Por kush i ka pyetur ata atëhere dhe kush i pyet sot!? Ata sot, ndoshta dhe më mirë se dje, dinë të rendisin të gjitha problemet ose problematikat që për një shoqëri janë jo vetëm dëmtuese por dhe inkriminuese. Protestuesit janë me emocione por edhe përçues të emocioneve përsa, për aq pak sa ata shprehen në mikrofonet e medjave, me keqardhje thonë se: ndihen të ofenduar, të padëgjuar dhe të keq trajtuar nga sjellja superiore dhe arrogante e qeverisë. Duket sikur kjo sjellje është shtrirë në mënyrë masive në cdo cep të Shqipërisë. Një tjetër ofendim i protestuesve është mos arritja kurrë e demokracisë ose më mirë të themi minimumi që në formimin e dëshirës për lindjen e saj dhe njëkohësisht mbijetesa, ende sot, e formave diktaturiale.

Fryma dhe pjesmarrja tashmë, jo në emrin personal sa në emër të një reagimi ndryshe pa britma dhe eksese vë në dukje akoma dhe një herë një pjesmarrje ndryshe, sikurse vihet në dukje nevoja për ndryshim. Të gjitha arsyet apo qëllimet për mbijetesë janë kauza tashmë që nuk bërtiten, janë kauza tashmë pa efekt, të skualifikuara dhe tepër të skaduara përpara kauzës të ngjizjes ose vazhdimit të një sistemi që ekziston sot, sikur ka ekzistuar 30 vjetëve më parë, me të njëjtë shije monopartie. Tashmë Shqipëria është dhe mbetet kauza e madhe. Shqipëria me një pasuri tokësore dhe nën tokësore të standartit zvicerian nuk mundet dhe nuk duhet më, t’i ofroj shqiptarëve emigrimin, heshtjen ose mos pjesmarrjen në fjalën e lirë kaq shumë dhe kaq kohë e ndëshkuar.

Protestues me shije qytetare arrijnë t’i japin një shije ndryshe kauzës për të cilën ata bëhen bashkë. Kjo e dhënë të cilën pjesë e mediave e injorojnë, duhet të jetë një mesazh i qartë për ata vetë aq sa për qeverinë sot por dhe për atë nesër. Protestuesit jo vetëm janë në gjëndje të ndryshojnë dhe kualifikojnë, në mënyrë cilësore, protestën dhe pjesmarrjen e tyre në të, por ata ja dalin, që njëkohësisht, të jenë të paparashikueshëm në sjelljen e tyre, përsa injorohen, përsa e gjithë vëmendja përqëndrohet vetëm atje tek folësit e saj.

“Kur protesta është e heshtur”, kjo është ajo çfarë duhet të shqetësojë të gjithë, organizatorë të saj por më shumë qeverinë që dikur premtonte frymën e ndryshimit. Edhe pse pas 10-vjetësh notojmë dhe protesta ndryshe, sic e thonë dhe mediat “protesta pa frymë”, është kjo prezenca me mungesë fryme që duhej të tërhiqte vëmëndjen e shtypit shqiptar. Lind pyetja: ku ta gjenë frymën protestuesit xhanëm!? Tek fëmijët larg, tek pandemia që i sakatoi, tek tërmeti që i gjunjëzoi apo tek lajmet dhe mediat që i injorojnë ose i trajtojnë si zombi të katapultuar aty nga forca “anonime”!! Dikur kam shkruajtur një shkrim të titulluar “ Rreziku i zhvillimit të një shoqërie apatike” dhe sot ndjej dhe theksoj “rrezikun dhe zhvillimin e një shoqërie “invisibile” “ të padukshme” ” edhe pse ajo është prezente në sytë e të gjithë.

“Mirë se erdhët dhe ju lumshin këmbët”!! dëgjohet ftesa që nga foltorja i bëhet protestuesve. “Je gati për BurgBrother Vip?! Ca të bën FBI ja, nuk ta bën as perëndia. Kur shpalletBerisha non grata nga SHBA kryeministri i kënaqur qesh.., Kur SHBA heton skandalin McGonigal.., Kryeministri humbet. Jemi Rinia ne o budallenj. Unë që kam korruptuar një agjent tëFBI-së.., Tigri Tigri po pastrusja bërikërdinë. Jemi PD, jo shtëpi bari. Votëslirë i dalim zot. Demokracisë i dalimzot. Pluralizmit i dalim zot. Neglizhenca juaj sot, dotë thotë më shumë Gomone me tërinj nesër. Hymni i flamurit dhe patosi i këngëve me motiv për zgjim, ftuan protestuesit në zgjimin e pjesmarrjes së vërtetë. Fjalimin e folësit që i jep vëmëndje mungesës së ujit të pishëm, akoma në vitit 2023, dhe depozitave mbi taracat e pallateve janë mesazh i moderrnizimit që Shqipëria gëzon dhe ofron akoma sot. Nga ana tjetër, është për të qeshur dhe për të qarë kur folësi vë në qëndër të vëmëndjes mungesën e depozitave bankare të popullit shqiptar. Depozita të tilla akoma mbeten ëndërr për shqiptarët përsa dhe “depozita” shtëpi, që ata vetë ja garantuan vetvetes, qeveria gjoja për “mirqënien e vendit” ja shkatërroj. Them për “mirqënie e vendit” sepse përsa qeveria nuk spiegohet, ajo, nuk kuptohet dhe nuk i bind ata ose nuk arrin t’i bëj të vetedijshëm, kështu që, gjesti i kryer prej saj si qeveri klasifikohet si xhest jo i dobishëm. Qeveria lind për të qeverisur dhe qytetarin e fundit që atë e sponsorizon duke e mbajtur me taksa, ashtu dhe protesta edhe me një të vetëm qytetar duhet ti marr vëmëndjen qeverisë, për ta dëgjuar atë. Protesta duhet të dëgjohet dhe kur ajo është pa zë ose dhe kur është ashtu e heshtur sikur kjo e fundit u klasifikua.

Papunësia nganjëra anë dhe nepotizmi nga ana tjetër, citon folësi i radhës, janë tregues se si fondet, lekët e shqiptarëve konsumohen për shijet ellumit dhe për shijet e politikanëve tëpandershëm. Kjo gjuhë e përdorur në protestë dhe faktet e dalura, normalisht, duhet të cojnë qeverinë drejt dorëheqjes, dhe ky gjest duhet të jetë si e vetmja mënyrë përkarshi dinjitetit shqiptar të shkelur me këmbë. Konakubosh dhe Shqipëria e zbrasur janë kauzat - thotë njëri prej folësve - që na detyrojnë të dalimnë protestë -pikërisht, në këtë ditë tëftohtë shkurti, ashtu sikur zemrat e akulltatë këtyre qeveritarëve -me detyrën përt’i mbrojtur ato. Ne jemi sistemi imunitari Shqipërisë, vazhdon dhe thotë ai, sepse dhe sëmundja apostuhia më e madhe nuk i luajtiaspak rrënjët tona. Gjergj Fishta nominohet nga podjumi i protestës; sa turp t’i ulërasësh së keqesqë nuk ta ka bërë i huaji pori yti. A mund të jetë ky një element që i ka bërë protestuesit të jenë pa zë!? Gjykata europiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg së fundmi do të flas për teatrin, vendi i artit shqiptar. A nuk mundet të jetë dhe ky një tjetër shkak per të mbetur pa fjalë!? Taksat, ata protestues ja paguajnë kësaj qeverie edhe gjyqësorin mirë e paguajnë, por fjalën, askush jua merr për bazë, përsa edhe për shumë mosmarrveshje të brendëshme ata ju drejtojhen gjykatës ndërkombëtare. Kryeministri, kur një gazetare, gjatë takimit me Kryeministrin e Bavarisë, e pyeti se cfarë mendonte ai për protestën e sapo zhvilluar, ai u përgjigj: problemet tona - edhe pasi mediat ndërkombëtare disa prej këtyre problemeve i kishin dhënë jehonë - i zgjidhim në shtëpinë tonë!!

Të tjera tema jo pak të reja apo jo pak të rëndësishme u hodhën e u morën nga folësit e protestës, por zëri i protestuësve u analizua si i padëgjuar ose i pa proklamuar. Mediat, analistët, nëse me të vërtetë kërkojnë që të gërmojnë të vërtetën dhe fjalën e lirë, duhet ta kërkojnë atë zë, ta nxjerrin atë në pah, duke lëvizur nëpër turmën protestuese dhe duke e pyetur atë; përse ishte ose ndodhej aty!? Ashtu sikur me insistim mediat kërkojnë, provokojnë “liderët” e protestës po ashtu të kërkojnë dhe provokojnë dhe vet protestuesit derisa të dëgjojnë zërin e tyre. Duke parë që “protestuesi”ndërroi sjellje mos vallë dhe mediat, analistët do të duhej, këtë radhë, të ndërronin sjelljen e tyre!! Të mos përqëndroheshin diku tjetër dhe pastaj t’i mëshonin protestuësve sikur akoma nëpër ekrane televizive po vazhdojnë t’i mëshojnë pa marrë në konsiderat prezencën e asaj bashkësie që formon atë turmë protestuesish përbërës të asaj proteste. Është fyese t’i mëshosh idesë së një prezence “gjoja” jo të mjaftueshme, sic ishte prezenca e mijra qytetarëve në shesh dhe që me siguri sot mund të jetë një prezencë që ndihet e keq trajtuar dhe jo e konsideruar nga shumë burime ose nga shumë këndvështrime. Sepse të gjithë e dimë që protesta pa prezenca njerëzish nuk mund të quhet protestë sikurse dhe pjesmarrja e tyre nuk mund të konsiderohet sikur pa fryma ose pa zë. Ndoshta jo vetëm nga medjat por dhe nga aktor të tjerë që kanë një influencë ndryshe në shoqëri, duhet një vëmëndje ndryshe ose një kapacitet ndryshe për ta bërë të mundur zërin apo frymën e protestës.

Shumë prej mediave, analistëve dhe të tjerë të interesuar akoma vazhdojnë dhe injorojnë ose nuk u japin rëndësi atyre mijra protestuësve të heshtur, pa zë dhe i konsiderojnë ata vetëm si një turm e parë ashtu në bashkësi. Një artikull që kam shkruajtur pak kohë përpara dhe që titullohet “Individualizmin e kisha kujtuar një elementi të shoqërisë oksidentale”, më bëri të reflektoj mbi ato imazhine të turmës e trajtuar nga specialistë të ndryshëm por dhe specialistë të komunikimit gati si “anonymë”. Theksoj kur turma e protestës atje në heshtje harron vetveten duke respektuar kauzat që shkojnë përtej asaj që mund të shprehin kauzat personale, kjo është një ceshtje që hap një tjetër diskutim. Kjo, përsëris, do të duhej të tërhiqte vëmëndjen e mediave, analistëve që diskutimet nëpër studiot televizive i përqëndrojnë akoma tek individi, tek individët ose vetëm tek disa folës të protestës.

Heshtja për viktimat në Turqi dhe Siri gllabëroi në mënyrën më të thellë të gjithë shpirtrat presentë! Sa me emocione, me rrespekt dhe dinjitet e sheh kjo protestë dhimbjen sikur dhe dhimbjen e popujve të tjerë. Dhe në këtë heshtje vaji por, që ishte shumë më e thellë se kauza e protestuësve, gazetarët, analistët nuk dhanë asnjë opinion ose më mirë të themi që duhet t’i ishin mirënjohës të gjithë atyre “anonimatëve” që ishin prezentë dhe që nga kjo protestë tërhoqën vëmëndje ndryshe. Është për të reflektuar ndaj kësaj ndjeshmërie, ndaj këtij akti fisnik që ka karakterizuar shqiptarin sot sikur dhe shqiptarin e djeshëm. Pse gjithë kjo heshtje nga ana e analistëve, gazetarëve, opinionistëve që flasin sikur ata që ishin në shesh nuk dukeshin fare!? Duke i rënë të djathtës dhe duke inkurajuar “fuqinë” e të majtës nuk bëni gjë tjetër vetëm se nuk konsideroni hapsirën midis që është e bushur nga heshtja e zhgënjimit e atyre protestuësve prezent në shesh. Kur dinjitetin mundohet të ta shkel armiku kjo është gjysma e së keqes por kur atë, ta shkel një apo disa pjestar të familjes, kjo është një e keqe shumë e madhe.

Pasiguria dhe mungesa e cdo nevoje primare janë cfar kjo qeveri i ka sjellur këtij populli. Qeverisja e keqe është gjysma e së keqes. Por kur qeveria kërcënon popullin e vet, vret opoziten është sikur ti shpall vdekjen asaj dhe popullit opozitar. Zemëriminuk do të gjejë qetësi. Tentuan tëna shkatrronin dhe të na vrisnin siopozit por nuk ja dolën- janë këto fjalë që folsit cituan. Ju, ndoshta do të thoni: po protestuesit a ishin dakort!? Se ata, me të vërtetë, nuk do të ishin dakort nuk do të ishin ose nuk do të qëndronin aty, Jo!? Mes dhimbjes dhe zhgënjimeve folsit hodhën dhe parrulla shpresëdhënëse sikurse thanë: Le ta çelim sotpranverën të nderuar demokrate. Qeveria monistedëboi 500 000 shqiptar por kjo esotmja dëboi 700 000 prej tyre. Tëmos mbeten nënat dhe baballarët pa famijëte tyre dhe familja të mos mbesipa fëmijët e saj - kjo është koha për të thënur mjaft. Vetëm dija të jep dinjitet - thotë folësi i radhës - ndaj prindër të dashur ndalojinifëmijët tuaj dhe ftoini ata drejt rrugëssë arsimit dhe kulurës.

Ali Asllanikishte në zemër Vlorën dhe vlonjatët kanënë zemër Vlorën që ky kryeministër poe dhunon sikur vlonjatët po i keqtrajtojnë. Dorëheqja është një detyrim patriotik. Vlora nuk mund të humbi pluralizmin esaj mbas 110 vjetësh. Ora e dinjitetitqytetarë është tani. Dinjiteti është ishenjtë aq sa e shenjtë është Shqipëriavetë. Ti që nuk kënaqe qytetarët etu dite mirë të kënaqësh mafjen dhekorrupsionin dhe sot duhet të japësh llogaripër peng marrjen e shtetit shqiptar. Dhe vazhdojnë thirrjet nëpërmjet fjalive dhe zërit fyes aq sa dhe dinjiteti i fyer i protestuësve. Zyra e kryeministritqë ka prodhuar dhe prodhon vetëm mjerim. Të gjitha shkollat e vendit tonë pa ngrohje. Buqësia e falimentuar dherritja fantastike e importit si shijepersonale e Kryeministrit. Gandhi thotë: Mos bindja civile kthehet një detyrë e shenjtë. Të rinj e të rejapa punë, punonjës të administratës kurkundërshtojnë qeverinë mbesin pa punë dhezëvendësohen me patronazhistët. Populli ështëai që vendos që kryeministri të largohet. Ofshoret e kryeministrit tonë vjelin taksate shqiptarëve. Për të rinjtë dhe shqiptarëtai ofron dy alternativa; papunsinë dhepunët më të liga. Shqipëria me këtëkryeministër është kthyer në një parajsë fiskale.

Dita e madhee shqiptarit të revolucionit demokratik nisisot. George Orwell sillet me një nga frazat më të goditura por dhe të vërteta: Të thuash të vërtetën në kohëgënjeshtre, është një akt i madhë demokratik. Balta që hodhi kundër opozitës. Idealettona po azgjësohen për ditë. A nuk munden të jenë shprehjet e sipër thënura kauzat e vërteta të protestës!! A nuk munden ata persona që janë në protestë, që dëgjojnë me vëmëndje të gjithë diskursin e folësve, të jenë dakort përsa atje është folur ose thënë!? Kurupton zbuluesitmë të rëndësishëm të institucioneve tërangut botëror, duke kryer një akt armiqësorkundër Shqipërisë. Ti ke kryer dhe kefaktuar të gjitha llojet e tradhtive pornë kodin tonë më të lashtë tradhtiamë e madhe është ajo kundër mikut. Vazhdojnë mesazhet dhe, folësit me fjalimet e tyre, aprovohen herë pas here, mes thirrjesh, nga protestuesit. Në dy vitete fundit importet nga Kolombia janë rritur60 herë dhe kjo- thotë folësi- vetëm për tëavantazhuar kartelat mafjoze. Jep dorhëqjen, ik largohu. Pse duhet shqiptari të pranojë këtë mashtrim, kombii tërë i skuqur nga turpet e tua. Janë këto disa nga fjalit e protestës. Ka arritur 937.000numri i shqiptarëve të larguar aq sa ështëai i sirianëve të cilët janë larguarnga lufta më e tmerrshme e ndodhur nëatë vend. Shqipëria nuk ka luftë porajo ka një kryeministër që ndjen kënaqësikur boshatisë Shqipërinë nga njerëzit e saj.

Kryeministri shqiptar këtë vend të bekuar e ktheunë një vend të mallkuar, ku lotët e fëmijëve, për shpresën e kërkuar, ikamufloi me prezencën e një grupi fëmijëshnë kryeministri, duke i joshur ata me dhurata, ndryshe nga fëmijët e tjerë. McGonigal e tëtjerë personalitete si ai, është dukuriamë negative ku ai loboj dhe bërigjithcka për të shkatërruar opozitën. Bleufigura perëndimore ambasador, deputetë, politikandhe ju mbylli gojën për të mose denancuar atë si Kryeministër dhe njëkohësishtë për të pranuuar shkatërrimin e opozitës.

Por shqiptarëtjanë sot më të fuqishëm. Ju bëthirrej SHBA-ve dhe kongresit që tëhetoj aktivitetin e Sorosit, skandalet e Duçkësme Ramën, duke garantuar se ata dotë vazhdojnë betejën e tyre deri në fitoren e revolucionit demokratik. Çdo ditë do tëbëjmë gjithçka - u tha në foltoren e protestës - për t’ishkurtuar jetën këtij regjimi. PD nuk synongjë tjetër, opozita nuk ka qëllim tjetërvetëm të çlirojë vendinnga kjo lubì, nga ky regjim dhemë pastaj opozita premton një jetë mekushte dinjitoze. As një tender, asnjëkompani – thekson ish kryetari i qeverisë - nuk do tëmarret pa marr pjesë në një garëtë rregullt. Do të anullohen të gjithatenderat e paligjshme dhe do të jetë njëstop për ndërtimet në Tiranë. Investimibrenda vendit do të jetë domosdoshmëripër të ndalur, rrënimin dhe rrjelljen e të rinjve nga Shqipëria. Kryeministër takemi prerë biletën pa kthim mbrapa. Mjaftmë me shdrrimin e parlamentit sikur aii Putinit apo e Lukashenkos. Revolucioni saka filluar dhe tido të marrësh atë që meriton.

Të gjitha çfarë sillet më sipër janë, pa as më të voglin dyshim fjalë, diskutime dhe premtime të bëra nga folësit e protestës e cila - dhe pse e parë nga larg, nga një shtet tjetër, midis një grupi njerëzish shqiptar dhe të huaj por pa përjashtim këta të fundit vizitor, adhurues dhe njohës të këtij vendi magjik, të këtij populli mikpritës, me besë dhe me traditë - sot, bëhet fryma e ditës dhe premtimi i të ardhmes. Këta të huaj që gati prej 25 vjetësh janë miqtë tanë, shprehin keqardhjen për ankesat, që kjo protestë, nëpërmjet folësve, e renditi si faliment i kësaj shoqërie. Por megjthatë komplimentet për inteligjencën si karakteristik e trojeve tona, sikurse dhe kritikat për mënyrat fitimprurëse të gabuara ose “facile” ashtu si është prezantuar së fundmi situata në shtetin anglez, nuk bënë gjë tjetër vetëm se detyron nga ky shkrim, një korrektësi dhe një qartësi për të gjitha palët.

Fryma e protestës inkurajoi kohën e demokracisë së vërtet, kohën e të vërtetës së vërtetë, kohën për atë ndryshim që qeveria sipas protestës e hodhi, përdrodhi në dyert e të gjithë opinionit politik - shoqëror botëror por në derën e opinionit politik - shoqëror shqiptar atë kurrë, sipas atyre, e trajtoi me ndërgjegje, sikurse, për opinionin e shqiptarit, aspak u interesua, duke nënvlerësuar kështu faktin që ai ka një opinion të shëndetshëm që mbahet dhe ndahet nga; intelektual, pedagog, arsimtar, artist, shkrimtar, shkencëtar, biznesmen, karpentier, saldator, piktor, polic, ushtarak, mjek dhe shumë e shumë figura të tjera që janë pjesë e krenarisë së këtij vendi. Shumë prej tyre, cilësojnë folësit e protestës, edhe pse ndihen të zhgënjyer për atë që demostron ecuria e vendit apo injorimi, mohimi i votës së diasporës, pra, kontributi i tyre brenda dhe jashtë vendit i ka bërë dhe i bën ata të ndihen forca e revolucionit të demokracisë, kjo e fundit, kurrë e ardhur dhe kurrë e ulur në trojet shqiptare. Kur është mjaft është mjaft! Kur është mjaft ajo çfarë keni mohuar dhe harruar, cilëson protesta, shoqëria ju kujton duke thënë me heshtjen por prezencën e saj: Kur është mjaft është mjaft! Kur është mjaft është mjaft!

Bergamo, Itali

18 shkurt 2023

151 views0 comments

Hozzászólások


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page