top of page

KUMTET ME VLERË...


KUMTET ME VLERË...

  "NGJYRA PRANVERORE" të Poetes,MIMOZA  XHINDI

                     (ese)


Nga   Përparim  Hysi


 Së pari, dua të theksoj për lexuesit një fakt shumë domethënës: Poeten MIMOZA  XHINDI as e njoh  dhe as e kam takuar kurrë. Shkaku i kësaj eseje prej meje për  një nga librat me poezi të saj, është bujaria e saj. I kërkova një libër (pashë në fcb që shkruan) dhe më kish lënë tek miku ynë i përbashkët,poeti dhe prozatori FLMAUR ÇEPELE, plot 6- librat e saj. Populli kot nuk thotë:- Kurrë nuk  mbyllet xhepi i bujarit. Gjej rastin ta falnderoj POETEN MIMOZA  XHINDI dhe, si për të paguar pak"doganë", po ndalem me këto përshtypjet e mia për një nga librat e saj me poezi:"NGJYRA  PRANVERORE".                                                          *     *     * Vija nga ROSKOVECI ku mora  pjesë në një ditë të madhe festive siç është "DITA e ULLIRIT" dhe,sa sosa në shtëpi, në TIRANË, hapa  pakon e MIMOZËS. Gjithësej  6 libra dhe që të gjashta me poezi. NGaqë "bakllavaja" hahet në fund, dhe unë zgjodha të fundit: "NGJYRA PRANVERORE". Pak, të them të drejtën. m'i ka djegur"etapat" një koleg që ka bërë parathënien (është fjala për MIHAL LILI KRIMÇE,penën e të cilit jo vetëm e njoh,por e vlerësoj si një profesionist), por unë para se ta lexoj një libër,kurrë nuk e lexoj parathënien, se kam frikë se dikon në shijen time të leximit. Pasi lexova librin (ka gati 100-poezi që janë të freskëta- taze,të shkruara nga 2019-2020) dhe,pasi pashë mesazhet apo kumtet që sillte poetja përmjet vargjeve, arrita në atë përfundimin aq të qëlluar që me kohë e ka  thënë piktori VAN  GOGH. KY ka thënë:- Nuk  ka gjë më artistike se sa të duash njerëzit! Kjo thënie i rri si devizë në gjithë librin poetes. Nëse dua ta bëjë më të afërt librin, në një farë mënyre,libri është një album dashurie për njerëzit.

                                                          *    *   * Poezia si gjini letrare është vlerësuar nga mendje të mëdha dhe,pse është e tillë, ajo ka vënë domenin e saj sa,sado të jem subjektiv, mund të them se zor se ka njeri në botë që nuk ka provuar të shkruaj poezi. UNGARETI ka thënë:-Ditën që nuk do të ketë poezi, nuk do të ketë njerëz më mbi tokë! Por jo kushdo mund të quhet poet,se,siç thotë ESENINI;-Poezia nuk është simite që të bliihet në furrë. Tek shoh poezitë e MIMOZËS, bindem që kemi të bëjmë me një poete që nuk fle rehat. Është mirë për vete, por ndjehet sikur po e shpojnë gjembat; po e "shpojnë hallet e njerëzve". Tërmeti drodhi tokën dhe në ROSKOVECIN ku banon poetja s'është se la pasoja, por ajo "shpirtërisht dridhet" për ata banorët e THumanës që jo vetëm mbetën pa shtëpi, por humbën edhe të afërm. Dhe Poetja nuk ka atë"qilimin magjik" të përrallës që të fluturojë atje, afër hallexhinjëve,por loton mes vargjeve dhe deklaron:- Do bëhem jorgan t'ju mbroj nga të ftohtit! Në një poezi tjetër bëhet PROMETE që të sjellë zjarr për të ngrohur këtë planet që, befas, nga "monstrat" u bë i  ftohtë. Për atë,çdo gjë njerëzore bëhet më  e prekshme përmjet vargjeve. Bën ftoht dhe mendja e saj vrap  tek ai jetimi që ka nxënës në klasë. Unë lexoj çdo ditë, por e them me plot gojën që nuk kam gjetur kund një autor që, (pak popullorçe dua ta përkufizoj) 40 litra vajguri i duhen për të qarë hallet e botës. Sikur t'ju pranëvija vargje poezish të saj, nuk do më dilte një ditë, por  po ju bie ashtu si kalimthi:" Sa zemërlënduar mbeta nga ajo ditë/kur fëmija nën gërmadha qante... dhe më ndiqni:"Lotët e tij sikur dilnin nga shpirti im! Por nuk mbaron këtu dhimbja e poetes:"Trishtim dhe dhimbje ndjeva deri në kocka... Mandej vjen vargu apogje që jo vetëm ia rrit karizmën si poete,por dhe si nënë:" Mizë para fëmijës m'u duk kjo botë/botë-koti e mbarsur me mashtim!!! Kur shtroj pyetjen para vetes pse ndodh kështu me POETEN MIMOZA   XHINDI, vetvetiu kësaj pyetjeje retorike,ia kam të lehtë t'ia jap  përgjigjen. Autorja e këtij libri ka tri atribute njëherësh: është nënë; është mësuese dhe është poete. Ne që shkruajmë (pa modesti të rreme,edhe unë shkruaj poezi dhe prozë),ndonjëherë, bëhemi pak "surealist" dhe, kush shkruan bën dhe  ndonjë"këcim Pindarik", kështu po bëj dhe unë. Sikur për një çast ta ktheja autoren në një figurë gjeometrike,e shenjoj si një trekëndësh barabrinjësh. Ajo është sa nënë dhe mësuese dhe,po aq poete, me një dhëmbshumëri që e gjen vetëm tek nëna. Shikoni dhe a mund të dalloni nënën nga mësuesja dhe nga poetja:" Sa herë qan një fëmijë/nuk duroj dot. Nxjerr nga çanta shaminë dhe ia fshij ata lot!!! Më tej:"... dhimbjen tek tjetri,nuk e shoh aspak dot/ndaj më mbushen sytë me lot/ Dhe"... më del loti/se jam prind e nënë/jam mësuese që për fëmijët rri në këmbë... Por nuk mbaron  këtu poezia:"Më del loti/se ndjej dhimbje e kam dashuri/ kam një zemër e gjak, o miq,se jam njeri.

                                                              *     *     * Kur e shoh në tërësi librin me poezi të MIMOZA XHINDIT vërej se ajo nuk e bën gjumin rehat se,siç mendoj unë,ka ndodhur ai fenomen ,që me kohë e ka thënë MAJA ANGELON:" Nuk ka agoni më të madhe se të mbashë brenda vetes një histori të patreguar. Dhe "histori të patreguara",janë për MIMOZA PANAHORI XHINDI gjithë këto ngjarje,veçanëisht të dimbshme, në vitin kalendarik 2019-202O.  Ajo jeton intensivisht edhe tërmetin,edhe pandeminë dhe asgjë njerëzore nuk është e huja për të. Nge zërin dhe stigmatizon politikanët fajtorë (qofshin të djathtë apo të majtë) se si poete nuk di të heshtë. Poeti amerikan ,DEAN FANTE, ka qenë shumë radikalë,kur shkroi:-Po heshte, bën një akt terrrorist! Sa për illustrim për politikanët:" Atdhetarët shitën pasuri e flori/sot këta biznes për pjatë e tepsi.                                                           *     *    * Dhe si mbyllje... E pyetën filozofin SOREN KIERKEGARD:- Çfarë është poeti?  E dini si u përgjgj? Poeti,- tha filozofi,- është një fatkeq që jeton trortura të rënda shpirtërore;klithmat, rënkimet i shndrrohen në muzikë madhështore,demoniake. A nuk ndodh kështu dhe me POETEN MIMOZA PANAHORI  XHINDI? Padyshim.Të pajtosh botën me imagjinatën ti,si poete,krijoon një botë të re.Dhe sa njerëzore është bota që krijon!" E meriton dhe i shkojnë për shtat këto vargje të PUSHKINIT:" Qahem hidhërueshëm/hidhërueshëm dënes dhe vargjet e trishta askujt nuk ia fsheh!. Urime MIMOZA PANAHORI XHINDI!

Comentários


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page