“Mos pështy në çesmën e vjetër, të renë përkëdhele sa të duash”, ndoshta është disi e harruar nga përdorimi, por mbetet ende efikase në shumë drejtime. Mbetet e tillë sidomos për të kuptuar qartë ironinë e dy fytyrave me dy fytyra. Ironia me dy fytyra në marrëdhëniet e intelektualëve servilë ndaj përditshmërisë së lidhur materialiste, më së shumti me paranë që thuhet se blen të gjitha, por jo jetën e njeriut, e kemi kuptuar me situatën e Covid 19-të, jo se me mjaft të tjera nuk e kemi pasur vathë në vesh. Kjo lidhje e traditës, proverbit të popullit dhe kulturës nuk është e lidhur me këtë as e kufizuar vetëm për ato midisje të perceptuara tek ky proverb. Ajo është një esencë në këtë pikë, por dhe një vetëdije konsumi të kulturës. Mund të supozohet gjithashtu se vetëdija e vetë konsumatorëve të kësaj kulture është e ndarë në mes të argëtimit të përshkruar, e cila u bën furnizimin lidhjeve dhe ndërlidhjeve vartësore nga vetë shkalla e perfeksionimit të kulturës ku veçanërisht shafqet mirë-dyshimi i fshehur për bekimet e betimet e Njeriut në lidhje me ndryshimin e jetesës, modelit të jetës, sjelljes me natyrën, përshtatjen eme mjedisin dhe vetë elementet jetike të këtij dhe atij mjedisi. Kjo lind dhe fuqizon mashtrimin e individit nga vetvetja, nga vetë rrjedha e jeta.
Shprehja, bota dëshiron të mashtrohet, është bërë më e vërtetë seç ishte menduar ndonjëherë. Njerëzit nuk janë vetëm thjesht si thënia shkoi dhe ky e hëngri, ra pre e ndonjë mashtrimi, nëse i garanton ato edhe më së shumti me atë që pjell kënaqësinë e shpejtë ata dëshirojnë një mashtrim, i cili është megjithatë transparent për ta. Ata i detyrojnë sytë e tyre të mbyllur dhe me miratimin e zërit, në një lloj vetë-zemërimi, për atë që u është përmbushur atyre, duke ditur plotësisht qëllimin për të cilin prodhohet vetë ikja nga e vjetra, nga moda që të pikon pak ujë, por pa bujë dhe turrarendja tek zullumi, që të shpie edhe tek uji nga lumi, nga llumi... Pa e pranuar atë, njerëzit mendojnë se jeta e tyre do të ishte plotësisht e patolerueshme, dhe ndaja sa më shpejt që ata nuk do të kapen më kënaqësi, të cilat nuk janë aspak të tilla, do të ngrihen e krekosen si gjela për atë që u ka dhënë në tryezë thela, ajo që vjen jo më nga e vjetra. E vjetra kësisoj mbetet një harresë, një shkurtesë në faktorin jetësë. Pse?
Mbrojtja më ambicioze e traditës së kulturës sot feston frymën e saj, lirinë e pashkruar të saj, rrjedhën e hershme e të ndershme të saj, e cila me siguri mund të quhet ideologji, si një faktor rregullimi, kur vjen me piatoren e ujit në shtëpi, me faturën e paguar për ujin e papirë, me të gjitha…, për një model postmodern të pranuar me dëshirë, të firmosur me duar, sy e fytyrë. Kjo është ajo që vjen dhe prodhon kaos. Kaos në një botë kaotike. Në një botë kaotike ajo u siguron qenieve njerëzore diçka standarde për orientimin, dhe kjo vetëm duket e vlefshme nga aprovimi i harrimit mes një procesi të ngjyrimit. Ngjyrimi edhe në filmin me ngjyra rrënon çesmën e vjetër origjinale, në një masë më të madhe se sa bombat mund ta bëjnë ndonjëherë: filmi shfaros imagjinatën e njeriut që pin ujë me dy duart e tij të bëra shuplakë. Dhe duke hequr këto shuplaka nga burimi i ujit të pastër, të cilin e kemi amballazhuar dhe e kemi tregtuar në Dubai e gjetkë, me këtë shuplakë vritet edhe Atdheu përditë e nga pak…. Asnjë atdhe nuk mund të mbijetojë duke u përpunuar nga filmat që e festojnë zhdukjen e traditës, dhe që kështu e kthejnë postmodernizmin me detyrim, mbi një brazdë pa kuptimi, në të cilën lulëzon një ngjashmëri e këmbyeshme vetëm me tregtinë e tregtimin.
Ajo që në mënyrë të tillë mund të quhej kulturë e një risie të re, ka mbetur pa e kuptuar si shprehje e vuajtjes me ne, për të mbajtur një kuptim të idesë së jetës së mirë, ne kudo tashmë vetëm kemi pështirë.
Perparim Hysi
Pena të të bëhet plug!
Dhoksa Gjoka Quku
Si gjithmone nje mendje e pene brilante