KUJTOJ SHOKËT


Harilla Papajorgji, Llambi Kona, Sezai Hoxha, Llazar Papajorgji

KUJTOJ SHOKËT

Nga Luan Çipi


Po sodis fotot me radhë, Ku kam dalë me shokë rinie, Mbushur nostalgji e mall, Loti, mbi mollëzat më bie.

Harilla, Llambi, Sezua, Llazari*, Kujtoj shokët e mi të vjetër, Po, asnjë s’shoh, aty pari, Të katërt, në botën tjetër...

Më lind një refleks rinie: Në Skelë të Vlorës, te deti, Kur loznim e merrnim dije, Formohej personaliteti...

Ishim në sport, këngë e valle Dhe në mësime, të parët; Nuk ndjenim brenga e halle, Se, punonin baballarët.

Tri prej shokëve inxhinierë: (Sezua, Llambi dhe Llazari), Të dalluar mbi të tjerë; Harilla, gjithnjë i pari!

Dhe pse paksa të larguar, Në Tiranë, Fier a Vlorë, Të peste, si një trup njësuar, Të shtrënguar dorë për dorë.

Do ngelim përherë bashkuar, Shokë, si ne, u bënë fëmijët, Në Atdhe, a t’ emigruar, Do t’i ruajnë miqësitë!

Shënim: #Harilla #Papajorgji, #Llambi #Kona, #Sezai #Hoxha, #Llazar #Papajorgji.

Vlorë, më 15.11.2019


#luan #cipi

11 views

Shkrimet e fundit