top of page

KUJTOJ ME MALL SHOKËT


KUJTOJ ME MALL SHOKËT

Nga Luan Çipi

Kujtoj me nostalgji shokët e mi!

Qenë të gjithë të mirë, miq të dashur,

Lotoj i përmallur, me ta për karshi,

Rri e meditoj me zemrën të plasur:

Më mungon Minella Konstandini,

“Mino Puri” i thërrisnim me përkëdheli,

Me të përjetuam fëmijëri e rini,

Ishte burrë i urtë, me shumë mënçuri.

Pranë meje nuk kam as Llambi Konën,

Mjeshtër me përvojë, një tenor me emër,

Zëri i tij i melodioz, s’e përfill jehonën,

Tingëllonte ëmbël, futej thellë në zemër.

Më mungon shumë, Harilla Papajorgji,

Kish trupin të vogël, po dijen të madhe,

Buzëqeshjen, sa rojti, nga buzët se hoqi,

Lehtësisht i kalonte hendeqe e halle.

Madhështor nga trupi, Kolonel Voshtina,

Krenaria e fllotës tonë shqipëtare,

Nuk ka vdekje kurrë, vetëtin vitrina,

Mburrja legjitime e Flotës Detare.

Një portret madhor s’më del lehtë nga koka,

Koha rend me vrap, figura zmadhohet,

Eshtë doktor dentisti, mjeshtri Sado Gjoka,

Filantrop, ndër vite, më shumë do të çmohet!

Një tjetër vlerë e çmuar, që të gjithë e njihni,

Se, ka rezatuar shkëlqim pa mbarim,

Ish matematikani yll, Nexhat Mersini,

Do gëzoj përherë respekt dhe nderim!

Poeti ynë i shquar, vlonjati Irfan Bregu,

Nuk ka për të vdekur, do mbetet i gjallë

Me këngët në libra, kapërcehet shtegu,

Ndriçon e shkëlqen si një drit’e rrallë!

Gazetari i madh, Duro Mustafai

Do ngelet mes shokësh, trup e zemër hekur!

Rronë Sezai Hoxha, do qëndroj në majë!

Shokët tanë të mirë, emëra të pa vdekur!

Një tjetër na iku, na la krye miku,

Llazar Papajorgji, specialist i parë,

Ishte për shumë kohë, Drejtor Elektriku,

Nga hidrocentralet, dritën për të ndarë,

Krahas Farudinit, nga fis’i Hoxhatë,

Që me zell punoi, gjer Ministër mbërriti.

Trima dhe të ditur, me zemër të artë,

Arrijtjet kulmore, puna lart i ngriti!

Një të përndritur tjetër, kujtojmë sot,

Shkrimtarin e njohur, Kripa Reshat,

Deri i përndjekur, u shpall disa mot,

I hodhi në letër ngjarjet, gjerë e gjatë.

Nuk mund të harrohen dhe dy naftëtarë

Inxhinierët Viktor Hoxha e Sabavet Ymeri,

Student në Rumani, zinin vend të parë,

Mbi veprat e tyre, kurrë nuk bie teri!

*

Ju kujtojmë miq të shtrenjtë, përherë,

Ju kemi midis nesh pranë, pa ju ndarë,

Ju çmojmë si vllezër të dashur me vlerë,

Në një rrugë do jemi, bashkë gjer në varr!

Tiranë, më 30. Mars. 2022


39 views1 comment

1 Comment


fahri dahri
fahri dahri
Mar 31, 2022

Përshëndetje Luan. Të falenderoj që me krijimtarinë tuaj na i kujton miqtë dhe shokët tanë, të cilët, siç i përshkruan, ishin njerëz me vlera. Të ditur, të dashur, të urtë dhe punetorë të ndershëm e të drejtë.

Respekte dhe faleminderit.

Fahri Dahri. 31/03/2022.-

Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page