KUJTOJ GJIROKASTRËN


KUJTOJ GJIROKASTRËN (gazmore, nga Luan Çipi

-“Ti gjithnjë na flet për Vlorën Si s’the njëherë, Gjirokastër”? Më qortoi dhe tundi dorën, Shoku im, vlonjat i çartër. -“Vërtet në Vlorë hape sytë, Vitet shtyve mbi tetëdhjetë, Po, prejardhje e farë e fis, Gjirokastrit, mijëra vjet...” -E pohoj, në Vlorë kam lindur, Për këtë, jam shumë krenar Ndërkohë, deklaroj i bindur: Gjirokastra, klas’ e parë! Atje, lindën prindërit tanë Gjysh, stërgjyshat, fjalë pakë. Gurrë e mure e gjurmë lanë N’ lagjet Palorto e Pllakë. Peshkopinjot e Çipat, Dy fise autoktonë, Janë nga ky qytet me fat,

Është e thellë rrënja jonë:

Të kamur, punëtorë, të urtë, Jetonin thjeshtë e me nder Në qytetin tonë të gurtë Kishin emër, peshë e vlerë. Cikrimtar, a tregtar, Secili në punë të vet, Mësues, nëpunës, zejtar, Ushtarak, lidhur në shtet. Trima e besnik të vendit, Bënin garë në mirësi, Të penës e të kuvendit, Në sport, art a letërsi. Nga kjo farë ishte Asafi, Mësues dhe avokat, Shqipen, e lëvroi i pari, Burri i shquar ndër Çipat. Nexhati, Manushi, të dukur Ishin gjak me nënën time, Përkthyen e shkruan bukur, Kujtohen me drithërime. Xhanfiseja, regjisore, Do ngelet në histori, Biri i saj, (Tolua) Teodori, Kalorës në letërsi. Kreshniku dhe i nipi, Geri, Të dy, futbollistë me emër... Po do më, herë tjetër merri, Se, rrezik bëhesh me zemër,

Nga aseti e xhelozia,

Dhe smira q’e ruan kresë,

Jo nga prejardhjet e mia:

Krenari, për çdo krijesë.

Besoj se u binde, mik, Unë, në Vlorë “bëra bam”, Po, ja ku e shpreh, açik: Rrënjë, nga Gjirokastra jam.

Rripunuar Tiranë, më 20.11.2021

15 views0 comments

Shkrimet e fundit